14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Në krye të kryengritësve u vu Vilhelmi i Oranzhit, feudal i madh katolik, që më pas

përqafoi fenë kalviniste. Ai shfrytëzoi edhe piratët protestantë, të ashtuquajturit

fundërrina të detit, që sulmonin anijet e Filipit përgjatë brigjeve. Për të penguar

marshimin e trupave spanjolle kryengritësit shkatërruan digat dhe përmbytën fushat. Në

vitin 1581, shtatë krahina të veriut u vetëshpallën të pavarura dhe krijuan Republikën e

shtatë provincave të bashkuara, që u quajt Republika e Holandës, nga emri i

provincës më të rëndësishme. Provincat jugore, katolike dhe që përkojnë përafërsisht me

Belgjikën e sotme, i mbetën besnike monarkisë spanjolle.

Në mbështetje të kryengritësve holandezë dhe kundër Filipit II ndërhyri edhe Anglia, në

vitin 1585. Këtu mbretëronte prej vitit 1558 Elisabeta I Tudor, bija e Henrikut VIII dhe

e Ana Bolenës. Kjo mbretëreshë e madh, energjike dhe pa paragjykime, diti ta bëjë

Anglinë një vend të fuqishëm, të begatë dhe të pushtetshëm.

Gjatë thuajse pesëdhjetë viteve të mbretërimit të saj ekonomia angleze njohu një

zhvillim të madh. U përmirësuan teknikat bujqësore, sepse shitja e tokave që iu

konfiskuan Kishës nga Henriku VIII ndihmoi në lindjen e një kategorie të gjerë pronarësh

tokash, të mëdhenj e të vegjël, që ishin të interesuar t’iu jepnin vlerë pronave të tyre.

Tregtia u dendësua dhe u shtri në të gjitha tregjet evropiane, deri në Skandinavi dhe në

Rusinë e Ivanit të Tmerrshëm. Në këto vende u përhapën veshjet e leshta angleze që

prodhoheshin nga delet që rriteshin në sasi të mëdha në Angli.

Lundërtarë të shquar nisën zbulimin e Amerikës veriore ku, në vitin 1607, u krijua

kolonia e parë angleze, Virxhinia. “Epoka elisabetiane” ishte edhe një epokë e rilindjes

kulturore. Vetë mbretëresha kishte një kulturë të gjerë humaniste dhe fliste mjaft mirë

greqisht dhe latinisht.

Në atë kohë jetoi Uilliam Shekspiri, një nga dramaturgët më të mëdhenj të botës, autor i

komedive, tragjedive dhe dramave historike.

Pasi mposhti kundërshtarët e brendshëm katolikë dhe kalvinistë (puritanët), Elisabeta

forcoi Kishën anglikane dhe u paraqit në mbarë botën si mbrojtëse e vendeve

protestante.

Kundër Spanjës katolike, konkurrentes dhe armikes së saj, nuk ngurroi të përdorë piratët

e detit që, me lejen e mbretëreshës, sulmonin dhe plaçkitnin në Atlantik anijet spanjolle

të ngarkuara me argjend amerikan. Në vitin 1587 një prej tyre, Frensis Drejk, arriti t’i

vërë zjarrin flotës spanjolle në portin e Kadiksit.

Po atë vit Elisabeta ekzekutoi Maria Stjuart, mbretëreshën katolike të Skocisë që, me

mbështetjen e Filipit II, komplotoi kundër saj për të sjellë në Angli sërish katolicizmin.

Por dënimi i Maria Stjuart, provokimet e piratëve dhe mbrojtja që iu ofroi Elisabeta

rebelëve të Vendeve të Ulëta e shtynë Filipin II të sulmojë Anglinë.

Mbreti i Spanjës ngriti një flotë të fuqishme me 145 anije të armatosura me topa që u

quajt Armata e pathyeshme, pra flota që nuk mposhtet. Gjithsesi përleshja e anijeve, që

ndodhi në vitin 1588 në Kanalin e La Manshit, u mbyll me një humbje të rëndë për

Spanjën. “Flota e pathyeshme” pësoi humbje të rënda si rrjedhojë e përvojës së madhe të

detarëve anglezë dhe stuhive të fuqishme që e mbytën pjesën më të madhe të flotës

spanjolle gjatë kthimit. Me gjysmën e mbetur të anijeve flota arriti të kthehet në atdhe.

Përfundimi i betejës tregoi se Anglia e Elisabetës qe kthyer në një fuqi detare të frikshme

dhe se periudha e sundimit spanjoll në Evropë po i afrohej fundit.

Mizoria e qeverisë spanjolle në Vendet e Ulëta e paraqitur simbolikisht në një pikturë të shkollës

flamande të shekullit XVI.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!