14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Në Francë, atdheu i Joan Kalvinos, doktrinat kalviniste shpejt fituan terren krahas atyre katolike

(harta në faqen 93). Uniteti fetar u prish dhe bashkë me të vendi për pak humbi edhe unitetin

politik. Në fakt si katolikët ashtu dhe kalvinistët – që në Francë u quajtën hugenotë – ishin

plotësisht të bindur se feja e tyre ishte e vetmja e vërtetë dhe tregoheshin intolerantë karshi njëritjetrit.

Disa familje të mëdha të fisnikërisë franceze u rreshtuan në krah të katolikëve (për

shembull, familja e Guizës) dhe disa të tjera në krah të hugenotëve (për shembull, Burbonët) dhe

nën udhëheqjen e tyre politike dhe ushtarake, të dyja palët u ndeshën për plot tridhjetë e gjashtë

vjet, nga viti 1562 deri në 1598, në një luftë të ashpër civile.

Ngjarja më mizore ndodhi në gusht 1572, kur hugenotët, që mbërritën në Paris pas dasmës së

kreut të tyre Henriku i Burbonëve, u masakruan tradhtisht në natën e Shën Bartolomeut. Vetëm

në kryeqytet u vranë thuajse 3000 vetë, por masakra u zgjerua në mbarë Francën.

Konflikti i përgjakshëm nisi të marrë zgjidhje vetëm kur Henriku IV, pra hugenoti Henrik i

Burbonës, u bë mbret i Francës. Ai hoqi dorë nga besimi i tij dhe u konvertua në katolik, duke i

dhënë fund masakrave dhe duke sjellë paqen në Francë. Në vitin 1598, me editin e Nantës,

Henriku u njohu hugenotëve të drejtën për të ushtruar fenë e tyre thuajse lirisht: për herë të parë

pranohej brenda një mbretërie ekzistenca e dy feve të ndryshme.

Ndërsa në Spanjë nuk pati kurrfarë tolerance fetare; këtu sundonte Filipi II, bir i Karlit V, prej

vitit 1556.

Në gjysmën e dytë të viteve 500, Filipi ishte mbreti më i fuqishëm i Evropës. Kishte trashëguar

Spanjën, Vendet e Ulëta, zotërimet italiane dhe kolonitë e Amerikës. Në vitin 1580 kishte marrë

kurorën e Portugalisë, mbreti i së cilës kishte vdekur pa lënë trashëgimtarë dhe bashkë me të

zotërimet portugeze në Amerikë, Azi dhe Afrikë. I përkisnin edhe ishujt e Paqësorit të pushtuara

nga spanjollët në vitin 1569 dhe që për nder të tij u quajtën Filipine.

Filipi ishte besimtar shumë i devotshëm. Në pushtetin e tij të madh ai shihte mjetin që Zoti i

kishte besuar për të mbrojtur krishterimin – ose më saktë katolicizmin – nga tërë armiqtë:

heretikët, turqit, protestantët.

Ende kishte në Spanjë pakica hebrenjsh dhe myslimanësh. Filipi II që nuk donte të ishte “mbret i

heretikëve”, i përndoqi mizorisht. Veçanërisht i ashpër u tregua kundër moriskosve, myslimanëve

të detyruar të ndërronin fe, që kishin ruajtur gjuhën, veshjet dhe shpesh edhe ritet e fesë së tyre.

Ata që i shpëtuan vdekjes u shitën si skllevër ose u dëbuan.

Në Mesdhe Filipi luftoi kundër piratëve berberë (në veri të Afrikës), aleatë të sulltanit të

Kostandinopojës; njëherësh u përpoq të luftojë sundimin turk në Mesdhe. Siç e dimë, Spanja,

Venediku dhe të tjera shtete të vogla kristiane të bashkuara në Lidhjen e Shenjtë i shkaktuan

humbje të rëndë flotës osmane në gjirin e Lepantos. Sa për protestantizmin, fetë reformatore nuk

hodhën dot rrënjë në Spanjë, gjithsesi Filipi II ndërhyri në ndihmë të katolikëve francezë kundër

hugenotëve dhe u përpoq të shtypë herezinë në Vendet e Ulëta, ku kalvinizmi po përhapej me

shpejtësi.

Masakra e Shën Bartolomeut e vitit 1572 në një pikturë të kohës që tregon mizorinë e masakrave që

zgjatën disa ditë dhe nuk kursyen as fisnikë, as zejtarë, as gra dhe fëmijë.

5. Filipi II dhe Elisabeta I, rivalë në politikë dhe në fushën e fesë

Përndjekjet kundër heretikëve, që u kryen me bekimin e Filipit II, në Vendet e Ulëta

ngjallën indinjatën e pjesës më të madhe të popullatës, sidomos të borgjezëve të pasur të

qytetit të konvertuar në kalvinistë jo shumë kohë më parë. Arsye të tjera për protestë ishin

edhe taksat e rënda dhe administrata e keqe spanjolle. Pakënaqësia e përgjithshme

shpejt u shndërrua në një luftë të hapur, që njëherësh ishte një luftë fetare mes katolikëve

dhe kalvinistëve dhe luftë për pavarësi politike të vendit nga Spanja.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!