14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Me shpresë se do t’i kapërcenin kundërshtitë mes protestantëve dhe katolikëve papa thirri një

këshill, pra një asamble të përgjithshme të peshkopëve, që u hap në Trento (1545). Si rrjedhojë e

vonesave dhe ndërprerjeve, Këshilli zgjati tetëmbëdhjetë vjet, por nuk e arriti pikësynimin e

pajtimit që i kishte vënë vetes.

Vetëm në vitin 1999 Kisha katolike dhe tërësia e Kishave luterane i dhanë fund, me marrëveshjen

e Augustës, gati pesë shekujve mosmarrëveshje dhe akuzash të ndërsjella.

Këshilli përcaktoi parimet e Katolicizmit. Gjithsesi Këshilli i Trentos formuloi qartë parimet e

doktrinës katolike dhe i dha një disiplinë të re klerit.

Pohoi që bamirësitë dhe lutjet janë të nevojshme po aq sa besimi për shpëtimin e shpirtit; që

vetëm Kisha mund t’i interpretojë Shkrimet e Shenjta; që sakramentet e krijuara nga Krishti

janë shtatë dhe martesa është e pazgjidhshme; që Shën Mëria dhe shenjtorët duhen nderuar.

Papa mbetet kreu i padiskutueshëm i krishterimit dhe çdo katolik është i detyruar të besojë

disa të vërteta të besimit, që quhen dogma.

U botua një katekizëm i ri, që përmblidhte parimet bazë të doktrinës katolike.

U konfirmua detyrimi i beqarisë së njerëzve të fesë dhe peshkopëve iu ndalua që të braktisin

selitë e tyre. Për të arsimuar të rinjtë që donin të bëheshin priftërinj u krijuan institute të posaçme

që u quajtën seminare.

Në mbështetje të Kishës katolike lindën shumë urdhra të rinj mashkullorë (kapuçinët, teatinët,

barnabitët, skolopët) dhe femërorë (ursulinat, angjelikat).

Ndër to u dallua Shoqëria e Krishtit e themeluar nga spanjolli Injaci i Lojolës dhe e miratuar

nga papa në vitin 1540. Urdhri i ri varej drejtpërdrejt nga papa dhe ishte i organizuar si një ushtri.

Anëtarët e tij merrnin përsipër t’i bindeshin verbërisht Zotit dhe eprorëve, duke hequr dorë

plotësisht nga vullneti i tyre. Që të pranoheshin në këtë urdhër duhet të kalonin një periudhë të

gjatë studimesh dhe sakrificash.

Jezuitët iu përkushtuan arsimimit të klerit dhe bijve të fisnikërisë, duke themeluar seminare dhe

kolegje. Për kulturën dhe prestigjin që i rrethonte shumë syresh u bënë rrëfyes dhe këshilltarë të

sovranëve; ndikimi i tyre në jetën politike ishte shumë i fortë.

Falë Shoqërisë së Jezusit katolicizmi rifitoi në Evropë një pjesë të terrenit të humbur (Polonia, për

shembull, u rikonvertua në shekullin XVII) dhe fitoi terren në Azi dhe në Amerikë, ku jezuitët

themeluan misione.

Kisha u mor edhe me ndalimin e përhapjes së ideve që binin ndesh me moralin dhe besimin

katolik. Në vitin 1559 u botua Treguesi, një listë librash që ishin të ndaluar për t’u lexuar nga

katolikun, nën kërcënimin e shkishërimit. Shumë vepra të ndaluara u dogjën në sheshe.

Iu dha fuqi e re gjykatës së Inkuizicionit, e krijuar në shekullin XIII për të luftuar herezitë.

Gjykata e Inkuizicionit apo Zyra e Shenjtë kishte për detyrë të kërkonte heretikët dhe t’i gjykonte

ata, duke ia besuar më pas krahut laik, pra autoritetit të shtetit, që të ekzekutonte dënimin.

Ekzekutimi kryhej në sheshe publike dhe ishte njëherësh ndëshkim e shfaqje për publikun që

merrte pjesë. Përndjekja e shtrigave u përthellua dhe në proceset për shtrigëri gjykatat laike u

treguan shumë më të rrepta se ato fetare.

Ishte kjo një periudhë e mungesës së theksuar të tolerancës, ku të gjithë – me pak përjashtime –

hidhnin poshtë dhe luftonin opinionet e kundërta. Në fushën fetare, mungesa e tolerancës u bë

rregull dhe u shfaq dhunshëm në të gjitha vendet, si katolike dhe protestante.

Këshilli i Trentos dhe Gjykimi Universal i Mikelanxhelos

Këshilli i Trentos dekretoi që veprat që zbukuronin kishat dhe kapelat duhet të ishin të pikturuara. Për këtë

arsye Gjykimi Universal i Mikelanxhelos, i pikturuar në periudhën 1536-1541 dhe i paraqitur këtu, u

ripunua në vitin 1565 nga një tjetër piktor: Daniel da Volterra. Figurave që Mikelanxhelo i kishte lënë të

zhveshura në pjesën më të madhe, u mbuluan. Me rastin e restaurimit të fundit të veprës u vendos që

mbulesat të mbaheshin si dëshmi historike e periudhës së Kundër-reformës.

4. Mungesa e tolerancës fetare shkakton masakra dhe luftë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!