14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

angleze nga Roma, për të zgjeruar pushtetin e tij mbi klerin vendas dhe për të zgjidhur problemin

dinastik, një problem që kishte të bënte me trashëgiminë e fronit.

Meqë nuk kishte djem, Henriku, kërkoi zhbërjen e martesës së parë, që të mund të martohej me

një damë të oborrit, Ana Bolenën. Meqë papa nuk e lejoi, Henriku, në vitin 1534, miratoi në

parlament një Akt Spremacie, me të cilin sovrani ishte shpallur rast suprem i Kishës anglikane,

Kishës kombëtare të Anglisë.

Fillimisht Kisha anglikane nuk dallohej nga ajo katolike për të dasi të thella në fushën e doktrinës

fetare, ndërsa më pas u afrua më me vendosmëri me idetë e Reformës. Gjithsesi, që në fillim,

Anglia nuk i pagoi më të dhjetën Romës, u mbyllën kuvendet dhe pasuritë e tyre u konfiskuan, u

lejua martesa e njerëzve të fesë dhe anglishtja zëvendësoi latinishten në lutje dhe rituale.

Brenda jo më shumë se pesëdhjetë viteve protestantizmi u përhap në një pjesë të madhe të

Evropës.

Luteranizmi hodhi rrënjë thuajse në tërë Gjermaninë, në vendet skandinave dhe në ato baltike.

Kalvinizmi hodhi rrënjë në Zvicër, në Vendet e Ulëta, në Francë (ku ithtarët e tij u quajtën

hugenotë) në Skoci dhe në Angli (ku u quajtën presbiteranë dhe puritanë). Në Angli fe

mbizotëruese u bë anglikanizmi.

Kishat kryesore protestante sot

Në nivel botëror Kishat protestante grupohen në pesë familje kryesore:

Kisha Anglikane. Lindi në vitin 1534. është Kisha kombëtare e Anglisë, kreu i së cilës është

mbreti i Anglisë.

Kisha Luterane. I referohej drejtpërdrejt doktrinave të Martin Luterit. Është e bashkuar në

Lidhjen botërore luterane.

Kisha e Reformuar. Ndjek doktrinat e Zvinglit dhe Kalvinit (teologë të shekullit XVI). Nga

kalvinizmi lindi puritanizmi anglez.

Kisha Batiste. Rrjedh nga lëvizja puritane angleze e shekullit XVII. Dallohet për rolin që luajti

në favor të tolerancës.

Kisha Metodiste. Quhet ndryshe edhe :rizgjimi” dhe lindi në shekullin XVIII nga Kisha

anglikane. Karakterizohet nga një impenjim i fortë shoqëror.

Në vendet katolike përgjithësisht quhen evangjeliste të gjitha Kishat e reformuara (luterane apo

kalviniste); në botën anglosaksone quhen evangjeliste Kisha që lidhen me lëvizjen metodiste.

Përsa i përket strukturës së tyre organizative, këto kisha ndahen në episkopale (episkopale

luterane, episkopale e Amerikës...) nëse krahas pastorit është edhe një peshkop dhe presbiterane

(nëse krahas pastorit është edhe një këshill pleqsh).

Nuk bëjnë pjesë në protestantizëm besime të tjera, si ai i Dëshmitarëve të Jehovait që Kisha e

krishtera i mbajnë jashtë Krishterimit apo besimi i Mormonëve, që përveç Biblës mban si të

shenjtë edhe libra të tjerë.

Princi zgjedhës i Saksonisë dhe reformatorët në një pikturë të Lukas Kranakut (1553). Në grup bien në sy

Martin Luteri (në të majtë) dhe mendimtarë të tjerë të rëndësishëm reformatorë. Mbështetja që princat e

Saksonisë i dhanë ideve të reja fetare ishte përcaktuese për këtë pikturë dhe duket sikur e thekson praninë e

princit, duke e vendosur ne qendër.

3. Kisha e Romës fillon reformën katolike

Ndërsa në Evropë po hedhin rrënjë doktrinat protestante, Kisha e Romës nisi një ripërtëritje të

brendshme në shkallë të gjerë apo luftë kundër protestantizmit, që historianët e quajnë Reforma

katolike ose Kundër-reforma.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!