14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Numri i linjave është rritur me rritjen e informacionit historik nga një klasë në tjetërën.

Megjithatë është një princip i rëndësishëm i kurrikulës së historisë që tek çdo nivel nxënësit duhet

të mësojnë materialin historik të periudhave të ndryshme historike ku ndërthuret historia

lokale,kombëtare dhe ajo botërore.

Duhet mbajtur mënd që linjat nuk janë komplet të ndara në seksione, puna mbi studimet

lokale mund të përfshijë gjurmimin mbi historinë tonë kombëtare dhe kështu formojnë një linjë

studimi perfekte vazhdimësie. Ndryshimi dhe vazhdimësia ndërkohëra, të njëjtën gjë si studimi

mbi Ilirët, mund të përfshijë materiale nga ato me përmbajtje lokale, kombëtare dhe

ndërkombëtare.

‣ Historia personale dhe lokale.

Linja shfaqet në të gjitha nivelet e programit të historisë. Eksplorimi i elementëve

personalë, familjarë dhe historiko-lokalë i siguron fëmijës mundësinë e tij/saj të parë, e kryesore

për të zhvilluar vetëdijen, njohuritë mbi të kaluarën dhe pasojat e saj.

Vargu i studimeve lokale për nxënësit e shkollës fillore do të jetë i kufizuar nga elementët

e së kaluarës së vetë fëmijës dhe ato të prindërve të tij/saj

Duke vizituar dhe eksploruar numrin e madh të vëndeve dhe aspektet e mjedisit lokal ata do

të ndeshen me një numër të madh objektesh të cilat janë rezultat i veprimeve të njerëzve në të

kaluarën. Këto mund të mos jenë tipare shumë të vjetra, çdo gjë e cila ka qënë vendosur përpara

se fëmija të kujtojë fillimin e jetës së tij/saj, për sytë e tyre çdo gjë është e vjetër.

Disa objekte dhe tipare do të tregojnë gjithashtu ndryshim dhe vazhdimësi. Ata

gjithashtu mund të flasin me njerëz më të vjetër rreth aspekteve që kanë ndryshuar në mjedisin e

afërt, lokal ose ato që kanë mbetur njësoj. Nga e gjithë kjo, fëmijët do të zhvillojnë një sens për

kohën ndryshe nga ai i veti dhe një sens kohe i cili kalon në kontekstin e limituar të jetës së tyre.

Nxënësit e klasës së pestë dhe ata të shkollës 9-vjeçare duhet të angazhohen në studimet lokale

për vendlindjen.

Planifikimi i këtyre studimeve është të kërkosh dhe me kohë mund të bëhet akoma më e

vështirë për të përcaktuar çështje e tema të përshtatshme. Mësimet mbi bazën e burimeve për

çështjet kombëtare dhe botërore janë më të realizueshme, por përfshirja e materialit të studimeve

lokale është e rëndësishme për të arritur qëllimin e programit të Kurrikulës Kombëtare të

Historisë. Përmes historisë lokale fëmijët pëfitojnë shpejt dhe praktikojnë aftësitë kërkimore

historike. Ata mund të familjarizohen dhe të mësojnë vlerat e mjedisit lokal si dhe mund të

mësojnë të vlerësojnë elementët e të kaluarës të cilat u kanë dhënë atyre dhe komunitetit një sens

identiteti.

Kurrikuli thekson se për studimet lokale nuk është e nevojshme që të përfshijë vënde,

ndërtesa ose personazhe famoze. Sugjerime për shkollën 9-vjeçarejanë përfshirja në studimet e

tyre e një grupi ndërtesash ose vënde me shumë zhvillime komplekse. Shumë shkolla

mund të shfaqin si të nevojshme të trajtojnë një element të historisë lokale në një mënyrë të

thjeshtë tek klasat fillore dhe ti rikthehen temës për një studim më të detajuar tek klasat e 9-

vjeçares.

‣ Përmbledhja e sugjerimeve brënda linjave, është bërë për të lehtësuar

këtë afrim spiral të kurrikulit.

Tregimi.

Kjo linjë paraqitet tek të gjitha nivelet e programit,jo vetëm të shkollës fillore. Dëgjimi,

tregimi dhe ritregimi i historive është sigurisht një pjesë e natyrshme e zhvillimit të fëmijës dhe

një pjesë e rëndësishme e historisë. Ndihmon gjithashtu edhe në zhvillimin e aftësisë të renditjes

tek nxënësit, një kërkesë e rëndësishme për përvetësimin e prespektivës historike. Vargu i

tregimeve historik do të zgjerohet me rritjen e fëmijëve dhe do të trajtohen më thellë. Është e

rëndësishme të sigurohet që temat e zgjedhura të përfaqësojnë një gamë të gjërë eksperiencash

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!