14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Bindjet fetare të Luterit binin ndesh hapur me tërë traditën katolike, kështu që në vitin 1521 papa

e shkishëroi. Në po atë vit edhe perandori Karli V, që kërkonte të mbante një unitet fetar të

perandorisë, e dënoi me dëbim: murgu kryengritës u dëbua nga territori i perandorisë dhe iu

ndalua të predikonte doktrinat e veta.

Gjithsesi Luteri gëzonte mbrojtjen e princit Frederik të Saksonisë që e priti fshehurazi në

kështjellën e tij. Këtu Luteri përktheu Biblën në gjermanisht, me qëllim që ata që nuk dinin

latinisht të mund ta kuptonin fjalën e Zotit. Falë shpikjes së shtypit veprat e Luterit u përhapën me

shpejtësi në Gjermani dhe jashtë saj.

Disa mbështetës të Luterit mendonin se idetë e Reformës mund të përligjnin edhe kryengritjet me

karakter social dhe politik. Fshatarët, për shembull, që jetonin në kushte të mjerueshme, besuan

se mund të frymëzoheshin prej parimeve të krishtera të lirisë dhe barazisë para Zotit për të

kërkuar heqjen e bujkrobërisë dhe pakësimin e taksave. Kështu, në vitet 1524-25, në shumë

krahina të Gjermanisë ata u ngritën kundër zotërinjve.

Por Luteri nuk i përkrahu, madje u rreshtua në anën e princave dhe e dënoi hapur kryengritjen, si

kundërshtim të vullnetit të Zotit.

Shtypja e kryengritësve qe mizore dhe viktimat arritën në më shumë se 100.000. princat, të

mbështetur nga Luteri, arritën të vënë në zotërim prona të pasura të Kishës katolike dhe interesat

e tyre si përfundim u përputhën me ato të Reformës luteriane.

Kështu, kur Karli V i ftoi ata të nënshtrohen dhe sërish e dënoi me dëbim Luterin (1529), princat

mbështetës të Reformës protestuan ashpër dhe që atëherë u quajtën Protestantë. Me këtë emër u

quajtën më pas të gjithë ata që përqafuan idetë e Reformës.

Përpjekjet për pajtim mes Luteranëve dhe katolikëve nuk dolën me sukses dhe në vitin 1531

kundërshtia u shndërrua në luftë të hapur: parimet protestante mbështeteshin nga mbreti Fransua I

i Francës; ata katolikë luftonin në krah të Karlit V.

Por uniteti fetar dhe politik i Evropës nuk u rimëkëmb. Me paqen e Augustës (1555), Gjermani

mbeti e ndarë në shtete protestante dhe katolike. Princave iu dha mundësia të zgjidhnin lirshëm

fenë e tyre. Ndërsa shtetasit, nëse nuk qenë dakord me zgjedhjen e sovranëve të tyre, duhet ta

braktisnin vendin dhe të shpërnguleshin gjetiu.

Mundësia për të interpretuar vetë Shkrimet e Shenjta, e mbështetur nga Luteri, solli krijimin e

grupeve të reja fetare.

Në Gjermani u formua lëvizja e Anabatistëve (nga greqishtja, ripagëzues), që quheshin kështu

sepse edhe pse qenë pagëzuar në fëmijëri, pagëzoheshin sërish në moshë të rritur. Anabatistët nuk

e pranonin si autoritetin e peshkopëve ashtu dhe atë të papës; ata jetonin në skamje dhe në

pendesë dhe i mblidhnin tok tërë pasuritë që kishin.

Në Zvicër, ide të ngjashme me ato luterianet u shfaqën nga humanisti dhe teologu Hyldrih

Zvingli dhe sidomos nga francezi Zhan Kalvin (1509-1564), që kishte jetuar për vite me radhë

në Gjenevë.

Edhe Kalvini, ashtu si Luteri, ishte i bindur që njeriu nuk mund të shpëtonte shpirtin përmes

vepra që kryente. Madje ai besonte në parafatin absolut. Sipas tij, Zoti e ka përcaktuar se kush

do të mund të shpëtojë dhe kush do të jetë i mallkuar dhe njeriu, çfarëdo që të bëjë, nuk mund ta

ndryshojë fatin që i është caktuar. Askush s’mund ta dijë nëse do të shpëtojë apo do të jetë i

mallkuar. E megjithatë një shenjë të dashamirësisë hyjnore – dhe thuajse një premtim për shpëtim

– është suksesi në punë dhe në jetë.

Prandaj ithtarët e Kalvinit, të quajtur kalvinistë, angazhoheshin në punët e përditshme me zell të

madh, si të ishte një akt fetar. Kush arrinte të pasurohej nuk i shpenzonte paratë për luks dhe

argëtime, por jetonte fare thjesht dhe i përdorte pasuritë për të çelur veprimtari industriale dhe

tregtare. Kështu doktrina e kalvinizmit ndihmoi në përparimin ekonomik të rajoneve ku gjeti

përhapje. Ndër fetë e reformuara, kalvinizmi ishte ai që pati më shumë sukses.

Kur filloi të përhapet doktrina luteriane, Henriku VIII Tudor (1491-1547), mbret i Anglisë dhe

një humanist i shquar, nxitoi të shkruajë një libërth dënimi kundër Luterit, duke marrë nga papa

titullin mbrojtës i besimit. E megjithatë ishte pikërisht Henriku VIII që vendosi ndarjen e Kishës

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!