14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Injaci i Lojolës, i plagosur rëndë në betejë, kalon një krizë të thellë shpirtërore që e shtyn t’ia kushtojë

jetën Krishtit: ishte themelues i urdhrit të jezuitëve. Pikturë franceze e shekullit XVII.

1. Predikimi i Luterit e ndan Evropën e krishterë

Prej shumë kohësh populli i krishterë priste një reformë fetare që të përtërinte thellësisht Kishën

dhe klerin.

Në vitet 500 nevoja për reformë dukej më e domosdoshme se kurrë.

Në këtë periudhë papët silleshin më shumë si krerë politikë dhe mecenatë sesa si udhëheqës

shpirtërorë të krishterimit: u siguronin mbretëri të afërmve, merrnin pjesë në fushatat ushtarake,

shpenzonin shuma të mëdha për të zbukuruar Romën dhe oborrin e vet. Jo pak peshkopë i

braktisnin selitë e tyre për t’iu kushtuar politikës dhe shumë priftërinj nuk merrnin erë nga

çështjet e fesë.

Në këtë atmosferë mjaftoi një fakt në dukje pak i rëndësishëm për të shkaktuar pasoja të rënda

dhe të paparashikueshme.

Në vitin 1517 papa Leoni shpalli një falje, me qëllim që të mblidhte dhurime për ndërtimin e

kupolës së Shën Pjetrit në Romë.

Nëpërmjet faljes besimtarët e penduar mund të përfitonin lehtësimin apo fshirjen e dënimeve që

duhet të shlyenin pas vdekjes. Vetëm se duhet të kryenin vepra bamirësie (për shembull, duhet

të paguanin apo të jepnin lëmoshë...) për të fituar merita pranë Zotit.

Në Gjermani dhënia e faljeve u shndërrua në një shkëmbim tregtar. Mbledhja e lëmoshës iu

besua bankierëve të paskrupullt, që mbanin për vete si shpërblim, një pjesë të parave dhe bënin

çmos që dhurimet të ishin sa më të shumta. Ndërkaq murgj të paaftë dhe të paditur i predikonin

këto falje sikur falja e Zotit të ishte një mall që shitej në shkëmbim të lëmoshës. Predikuesi

domenikan Joan Tecel, për shembull, u drejtohej besimtarëve me një shprehje që ka hyrë në

histori tashmë “Kur monedha tringëllin në arkë/shpirti fluturon në qiell i bekuar.”

Këto metoda skandaloze, madje të dëmshme për fenë indinjuan një murg gjerman të quajtur

Martin Luter, profesor i teologjisë në universitetin e Vitenbergut. Ky, në vitin 1517, botoi një

shkrim ku shprehej se faljet e mëkateve nuk kishin asnjë vlerë. Vetëm Zoti, - thoshte Luteri –

mund të vendosë për fatin e njerëzve, kështu që Kisha nuk ka fuqi të çlirojë shpirtrat nga

purgatori përmes faljes së mëkateve. Ishte fillimi i një lëvizjeje të gjerë fetare, që mori emrin

Reformë dhe që do të shkëpuste një numër të madh vendesh të krishtera nga Kisha e Romës.

Martin Luteri ishte i bindur që njerëzit, të brejtur nga mëkati, s’mund të bëjnë asgjë për të

merituar shpëtimin e përjetshëm. Nuk bëjnë punë as lutjet dhe as bamirësitë, pelegrinazhi apo

faljet e mëkateve: vetëm besimi mund të sjellë shpëtimin.

E mohonte faktin që vetëm Kisha mund të interpretonte Shkrimet e Shenjta (Biblën) dhe ishte i

mendimit se çdo besimtar, nëpërmjet besimit, ishte në gjendje t’i kuptonte dhe interpretonte vetë

ato, pa ndihmën e mësimeve të peshkopëve dhe priftërinjve.

Në Kishën e re, të quajtur luterane ose e reformuar, nuk pranohej kulti i shenjtorëve dhe i Shën

Mërisë dhe sakramentet qenë pakësuar nga shtatë në dy (Pagëzimi dhe Kungimi). Nuk kishte

priftërinj, por pastorë, pra administrues të kultit që, si gjithë besimtarët e tjerë mund të

martoheshin dhe të divorcoheshin, sepse martesa nuk ishte më një sakrament.

Doktrina luterane. Në këtë pjesë të ksilografisë së Lukas Kranakut janë treguar disa aspekte kryesore të

doktrinës luterane.

Njeh vetëm dy sakramente: pagëzimi, kungata. Pranon vetëm autoritetin e Shkrimeve të Shenjta dhe jo atë

të papës. Pranon vetëm adhurimin e Zotit dhe nuk njeh as shenjtorët dhe as Shën Mërinë.

2. Përhapja e protestantizmit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!