14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Nëse një fëmijë konsiderohej i jashtëligjshëm, sepse ka lindur nga një çift i pamartuar, fare lehtë

mund të braktisej në qoshet e rrugëve apo përpara kishave. Numri i fëmijëve të gjetur ishte aq i

lartë sa, në Firence, në vitin 1445, u hap një strehë për të ndihmuar fëmijët pa familje: Spitali i të

Pafajshmëve. Ndërsa fëmijët e jashtëligjshëm nga babai, sidomos nëse ai ishte princ,

mirëpriteshin në familje dhe gruaja ishte e detyruar t’i rriste bashkë me fëmijët e vet.

Pushteti i pakët që gëzojnë gratë në familje dhe në shoqëri mund të shpjegojë dukurinë e gjuetisë

së shtrigave, që filloi në Mesjetë, por që u përhap kryesisht në shekujt XVI dhe XVII.

Jo më pak se 100.000 gra u akuzuan në këtë periudhë për shtrigëri dhe shumica e tyre u dënua me

vdekje. Edhe shumë burra dolën para gjyqit për të njëjtin krim, por numri i grave të dënuara është

thuajse pesë herë më i lartë, sepse ekzistonte bindja se ato bien më lehtë pre e djallit. Shtrigat

akuzoheshin se binin në ujdi me djallin, se kryenin rite satanike, se fluturonin në ajër mbi një

fshesë, se vrisnin fëmijë që t’iu pinin gjakun. Gjatë proceseve për shtrigëri shpesh të paditurit

torturoheshin dhe për t’i shpëtuar dhimbjeve fizike, shpesh gratë e pranonin fajin pa qenë

fajtore. Aq e madhe qe lufta kundër shtrigërisë sa u ekzekutuan madje edhe cjepë, bretkosa dhe

kafshë të tjera, që pandehej se ishin mishërim i djallit.

Fjalë kyç

humanizëm, rilindje, shtypi, perspektiva, mecenat. Teoria tolemaike ose gjeocentrike, teoria kopernikane

ose heliocentrike, gjuetia e shtrigave

Tryezë kronologjike

Rreth 1450-shpikja e shtypit

1452-1519-lindja dhe vdekja e Leonardo da Vincit

1473-1543 – lindja dhe vdekja e Nikolo Kopernikut

1475-1564-lindja dhe vdekja e Mikelanxhelo Bonarotit

1582-kalendari gregorian (reforma kalendarike)

Idetë kryesore

Rilindja është një lëvizje kulturore që lindi në Itali, mes shekujve XIV-XV dhe shtrihet më pas në tërë

Evropën.

Përhapja e kulturës ndihmohet nga shpikja e shtypit.

Përhapet studimi i klasikëve grekë dhe latinë dhe përdorimi i perspektivës; zhvillohen shkencat.

Qytetet dhe banesat ndërrojnë pamje dhe bëhen më me ajër dhe elegante.

Tema 2 – 3 - 4

Reforma protestante dhe reforma katolike

PROFILI I TEMËS

Të orientohesh në hapësirë (hartë e lehtë)

Të llogaritësh kohën (shkalla e kohës)

Protagonistët

Krijo një ide për temën:

Fetë në Evropë

Gjatë shekullit XVI prishet uniteti fetar i Evropës katolike. Harta paraqet përhapjet e feve në vendet

evropiane rreth vitit 1560. Shkruaj në fletore, vend për vend, emrin e fesë apo feve që praktikohen, pastaj

përgjigju.

Hartë

Kush mendon se iu kundërvu prishjes së unitetit fetar evropian dhe përse?

Papa, luteranët, kalvinistët, perandori Karli V, anglikanët.

Martin Luteri, duke predikuar nga amvona, në një pikturë të Lukas Kranak. Në shekullin XVI Luteri filloi

një lëvizje të gjerë fetare, të drejtuar kundër Kishës së Romës, që prishi unitetin fetar të Evropës

perëndimore.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!