14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

qeverisjen e shtetit: punojnë në kancelari apo mbajnë marrëdhëniet diplomatike. Në çdo oborr të

respektueshëm është një astrolog që ka për detyrë të shkruajë parashikimin e horoskopit dhe të

këshillojë princin për çështjet e qeverisjes. Në fakt, edhe më shumë se në Mesjetë bazohej se yjet

ushtrojnë një ndikim të madh në veprimet e njerëzve.

S’kishte princ që të mos mbante pranë vetes një bufon (lolo), që ta zbavisë e t’i davarisë

mendimet e turbullta me shaka, batuta, anekdota.

Në oborr jetonin edhe muzikantë e rapsodë.

Oborrtari i përsosur – ashtu siç përshkruhet nga një shkrimtar i viteve 500, Baldezar Kastilione,

te Libri i oborrtarit – di të përdorë armët, është i kulturuar, kuvendon tërë sqimë, është njohës i

muzikës, vallëzimit dhe artit, është në gjendje t’i japë këshilla të urta zotërisë dhe ka në gjithçka

kontroll dhe sensin e masës.

Disa dekada më vonë imzot Xhovani dela Kaza botoi një libër të titulluar Galateo (Rregullat e

mirësjelljes). Në të këshillohet me shumë kujdes se si duhet të sillesh në çdo rrethanë, si t’i

drejtohesh jo thjesht një oborrtari por çdo njeriu me edukatë.

Në oborr

1. Një astrolog në një portret të Xhorxhones, e vitit 1506.

2. Oborrtari. Baldesar Kastilione, portret i Rafaelos (1515).

5. Jeta e përditshme e grave

Në oborret e Rilindjes edhe gratë janë mbrojtëse të artit dhe letërsisë. Të varfrat nuk marrin

kurrfarë arsimimi; ato që u përkasin klasave të mesme apo të larta zakonisht mësonin të

shkruanin, të lexonin Biblën dhe ndonjë libër tjetër besimi, por kryesisht edukoheshin për punët e

shtëpisë, sidomos për endjen dhe gatimin. Humanistët ishin në favor të një arsimimi më të gjerë

të femrës, por shumë mendonin gjithsesi se njohuritë shumë të gjera janë të padobishme për gratë,

madje edhe të dëmshme, sepse mund t’i bëjnë llafazane dhe të pabindura.

Virtyti i bindjes ishte një virtyt i çmuar për gruan dhe gjatë gjithë jetës i nënshtroheshin autoritetit

të dikujt tjetër (në fillim të babait, pastaj të bashkëshortit) dhe s’mund të kenë vullnetin e tyre.

Vetëm vejushat, ndonjëherë, ishin të lira të vendosnin për veten. Ashtu si në Mesjetë gratë duhet

të tregohen të matura dhe fjalëpak, sepse mendjelehtësia më e vogël konsiderohej faj dhe

gjykohej shumë rreptë. Në fund të shekullit XV, në Firence, një vajzë e familjes Stroci vuri në

rrezik emrin e saj të mirë dhe martesën e ardhshme, sepse një ditë dimri u ndal dhe luajti me topa

dëbore me disa shoqe të moshës së vet.

Zakonisht fëmijët vajza nuk para pëlqeheshin në familje, sepse kur martoheshin i çonin

bashkëshortit pajë, pra një pjesë të pasurisë së familjes që i caktohet në çastin që martohet. Në

Evropën e Rilindjes asnjë vajzë s’mund të martohet pa pajë. Në shekullin XV-XVI, në Firence,

vogëlushet 6-8 vjeç dërgoheshin të punonin si shërbëtore pranë familjeve të pasura që në këmbim

merrnin përsipër t’i siguronin pajën. Ose etërit fiorentinë depozitonin një shumë të caktuar parash

pranë një banke Monte delle Doti dhe duke vjelë interesat siguronte paratë për pajën e bijave.

Për shkak të nevojave të familjes, bija nuk mund të zotërojë asgjë nga paja, pasi ajo kalon nga

duart e babait tek duart e të shoqit. Ky e përdor si të dojë, shpesh pa e njoftuar fare të shoqen.

Gratë e martuara duhet të lindin fëmijë nëse duan që dikush prej tyre do të mbijetojë.

Vdekshmëria foshnjore është ende shumë e lartë dhe lënia në duart e dadove të foshnjave të

porsalindura, duke i lënë pa kujdesin e nënës, e shtonte vdekshmërinë.

Gratë e pasura të Rilindjes nuk i ushqenin me gji fëmijët, sepse pandehej se kjo mund t’i

pengonte nënat të ngeleshin sërish shtatzëna, ndërkohë që familjet mezi e prisnin një shtazani të

re.

Në këtë periudhë duket se ka një ngut të madh për ta larguar fëmijën nga shtëpia, ndoshta për të

mos u lidhur shumë shpirtërisht me atë qenie vocrrake aq të brishtë, që mund të vdesë papritur.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!