14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Sipas atij kalendari, viti zgjaste 365 ditë (366 në vitet e brishta), pra një herë në katër vjet). Në të

vërtetë viti diellor është më i shkurtër me rreth 11 minuta dhe 9 sekonda. Gabimi ishte i vogël,

por me kalimin e shekujve kishte krijuar një diferencë prej 10 ditësh mes kalendarit dhe stinëve:

të gjitha festat me data të lëvizshme të Kishës, si pashkët, dilnin të zhvendosura. Në vitin 1582

papa Gregori XIII përkrahu një reformë kalendarike: u hoqën 10 ditët e vitit ekzistues, kështu që

e enjtja 4 tetor u pasua nga e premtja 15 tetor. Në të ardhmen e vendos që të mos merreshin si vite

të brishtë të gjithë vitet e fundit të shekujve, siç qe bërë deri atëherë, por vetëm ata që

pjesëtoheshin me 400 (p.sh, viti 2000 ishte vit i brishtë dhe do të ishte i tillë edhe 2400, por jo

2100 dhe 2200).

Kalendari gregorian është edhe sot në fuqi në thuajse të gjitha vendet e botës.

Bashkë me shkencën u zhvillua edhe teknika. Shpikësit e makinerive të reja, nisën të marrin, në

fund të viteve 1400, një patentë, pra një certifikatë që i mbronte nga imitimet. U rrit prodhimi i

orëve mekanike dhe matja e kohës u bë dora-dorës më e saktë. Që në vitet 1300 qytetet më të

mëdha evropiane kishin instaluar orë mekanike në kambanoret e kishave, në kulla dhe ballinat e

pallateve. Këto orë ishin kaba, të kushtueshme dhe kërkonin vazhdimisht praninë e dikujt që t’i

vinte në funksionim apo t’i ndreqte defektet. Megjithatë, ndryshe nga kambanat e kishave, orët

mekanike e ndanin kohën në orë me kohëzgjatje të barabartë dhe tingujt e rregullt të orës së

shesheve i ndryshuan zakonet e popullsisë së qyteteve. Koha u shfaq si diçka e çmuar, që s’duhej

humbur dhe duhej përdorur mirë, për të bërë tregti dhe për t’u pasuruar (siç prireshin të mendonin

tregtarët) ose për të shpëtuar shpirtin (siç qortonin predikuesit).

HUMANIZMI DHE RILINDJA

Rilindja-Humanizmi-Italia-qytetet moderne-pallatet e zotërinjve-astronomia

Sistemi kopernikan me Diellin në qendër dhe Tokën që i rrotullohet përreth bashkë me planetet e tjerë.

Rilindja-perspektiva-mecenatët-shkencat natyrore.

4. Jeta në oborret e fisnikëve përgjatë Rilindjes

Në vitet 1400-1500, ndërsa hidhte rrënjë kultura e Rilindjes, qytetet italiane ndërruan pamje. U

zhdukën kullat e zymta, shtëpitë e ngushta të vendosura stivë pranë njëra-tjetrës, portikët e

drunjtë tipikë për Mesjetën. Rrugët u bënë të gjera dhe të drejta, ndërtesat e vjetra u shembën dhe

fisnikët e të pasurit ndërtuan pallatet e zotërinjve, me forma elegante dhe harmonike.

Këto pallate, ku punuan arkitektët më të famshëm të kohës, ngriheshin brenda kopshteve me

kolona, kanë dritare të gjera, dhoma me dritë dhe në katin e fundit, tarraca të mbuluara (apo

lozha) që përdoreshin për ballo dhe bankete.

Pallatet e princave, edhe kur i ruanin kullat dhe hendeqet e llojit mesjetar, kishin brenda të gjitha

komoditetet: dhomat ngroheshin nga vatra të mëdha, uji ngjitej nëpër kate fale mekanizmave të

posaçëm, banjat janë të veshura me mermer. Në çdo pallat ka sallone të zbukuruara me sixhade,

tapiceri, afreske dhe pasqyra: është studioja, një mjedis që princi e përdor për studim dhe

meditim; është një bibliotekë e pasur që ishte burim krenarie për zotërinë.

Luksi ishte i detyrueshëm sepse princi duhet ta shpalosë pasurinë e tij. takëmet e tryezës,

shandanët, fusha e shahut, kallamarët e studios janë të punuara në kristal apo në metale të çmuara,

madje edhe oturaku i natës ishte prej argjendi.

Rreth çdo pallati gjendet kopshti, që arkitektë të shquar e ndërtonin si një vepër arti, me lehe në

formë gjeometrike, statuja, vaska, shatërvanë, shpella artificiale.

Zotëria jeton i rrethuar nga oborri i tij, që formohet nga qindra, ndonjëherë edhe mijëra vetë:

familjarë, farefis, funksionarë, shërbëtorë.

Të shumtë janë artistët dhe letrarët që princi mban në oborr dhe në këmbim këta të fundit e

lartësonin zotërinë në veprat e tyre. Humanistët e këshillonin dhe bashkëpunojnë me të në

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!