14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Protagonistët (humanistët, shpikësit – Gutenberg,nartistët – Mikelanxhelo, astronomët – Kopernik,

mecenatët, oborrtarët...)

Krijo një ide për temën:

1.Mecenatët. Gonzagat, të paraqitur në afreskun e Andrea Mantenjit, si dhe shumë princa dhe papë,

mbrojtën dhe u bënë mikpritës të shumë artistëve, duke financuar veprat e tyre madhështore.

2.Artistët si Leonardo Da Vinçi bashkë me njerëzit e letrave, studiues dhe shkencëtarë të Rilindjes, deshën

të ringjallin qytetërimin e lashtë greko-romak dhe t’i japin jetë një epoke të re, klasike dhe të krishtere

njëherësh.

1. Rilindja, lëvizje kulturore

Sido që në Mesjetë jeta e njerëzve sundohej nga mendimi fetar, nga luftërat, sëmundjet, dhe

katastrofat natyrore, që konsideroheshin si ndëshkime të shenjta, në vitet 1300-1400 nisi të

zhvillohet një kulturë laike – pra jo fetare – që interesohet më shumë për njeriun, për jetën

tokësore. Ndërkohë shoqëria vazhdonte të ishte e ndarë në tri shtresa (kleri, fisnikët dhe

fshatarët), që përcaktoheshin si vullnet i Zotit. Megjithëse studimet e asaj kohe bazoheshin në

shkrimet e shenjta dhe interesoheshin sidomos për shpëtimin e shpirtit kultura e re, që po lindte,

nuk diskutonte më për dogmat e besimit, por lartësonte vlera të tilla si lavdia, arti, dija, pushteti,

bukuria, dashuria për jetën etj.

Kjo lëvizje e re kulturore lindi në Itali dhe u përhap në mbarë Evropën, duke arritur zhvillimin e

vet më të madh në vitet 1500. Ajo nuk u bë dot një lëvizje e gjerë popullore, por u kufizua në një

numër të ngushtë njerëzish, kryesisht artistë, letrarë, princa dhe fisnikët e rinj.

Studiuesit e kësaj kulture të re lartësojnë madhështinë e kulturës greko-romake, duke i dhënë hov

rilindjes së qytetërimit. Kështu, periudha historike e shekullit XV u quajt Rilindje. Te njerëzit e

letrave zuri të rrënjoset dashuria për autorët klasikë grekë dhe latinë. U gjetën në manastire

dorëshkrimet e harruara, vepra që pandeheshin si të humbura, për t’i nxjerrë edhe njëherë në dritë.

Atë kohë, krahas latinishtes, u shtua edhe greqishtja, pasi shumë letrarë grekë kishin ardhur në

Itali pas rënies së Kostandinopojës.

Studiuesit e kulturës klasike janë quajtur humanistë. Humanizmi është quajtur periudha fillestare

e Rilindjes dhe është thuajse e gjithë italiane. Te shkrimtarët grekë dhe latinë humanistët shikojnë

mjeshtrit e mendimit dhe të angazhimit në jetën e kohës së tyre, duke qenë magjistratë, noterë,

historianë, njerëz të oborrit dhe qeveritarë.

Shpikja e shtypit në atë kohë, vepër e argjendarit gjerman Johanes Gutenberg, ndihmoi shumë në

përhapjen e kulturës, pasi prodhohej një numër i madh kopjesh identike të të njëjtit libër, në kohë

shumë më të shkurtër dhe me kosto të ulët. Bibliotekat u shtuan dhe u pasuruan me vëllime.

Gjetja e lehtë e librave ndihmoi në lindjen dhe qarkullimin e ideve të reja.

2. Arti

Arti fillon të paraqesë sërish njeriun dhe natyrën, që Mesjeta i kishte lënë në harresë.

Në pikturat me subjekt fetar, zë vend edhe njeriu i thjeshtë, jo shenjtori, ose thjesht porositësi i

tablosë. Nuk ka më sfonde të artë, si në vitet 1200, por peizazhe të gjera e plot detaje. Në vitet

1400 dhe 1500 realizohen shumë vepra me subjekt jo të shenjtë, portreti u kthye në modë, ku

sovranë, prijës luftarakë, papë, njerëz të Kishës, fisnikë dhe tregtarë bënin portretet e tyre, duke

nxjerrë në pah simbolet e pushtetit, pasurinë (veshjet e çmuara), trimërinë (armë), mëshirën fetare

dhe dashurinë për kulturën.

Edhe teknikat artistike u përtërinë. Në Itali, piktorët dhe skulptorët studiuan përpjesëtimet e

trupit të njeriut dhe përdorën persona realë si modele. Disa studiuan dhe i bënë prerje kufomave

për të njohur më mirë anatominë (strukturën) e trupave. Por zbulimi i madh i kohës është

perspektiva. Tablotë mesjetare i rrafshonin vëllimet dhe nuk jepnin idenë e largësisë dhe të

thellësisë. Rregullat e perspektivës, të përshkruara nga arkitekti fjorentin Filipo Bruneleski dhe

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!