14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Përfshirja e komunikimit, si një aftësi historike me hallka të mbyllura, ekziston midis

historisë dhe gjuhës. Dëgjimi, ritregimi dhe diskutimi mbi kontributet e ndryshme varet shumë

nga aftësitë gjuhësore të fëmijës. Duhet gjithashtu, mbajtur mend që historia ka marrëveshje

gjuhësore të vetat. Fëmijët do të paraqiten me terma të shoqëruara me kronologji (fjalë si “shumë

kohë më parë”, “shekull”, “epokë”, “periudhë”) dhe me kuptimin e zakonshëm të fjalëve të

përdorura (si “mbret”, “kështjellë”, “shtëpi”) mund të jenë shumë të ndryshme nga qëllimi i

kontekstit historik.

‣ Empathia

Empatia përfshin aftësinë për të vlerësuar se si ngjarjet në të kaluarën u shfaqeshin atyre

që jetonin në atë kohë. Ky është një koncept abstrakt dhe i vështirë por është i rëndësishëm nëse

duam të bëjmë vlerësime të drejta për veprimet e njerëzve në të kaluarën. Është shumë e lehtë për

ne të gjykojmë figurat e së kaluarës me vlerat e të tashmes, përmbajtja e disa mësimeve mund të

shfaqen të mbrojtur për lexuesin modern, por në kontekstin strukturor dhe në shoqërinë hierarkike

të 1830-ës mësimet shprehnin pak më shumë se normat e pranuara. Tregimet rreth njerëzve në të

kaluarën edhe ato të kufizuara në një numër të vogël personazhesh kryesorë mund ti ndihmojnë

shumë fëmijët për të eksploruar mendimet e ndenjat e të tjerëve.

Në mbarim të shkollës 9-vjeçare diskutimet e fëmijëve mbi ngjarjet historike duhet të

përfshijnë pyetje dhe komente mbi personazhet si dhe sa e si ata janë ndjerë në një situatë të

caktuar. Duke ditur se përvoja vetjake e fëmijëve dhe njohuria e tyre mbi veprimet e njerëzve në

të kaluarën po zgjerohet, ata duhet të jenë të aftë të spekulojnë mbi opinionet, besimet dhe

motivimet e njerëzve në të kaluarën. Tregimi i mirë historik do të vazhdojë të jetë i çmueshëm në

këtë proces deri sa rindërtimet tërheqëse historike të detajuara si më sipër do të zhvillojnë një

kuptim të mëtejshëm empathik për fëmijët.

Paraqitja e përmbajtjes

‣ Linjat e kurrikulës së historisë

Temat historike dhe periudhat e njohura nga nxënësit do të jenë në linjat e kurrikulës së

historisë. Përmes studimit bazë të njohurive të këtyre temave do të zhvillohen aftësitë historike

dhe qëndrimet e përshkruara në:

“Duke punuar si një historian”

Si janë linjat?

Linjat janë zgjedhur për të ndihmuar dhe siguruar përvojat e nxënësve në programin e

gjerë dhe të balancuar të historisë. Linjat përfshijnë periudha madhore historike (për shembull

njerëz të hershëm dhe shoqëri të vjetra, jeta, shoqëria, puna dhe kultura në të kaluarën) pjesë të

rëndësishme të informacionit historik (për shembull studimet lokale dhe tregimet) ose një hyrje

metodologjike e veçantë (për shembull vazhdimësia dhe ndryshimet ndër kohëra, e cila inkurajon

linjën e zhvillimit të studimeve).

Organizimi i materialit bashkë me linjat ka për qëllim që të siguroj maksimumin e

fleksibilitetit për mësuesit dhe shkollat, në planifikimin e mësimit të historisë në bazë shkolle.

Kurrikuli lejon 15-20% të orëve në dispozicion të mësuesit dhe nuk përfshin zënien e të gjitha

orëve për mësimin e temave historike. Linjat sigurojnë një program për mësuesin nga e cili

shkollat mund të zgjedhin tema në mënyrë që të përshtaten me nevojat e nxënësve dhe të

reflektojnë në komunitetin dhe mjedisin lokal.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!