14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Përplasja i dobësoi që të dy dhe ndërkaq, duke përfituar nga situata e favorshme, krijohen

realitete të reja politike. Ato janë: monarkitë e mëdha, komunat, principatat në luftë për

autonomi.

Mesjeta: Ngjarjet kryesore

Mbretëritë romako-barbarike

Në shekujt e parë të mesjetës, në territoret që dikur i përkisnin perandorisë së perëndimit, u

formuan mbretëri të shumta, të quajtura romako-barbarike (ose romano-gjermanike) sepse në të

ishin të pranishme dy popullsi dhe dy kultura, romake dhe gjermanike. Të gjitha këto mbretëri

patën jetë të shkurtër, me përjashtim të asaj të frankëve.

Kisha dhe murgjëria

Në periudhën e pushtimeve, ndërkohë që perandoria shpërbëhet, autoriteti i Kishës mbetet i

pacënuar dhe meqë shteti mungon ose është i paaftë, ajo merr edhe detyra politike, si sigurimi i

ushqimeve apo mbrojtja e qyteteve. Murgjit benediktinë përhapin krishtërimin në fshatra, ende

pjesërisht pagane dhe në manastiret e tyre transkriptojnë tekstet e lashta duke i shpëtuar nga

shkatërrimi.

Perandoria e Shenjtë Romake

Në shekullin VIII një mbret frank, Karli i Madh, shtrin sundimin e tij në pjesën më të madhe të

Evropës dhe i kthen bashkimin perëndimit: për këtë arsye, ditën e Krishtlindjeve të vitit 800, papa

e kurorëzon perandor. Në territoret e perandorisë së tij, Perandoria e Shenjtë Romake, jetojnë

vetëm popuj të krishterë dhe, pas shekujsh braktisje, në Evropë hapen shkollat dhe lulëzon sërish

kultura. Perandoria e gjerë administrohet nga njerëz besnikë të Karlit dhe të lidhur me të me nhjë

pakt besnikërie: vasalët. Në këmbim të shërbimeve të tyre, sovrani u siguron mbrojtje dhe një

zotërim të përkohshëm, që më pas u quajt feud.

Zotërinjtë e kështjellave

Në shekullin IX-X Evropa kërcënohet nga mësymjet e normanëve, hungarëve dhe saraçenëve.

Meqë mbreti është i dobët dhe ndodhet larg, zotërinjtë e fuqishëm vendas ndërtojnë kështjella

dhe marrin mbi vete pushtetin e sovranit, që më pas e ushtrojnë mbi popullsinë. Fillimisht feudet

e mëdhenj dhe më pas të vegjëlit, bëhen të trashëgueshëm dhe qendra të shumta pushteti

zëvendësojnë autoritetin e vetëm qendror, atë të mbretit.

Evropa e krishterë në vitin 1000

Rreth vitit 1000 perandoria karolinje nuk ekziston më. Në vend të saj lindi Perandoria e Shenjtë

Romake Gjermanike (shekulli X), që përfshin Gjermaninë dhe një pjesë të Italisë dhe shumë

mbretëri të tjera, që do të jenë zanafilla e kombeve të ardhshëm evropianë. Në Evropën e re

elementët e bashkimit janë krishtërimi dhe kultura e përbashkët latine (latinishtja ishte gjuha e

të diturve dhe e Kishës). Në anën tjetër të Mesdheut shtrihet perandoria islame, që arabët dhe

myslimanët e kanë ngritur në shekullin VII, me një shpejtësi mbresëlënëse.

Rimëkëmbja në Mesjetën e Vonë. Mesjeta e Vonë (shekulli XI-XV) fillon me një periudhë

begatie, gjatë së cilës popullsia rritet, tokat kultivohen dhe rritet prodhimi bujqësor; qytetet

gjallërohen pas shekujsh të tërë rrënimi dhe lulëzon sërish tregtia dhe tregjet.

Zgjerimi i Evropës së krishterë

Pas vitit 1000 Evropa në rimëkëmbje zgjerohet në territoret e islamit. Shtetet e krishtera të

Spanjës veriore fillojnë ripushtimin e gadishullit iberik dhe i dëbojnë arabët brenda kufijve të

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!