14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Të përcaktojë detyrimet dhe përgjegjësitë në kuadrin e shtetit ligjor, të mbrojtjes së të

drejtave dhe të lirive të individit, nëpërmjet pajisjes me kulturë të plotë demokratike.

“QYTETËRIMET MODERNE DHE BASHKËKOHORE”

PARA SE TË FILLOJË KLASA 7

Shoqëria mesjetare

Shoqëria mesjetare është e ndarë në tri shtresa (kleri, fisnikët, fshatarët) që besojnë se ky është

vullnet i Zotit. Çdo shtresë ka detyra dhe sjellje të ndryshme: kleri lutet për mbarë shoqërinë,

fisnikët (luftëtarët) luftojnë për ta mbrojtur, fshatarët punojnë për ta ushqyer. Pas vitit Një Mijë,

në qytetet e rilindura dhe të zmadhuara në përmasa, krijohet një grup shoqëror qytetarësh, që i

përkushtohet prodhimit dhe tregtisë, duke u bërë i pasur dhe i pushtetshëm. Këtu bëjnë pjesë

borgjezët: tregtarë, bankierë, juristë, noterë, avokatë, mjekë, zejtarë...

Aspektet e jetës ekonomike

Në periudhën feudale të jetës ekonomike është oborri. Këtu prodhohet gjithçka që shërben për të

jetuar, nga prodhimet bujqësore, te mobiliet, pëlhurat, veglat e punës. Tregtia është shumë e

kufizuar dhe thuajse tërë prodhimi shkonte për vetëkonsum.

Në Mesjetën e Vonë prodhimi i shtua, qendra e jetës ekonomike zhvendoset nga oborret feudale

në tregjet e qytetit. Tregtia dhe artizanati fuqizohen sërish dhe prodhojnë jo vetëm për konsum,

por edhe për të nxjerrë fitime.

Kultura, arti teknika

Në pergamena të zbukuruara me miniatura murgjit kopistë transkriptojnë tekstet e lashta, fetare

dhe laike;

Mesjeta njeh dy stile arkitekturore: romanikun (shekulli XI-XII) dhe gotikun (XII-XIV). Në

periudhën romanike qemerët e rëndë mbështeten mbi mure të trashë, në periudhën gotike pesha

shkarkohet në shtylla dhe harqe, ndërsa muret pasurohen me kamare dhe vetrata.

Në Mesjetën e Vonë u përhapën teknika të reja bujqësore. Arti i lundrimit përparoi me

përhapjen e busullës, astrolabit dhe karavelës, anija që lundron në oqeane.

Jeta fetare

Evropa mesjetare është e krishterë. Fiset gjermanike që pushtuan territoret e perandorisë, në

pjesën më të madhe, e njihnin Krishtërimin, edhe pse në formën e herezisë ariane. Në shekujt që

vijuan gjermanët u konvertuan në katolikë, frankët të parët. Mbi të krishterët ushtron autoritetin

shpirtëror papa, që është peshkopi i Romës dhe pasardhësi i Shën Pjetrit. Por kundërshtitë mes

papës dhe patriarkëve (peshkopëve) të lindjes në vitin 1054 sollën ndarjen mes Kishës bizantine

(ose ortodokse) dhe Kishës katolike (ose romane). Nga shekulli VIII arabët myslimanë pushtuan

pjesën më të madhe të gadishullit iberik, duke përhapur fenë islame.

Pushteti dhe politika

Mesjeta mbizotërohej nga dy pushtete të mëdha “universalë”, pra të shtrirë në mbarë krishtërimin:

papati dhe perandoria. Papa është kreu i Kishës dhe prej shekullit VIII ka edhe një zotërim

territorial (“Trashëgimia e Shën Pjetrit”). Perandoria që mori emrin Perandoria e Shenjtë

Romake, lindi mes shekujve VIII dhe IX nën udhëheqjen e Karlit të Madh dhe, pas një copëzimi

të parë, rilind në shekullin X me emrin Perandoria e Shenjtë Romake Gjermanike. Papati dhe

perandoria hyjnë në konflikt sepse si njëri ashtu edhe tjetri synojnë të ushtrojnë një pushtet

universal mbi krishtërimin e perëndimit.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!