14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Natyrisht e bëb përmbledhjen mirë kush ka ndërtuar hartat-skemë vetë, duke ndjekur fillin e një

arsyetimi të mirëfilltë: k?to harta-skemë janë më të frytshme dhe mbeten për një kohë të gjatë në

mendje.

5. Përmbledhja me fjalët e tua

Sillni ndërmend strategjinë e leximit selektiv, përzgjedhës?

Përdoreni atë edhe një herë, duke ripërshkuar tekstin nënparagraf më nënparagraf> Lexoni titujt

dhe pjesët e nënvizuara, duke e lënë mënjanë gjithë ç’mbetet, duke vëzhguar figurat dhe shenjat e

veçanta (për shembull shigjetat) e shënuara në tekst.

Pastaj përsëritim çdo nënparagraf, duke ndërtuar fjali të ndryshme nga ato të librit, pra duke

thënë përmbajtjen me fjalët e tua. Ky është edhe niveli më i lartë i kuptimit dhe një arritje shumë

e mirë për të bërë hapa të mëdhenj përpara, jo vetëm në histori, por edhe në përgatitjen e

gjithanshme intelektuale.

Të përmbledhësh në fakt do të thotë në substancë dy gjëra:

1. të pakësosh numrin e informacionit, të ndalesh në ato që janë themelore (pasi është dashur ta

përdorim këtë në disa operacione, siç është për shembull nënvizimi);

2. ri-ndërtimi i fjalive (madje është e pranueshme në fillim edhe me gabime, mjaft që t’i futemi

kësaj rruge të domosdoshme të kuptuari) duke përdorur fjalë të zakonshme.

Nëse përmbledhja jote do të jetë sintetike – por e kompletuar – do të kemi të bëjmë kështu me

një punë të shkëlqyer.

Dhe për të përfunduar: një metodë studimi në tri faza.

* Duke përmbledhur: ti ke fituar një metodë studimi që kalon në tri faza.

Faza I: orientimi

Faza e parë është parapërgatitore dhe ka të bëjë me hedhjen e një syri të shpejtë tekstit, një sy

orientues, që do të thotë:

* të krijosh një ide

* të marrësh me mendje përse flitet

* të sjellësh në mendje atë që ti di

Faza II: të kuptosh dhe të përzgjedhësh

Faza e dytë është leximi për të studiuar dhe mbahet në dy shtylla të rëndësishme:

* të kuptosh mirë tekstin

* të përzgjedhësh informacionet më të rëndësishme

Faza III: memorizimi dhe përmbledhja

Faza e tretë është leximi i dytëi cili shërben për:

* memorizimin

* të përmbledhurit

* riprodhimin me fjalët e tua

Nuk është e domosdoshme përdorimi i të gjitha strategjive dhe i të gjitha mjeteve të studimit,

që u propozuan më sipër. Por ishte e domosdoshme t’i njihnim dhe po ashtu t’i eksperimentojmë

krejt. Në fakt vetëm kush ka mundur të zgjedhë – hera-herës – atë që i duket më e përshtatshme

për të, duke krijuar shprehitë e studimit dhe karakteristikat e mënyrës më të mirë të studimit, për

të arritur në një përfundim më të qartë e interesant.

Kujtojmë ndër të tjera që kjo metodë studimi mund të përdoret në të gjitha lëndët, për ta kthyer

kështu studimin tënd në një realitet të thjeshtë dhe mjaft frytdhënës.

HYRJE

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!