14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

HARTA (SKEMA) – PEMË

Perandoria romake ndahet në perandoria e perëndimit është më e dobët dhe e varfër u

zëvendësua nga dyndjet barbare për këtë arsye lindën mbretëritë romake-barbare; perandoria e

lindjes është më e fuqishme dhe e populluar arrin kulmin me Justinianin perandor (shek.VI) që

mbahet nga ripushtimi i perandorisë nxori ligjet romake në një kod

Skema

Një tip i tretë harte (skeme) paraqitet në kapitujt me anë “skemës me blloqe”.

SKEMA ME BLLOQE

Luftërat midis karolingëve nga shkaku i dobësisë së mbretërve për shkak të pronësisë feudale nga

shkaku i rritjes së pushtetit të zotërinjve feudalë; që erdhën si rrjedhojë e pushtimeve të reja (shek.IX)

Në këtë rast harta-skemë nuk përfaqëson një figurë të caktuar (yll, pemë...), por kufizohet duke

ndjekur fijen e arsyetimit dhe mund të ketë forma tejet të ndryshme (sepse të ndryshme janë edhe

arsyetimet).

Për çfarë shërben një hartë-skemë?

Një hartë-skemë mund të shërbejë për shumë çështje:

* të organizojë informacionin

* të krijojë lidhjet e mundshme midis koncepteve

* të krijojë mundësinë për të mbajtur mend më mirë

* të përmbledhë e të përsërisë

Veprimet në hartën-skicë: të rindërtojë një arsyetim

Fillojmë nga dhënia e rregullave teknike, për të lexuar një hartë-skemë:

1. ndiq rendin e numrave (nëse ka);

2. kalo nga një koncept në tjetrin, duke ndjekur drejtimin e shigjetës (shigjeta me dy drejtime

tregon mundësinë e të proceduarit në të dy drejtimet). Siç dihet harta-skemë është vizatim i një

arsyetimi. Të lexosh mirë një hartë-skemë do të thotë të rindërtosh një arsyetim, Në këtë pikë

rregullat teknike nuk mjaftojnë më. Por sigurisht që duhet:

1. të njohësh mirë konceptet (ose faktet, personazhet, popujt, gjërat, ngjarjet...) që i gjejmë në

tekst dhe që përbëjnë boshtin e arsyetimit.

2. të gjesh lidhjet që i bashkojnë.

Ky veprim i fundit mund të jetë thjeshtuar nga fjalët e vendosura në shigjetë, porse objektivi i

fundit është që ti të shprehësh lidhjet me fjalët e tua.

Sa për fillim provo të lexosh hartën-skemë që nuk ka shpjegime në shigjeta dhe ju plotësojini

vetë kalimet. Harta-skemë, që duhen plotësuar, gjenden në ushtrimet në fund të shumë kapitujve.

Si e ndërtojmë një hartë-skemë?

Harta-skemë, si dhe vetë arsyetimet, janë një fakt sugjestiv. Ato prandaj dhe ndërtohen në

mënyrë që për secilin të rezultojë sa më e natyrshme, e krahasueshme dhe më e lehtë për t’u

mbajtur mend.

Ju mund të ushtroheni duke provuar të ndërtoni skemën e thjeshtë në formë ylli. Filloni me

një paragraf të veçantë, shkruani në qendër të yllit konceptin kryesor të paragrafit dhe në skaje,

në formën e rrezeve, faktet, ngjarjet, personazhet dhe gjëra të tjera që janë të lidhur me qendrën.

Bëjeni lidhjen duke shkruar me pak fjalë në anë të shigjetave, qëllimin, shkakun e lidhjes.

Ju mund të ndërtoni skemat në bllok të lidhura varg me njëra-tjetrën, për të treguar një ngjarje

sipas kronologjisë. Për shembull:

Antikiteti Mesjeta e Hershme Mesjeta e Vonë Koha Moderne

Skemat në bllok mund të tregojnë edhe një lidhje logjike, për shembull shkakun / pasojën.

Për shembull:

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!