14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2. Grafiku i mbiquajtur diagrama karteziane (Popullsia evropiane në Mesjetë) paraqet

përhapjen e një dukurie në kohë (trend), për shembull rritjen ose zvogëlimin e popullsisë,

çmimet, pagat, taksat etj. Në shembullin e mëposhtëm është paraqitur përhapja e popullsisë

evropiane (në milionë) në vitet e ndryshme të Mesjetës.

3. Grafiku me kolona (Imigrantët në SHBA) është lloji i grafikëve që ndeshim më dendur në

histori. Ky lloj grafiku mund të përdoret për dukuri të tipeve të ndryshme. Në shembullin e

grafikut të mëposhtëm paraqitet dukuria e imigracionit në SHBA midis viteve 1860 dhe 1910.

Lartësia e kolonave shpreh numrin e imigrantëve (në milionë) ngjyrosur sipas dëshirës.

POPULLSIA EVROPIANE NË MESJETË IMIGRANTËT NË SHBA

Pamje e dy grafikëve

Organizojmë informacionet: tabelat

* Shpesh datat dhe informacionet bëhen krejtësisht tonat kur ne i organizojmë mirë në tabela.

Në librin e historisë, në teste dhe ushtrime, mund të hasni tabela si kjo që është paraqitur më

poshtë: ajo na krijon mundësinë ta ndajmë informacionin, për shembull të Mesjetës së Hershme,

në disa kategori (popullsia, bujqësia, qytetet, tregtia ...).

Ky tip tabelash quhet njëdrejtimëshe.

Tabela

MESJETA E HERSHME (SHEK. VI, VII, VIII)

Qytetet Tregtia Bujqësia Peizazhet Popullsia Shëndeti Siguria

Mund të gjenden edhe tabela si kjo më poshtë, që na lejon jo vetëm të ndajmë informacionin në

kategori, por edhe ta ballafaqojmë atë (në këtë rast ballafaqimi bëhet midis dy pjesëve në të cilat

ndahet perandoria romake).

Ky tip tabele është quajtur dydrejtimësh. Një tabelë e tillë është për shembull ajo e orarit javor,

e paraqitur në ditarin tuaj shkollor.

Tabela

Fshati qyteti paraja dhe tregtia feja

Perandoria e perëndimit

Perandoria e lindjes

Vizatojmë arsyetimet: hartat (skemat)

*Hartat (skemat) janë vizatime që paraqesin skematikisht arsyetimet. Konceptet e arsyetimeve

– por edhe temat, faktet, ngjarjet, popujt, personazhet... – janë shkruar në kuadrate. Shigjetat i

lidhin ato, duke treguar lidhjet midis tyre dhe ndërveprimin. Disa herë ky relacion shprehet edhe

me fjalë që shoqërojnë shigjetën. Numrat, që vendosen në disa raste, tregojnë rendin e të lexuarit.

Hartat (skemat) mund të jenë të shumë tipeve.

Më të thjeshtat quhen “skema në formë ylli”.Në qendër të yllit është koncepti themelor,

konceptet e tjera janë skaje, në formë rrezesh, të lidhur me shigjetat që burojnë nga qendra.

HARTA (SKEMA) NË FORMË YLLI

Rilindja 1 Italia 2 humanizmi 3 perspektiva 4 mecenati 5 anatomia 6 shkenca mjekësore 7 astronomia 8

pallatet e zotërinjve (sendorëve) 9 qytetet moderne

Skema

Një tip i dytë harte (skeme) është ai i “skemës – pemë”.

Ashtu si dalin shumë rrënjë nga trungu i një pemë, në këtë hartë (skemë) një koncept i

përgjithshëm (trungu) ndahet në koncepte të veçanta (rrënjët) dhe këto në të tjera akoma më të

veçanta, më të detajuara.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!