14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

3. ndalo shpesh duke u menduar për atë që ke lexuar

4. lexo tekstin të paktën për herë të dytë

5. në fund të rileximit rilexo konceptet më të rëndësishme

6. nëse has një fjalë që nuk e njeh kërko shpjegimin në tekst (po të ketë), ose përpiqu ta

marrësh me mend kuptimin sipas kontekstit, ose sipas kuptimit të përgjithshëm në tekst.

7. nëse nuk e merr vesh atëherë këshillohu me fjalorin, ose kërkoja ta thotë mësuesi/ja

8. vëzhgo me vëmendje ilustrimet dhe hartat, lexo diçiturat dhe legjendat

9. nuk vlen leximi me zë të lartë: në të gjitha rastet leximi në qetësi është më i shpejtë dhe lejon

një të kuptuar më të mirë.

Të dish për të nënvizuar

Për të përzgjedhur informacionin është e rëndësishme të dish se një rregull i mirë është

nënvizimi.

Ndoshta ti je i mësuar tanimë për ta kryer këtë veprim. Ky të jep mundësi për të dalluar pjesët

më domethënëse, duke e nxjerrë në pak dhe për ta rigjetur më lehtë në një kohë të dytë.

Nëse faqja nuk është e nënvizuar (majtas në shembullin e mëposhtëm), ose është tejet e

nënvizuar (djathtas), atëherë asnjëra nga pjesët nuk dallohet nga të tjerat. Një faqe e nënvizuar

mirë është një ndihmë e madhe, sepse të krijon mundësi ku të përqendrohesh dhe kujt t’i kushtosh

rëndësinë e duhur në studim.

Të nënvizosh keq (në një mënyrë të papërshtatshme për të studiuar) mund të jetë shenjë e një

kuptueshmërie të keqe. Prandaj është mirë të mos nënvizosh në leximin e parë – kur e gjithë

përpjekja është e përngrehur për të kuptuar – por në të dytin: edhe një lexues specialist (ekspert)

në leximin e parë ka rrezik të nënvizojë gjithçka, pasi çdo informacion e një rëndësie të dytë

mund t’i krijojë përshtypjen e informacionit të rëndësishëm.

Ja, pra, disa këshilla:

1. nënvizo në leximin e dytë

2. mos nënvizo shumë ose gjithçka: nënvizo vetëm pjesët më të rëndësishme

3. nënvizo vetëm rregullat, definicionet.

Për ta thjeshtuar punën tënde të nënvizimit, duhet të mbani gjithmonë në sy titujt e paragrafëve

ose të nënparagrafeve. Në tekst ato janë të evidentuara mirë. Ato tregojnë cilët janë konceptet

kryesore dhe shërbejnë si udhërrëfyes për të bërë nënvizimet përkatëse. Kështu informacionet dhe

shpjegimet që kanë lidhje të drejtpërdrejt me titujt e nëntitujt, paragrafët e nënparagrafët janë të

paracaktuar për t’u nënvizuar, pa lënë pas dore edhe ato çështje që juve iu duken të rëndësishme

në lidhje me temën.

Paraqesim datat, grafikët

*Sa qenie njerëzore e popullonin Tokën në parahistori? Sa janë viktimat e luftërave botërore?

Sa shqiptarë kanë emigruar jashtë truallit shqiptar në Mesjetë dhe në ditët tona?

Edhe në librin e historisë, ashtu si në librin e matematikës, mund të gjejmë numra. Historianët

ato i përdorin për t’i rindërtuar ngjarjet dhe për t’u ballafaquar me faktet.

Datat historike mund t’i paraqesim edhe me vizatime të veçanta, grafikë, që përdoren mjaft

edhe në librat e historisë.

Më të zakonshmit janë tre: grafiku në formë torte, grafiku me kolona dhe grafiku i quajtur

ndryshe diagrama karteziane.

1. Ja një shembull i grafikut në formë torte që paraqet konsumin e energjisë në botë. “Torta”

tregon bashkësinë e konsumit, “fetat” e ndryshme burimet e energjisë së përdorur.

KONSUMI I ENERGJISË NË BOTË

Pamje grafik f. 34

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!