14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Në të gjitha këto raste – dhe në shumë të tjera akoma – strategjia e leximit më e përshtatshme

është ajo përzgjedhëse, selektive.

Një pyetësor për shprehitë e tua të leximit

Leximi orientues e lehtëson kuptimin e tekstit, leximi selektiv e përshpejton kohën e kërkimit.

Të dyja këto strategji të rëndësishme të leximit nuk mjaftojnë për të kuptuar mirë dhe për të

mbajtur mend atë që lexojmë. Për të arritur atje ku duhet është e nevojshme, e domosdoshme, të

bëjmë një lexim të zakonshëm, të nxituar, të thellë, pra një lexim për të studiuar.

Ti e di se si bëhet i frytshëm leximi kur studiojmë?

Po të propozojmë një pyetësor që të bën të mendohesh mbi shprehitë e tua të leximit. Për të

gjitha çështjet e parashtruara vër një kryq tek PO ose JO. Kolonën e fundit lëre të lirë.

Kur studiojmë PO JO Pikët

1. lexoj tërë tekstin

2. lexoj disa rreshta pastaj përsëriti

3. lexoj tekstin një herë të vetme

4. lexoj tekstin disa ë

5. lexoj me zë të lartë

6. lexoj dhe rilexoj pjesën që nuk e kam kuptuar

7. ndalem shpesh për t’u menduar rreth asaj që sapo kam lexuar

8. në mbarim të leximit rilexoj konceptet më të rëndësishme

Kur ndeshim një fjalë që nuk e kuptojmë

9. kërkoj menjëherë shpjegimin e mësuesit

10. kërkoj fjalën në fjalor

11. kërkoj ta kuptoj nga konteksti, nga kuptimi i përgjithshëm në tekst

12. ndërpres leximin sepse është shumë i thjeshtë

Kur ka figura dhe harta

13. e vërej në mënyrë të mjegullt

14. i vërej nëse më tërheqin në mënyrë të veçantë

15. i vërej me vëmendje dhe lexoj legjendën dhe diçiturat

16. nuk i vërej fare

Ndërsa lexoj tekstin në libër

17. jam mësuar që ta nënvizoj

18. nënvizoj pjesët më të rëndësishme

19. nënvizoj të gjithë tekstin

20. nënvizoj në leximin e parë

21. nënvizoj në leximin e dytë

22. nuk jam mësuar të nënvizoj

Kontrollo deri në fund të çështjes 5, cilat janë kutitë e këshilluara pastaj mbi kolonën e djathtë shëno 2 pikë

në çdonjërën prej atyre që bëjnë pjesë në shprehitë e tua.

Sa pikë u bënë të gjitha?

Të duket se ke një metodë të mirë leximi për të studiuar, apo duhet ende të përsosesh?

Pikat më të pëlqyeshme janë: 1, 4, 6, 7, 8, 10, 11, 15, 17, 18, 21. Shënum: Askush nuk ka të drejtë të japë

verdiktin e tij si më të mirin!

Leximi i thellë për të studiuar

* Leximi i thellë për të studiuar përmban dy qëllime të rëndësishme:

* Të kuptosh mirë tekstin

* Të ndash informacionin themelor nga ai më pak i rëndësishëm.

Të kuptosh mirë tekstin

Disa këshilla për të kuptuar mirë tekstin:

1. lexo tekstin herën e parë me vëmendje nga fillimi në fund

2. ndalo dhe rilexo fjalitë që nuk i ke kuptuar mirë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!