14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Kështu që historianët duhet të bëjnë interpretime dhe të nxjerrin përfundime nga prova të

vlefshme. Provat janë kategorizuar si burime primare (ato të krijuara në atë kohë të cilat kanë

lidhje për shembull me letrat bashkëkohore, ndërtesat, fotografitë, gazetat) ose sekondare (ato të

paraqitura mbas asaj kohe, periudhës me të cilën kanë lidhje, për shembull një çështje e vitit 1960

është e shkruajtur në vitin1980).

Burimet sekondare janë interpretime historike të së kaluarës. Në pjesën më të madhe,

nxënësit e shkollave fillore duhet të mbështeten tek burimet primare sepse ata nuk e kanë të

zhvilluar aftësinë e të menduarit abstrakt dhe kritik siç kërkohet tek krahasimi i burimeve

historike sekondare.

Kurrikuli i historisë përpiqet ti sigurojë fëmijët që ata të përfitojnë përvojë gjatë

përdorimit të burimeve historike në mënyra të thjeshta.

Në të gjitha nivelet kurrikula e historisë kërkon që fëmijët të ndeshen me një varg të

gjërë provash, burimesh. Shumë nga provat e dokumentuara dhe burimet e printuara janë më të

mirat në këto vitet e fundit, për shkak të problemeve të lexueshmërisë, por e rëndësishme është të

identifikohen për përdorimin e thjeshtë të provave, burimeve historike në të gjitha klasat.

Për fëmijët e klasave të shkollës fillore, theksi duhet të bjerë për vënien në dijeni për

vargun e gjerë dhe të shumëllojshëm të provave, burimeve historike. Nxënësit e klasave të 9-

vjeçares duhet të inkurajohen të bëjnë pyetje shumë të detajuara rreth burimeve, origjinës së tyre,

çfarë na tregojnë ne ato për të kaluarën, si ato mund të na japin prespektiva paragjykuese për të

kaluarën dhe se si ato lidhen me pjesën tjetër të provave mbi periudhën në fjalë. Qëllimi nuk

duhet të jetë vetëm që t’u japim fëmijëve përvojën mbi procesin e nxjerrjes së përfundimeve nga

burimet historike, por t’i bëjë ata të kuptojnë që çështjet e së kaluarës janë të bazuara në

interpretime, ku shumica prej tyre mund të ketë ndryshuar nëse janë gjetur prova të mëtejshme,

burime të reja historike.

‣ Sinteza dhe komunikimi

Një element kryesor në punën historike është rindërtimi imagjinar i së kaluarës dhe

komunikimi i këtij interpretimi të tjerëve. Kjo na përfshin ne në përgjithësimin e një shpjegimi i

cili është nxjerrë nga një numër burimesh, të përdorshme për rindërtimin imagjinar të ngjarjeve të

kaluara dhe për t’u komunikuar të tjerëve gjetjet tona. Nxënësve duhet t’u krijohen mundësitë që

të përdorin sa më shumë teknika dhe metoda, sa të jetë e mundur në mënyrë që të shkruajnë dhe

të tregojnë rreth gjetjeve të tyre historike. Duke vepruar kështu, ata mund të nxiten të përdorin

pjesët e ndryshme të informacionit dhe të interpretimeve të cilat i kanë akumuluar për të

rindërtuar një element të së kaluarës në mënyrë imagjinare.

Shpesh, duke bërë një model kështjelle ose vënia në skenë me anë të role-play, e një

ngjarje historike, procesi i ndërtimit ose i rikrijimit do të sjellë pyetje të tjera. Në këtë mënyrë

komunikimi i njohurive historike dhe interpretimi i tyre në disa mënyra veçanërisht përmes

diskutimit, bashkëbisedimit, do të sigurojë një mundësi për mësuesin që të vlerësojnë nivelin e

njohurive dhe aftësive të nxënësve.

Tërheqja dhe qëndrueshmëria e dukshme e interpretimeve për të kaluarën në libra,

piktura, filma dhe videot e DVD mund t’i sigurojnë këto interpretime me nje autoritet ekstra.

Shumë riinterpretime janë bazuar në kërkimet informuese historike dhe mund të na japin një

kontribut të madh për kuptimin tonë për të kaluarën. Akoma, nxënësit e fillores por dhe të rriturit

mund të pranojnë këto interpretime të së kaluarës si përfundimtare. Tanimë, si historitregues të

vjetër, që kanë një lloj përshtatjeje me publikun e tyre, ashtu si bëjnë dhe autorët, artistët, etj., në

përgjithësi na sigurojnë një lidhje më të sigurtë të së kaluarës me ditët e sotme. Fëmijët do ta

kuptojnë këtë nëse ata vetë eksperimentojnë këtë ndryshueshmëri paraqitjesh dhe të përdorin një

varg të gjerë të këtyre teknikave për ta përcjellë kuptimin e tyre në shkollë, familje dhe shoqëri.

‣ Gjuha dhe komunikimi në histori

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!