14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Disa ushtrime në fund të kapitullit propozojnë tashmë përmbledhje të këtij tipi. Kështu në

kapitullin e revolucionit francez, ne mund të përmbledhim duke mbajtur parasysh figurat.

Tri pamje

Drejtësia Rënia e Bastijës Deklarata e të Drejtave të Njeriut e të Qytetarëve

Por në ndonjë rast zgjedhja e figurave bëhet e tillë që të jetë më domethënëse, më e zakonshme,

por edhe e qëllimshme për të arritur një synim, mjaft që të jenë didaktike dhe të shprehin

shpjegimin e qartë: Kush? Ç’gjë Ku? Kur? Përse?

4. Përmbledhja me hartat-skemë

Hartat-skemë të koncepteve përgjithësisht janë të ngjashme> Ato shtrihen në të gjithë

përsëritjet dhe përmbledhjet e kapitujve. Ato merren kryesisht me konceptet (ose faktet, ngjarjet,

personazhet, popujt, si dhe dukuri historike të ndryshme, kulturën dhe qytetërimin...) duke u

lidhur me njëra-tjetrën me shigjeta që demonstrojnë lidhjen e domosdoshme midis tyre.

Ky rrjet konceptesh mund të bëhet një mjet i vlefshëm për të ritreguar përmbajtjen e kapitullit,

domethënë për të arritur përmbledhjen.

Përmbledhja mund të jetë sintetike, e formuar nga disa fjali të thjeshta, që janë lidhje të

treguara me shigjeta.

Hartat-skemë mund të shërbejnë edhe për dukuri të tjera historike, për informacione të tjera

(kohë, vende, shkaqe, pasojë, mënyrë veprimi, rrethana...) dhe shpjegime të tjera, siç do të kemi

rastin t’i shohim konkretisht.

KRISHTERIMI (Nga ku rrjedh emri?) është një FE MONOTEISTE (NJË ZOT) (Çfarë gjëra

shpjegon?) predikuar nga JEZUI I NAZARETIT (Kush është? Tregoni) solli PERSEKUCIONIN

(Përse? Kur?) etj.

Natyrisht e bëb përmbledhjen mirë kush ka ndërtuar hartat-skemë vetë, duke ndjekur fillin e një

arsyetimi të mirëfilltë: k?to harta-skemë janë më të frytshme dhe mbeten për një kohë të gjatë në

mendje.

5. Përmbledhja me fjalët e tua

Sillni ndërmend strategjinë e leximit selektiv, përzgjedhës?

Përdoreni atë edhe një herë, duke ripërshkuar tekstin nënparagraf më nënparagraf. Lexoni titujt

dhe pjesët e nënvizuara, duke e lënë mënjanë gjithë ç’mbetet, duke vëzhguar figurat dhe shenjat e

veçanta (për shembull shigjetat) e shënuara në tekst.

Pastaj përsëritim çdo nënparagraf, duke ndërtuar fjali të ndryshme nga ato të librit, pra duke

thënë përmbajtjen me fjalët e tua. Ky është edhe niveli më i lartë i kuptimit dhe një arritje shumë

e mirë për të bërë hapa të mëdhenj përpara, jo vetëm në histori, por edhe në përgatitjen e

gjithanshme intelektuale.

Të përmbledhësh në fakt do të thotë në substancë dy gjëra:

1. të pakësosh numrin e informacionit, të ndalesh në ato që janë themelore (pasi është dashur ta

përdorim këtë në disa operacione, siç është për shembull nënvizimi);

2. ri-ndërtimi i fjalive (madje është e pranueshme në fillim edhe me gabime, mjaft që t’i futemi

kësaj rruge të domosdoshme të kuptuari) duke përdorur fjalë të zakonshme.

Nëse përmbledhja jote do të jetë sintetike – por e kompletuar – do të kemi të bëjmë kështu me

një punë të shkëlqyer.

1. Mësoj për të reflektuar mbi “stilin” tim të studimit

Përqendrohu dhe organizo

* Si je mësuar për të studiuar? E ndien veten që je i mirëorganizuar? Je i përqendruar si dhe sa

duhet?

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!