14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2. kalo nga një koncept në tjetrin, duke ndjekur drejtimin e shigjetës (shigjeta me dy drejtime

tregon mundësinë e të proceduarit në të dy drejtimet). Siç dihet harta-skemë është vizatim i një

arsyetimi. Të lexosh mirë një hartë-skemë do të thotë të rindërtosh një arsyetim, Në këtë pikë

rregullat teknike nuk mjaftojnë më. Por sigurisht që duhet:

1. të njohësh mirë konceptet (ose faktet, personazhet, popujt, gjërat, ngjarjet...) që i gjejmë në

tekst dhe që përbëjnë boshtin e arsyetimit.

2. të gjesh lidhjet që i bashkojnë.

Ky veprim i fundit mund të jetë thjeshtuar nga fjalët e vendosura në shigjetë, porse objektivi i

fundit është që ti të shprehësh lidhjet me fjalët e tua.

Sa për fillim provo të lexosh hartën-skemë që nuk ka shpjegime në shigjeta dhe ju plotësojini

vetë kalimet. Harta-skemë, që duhen plotësuar, gjenden në ushtrimet në fund të shumë kapitujve.

Si e ndërtojmë një hartë-skemë?

Harta-skemë, si dhe vetë arsyetimet, janë një fakt sugjestiv. Ato prandaj dhe ndërtohen në

mënyrë që për secilin të rezultojë sa më e natyrshme, e krahasueshme dhe më e lehtë për t’u

mbajtur mend.

Ju mund të ushtroheni duke provuar të ndërtoni skemën e thjeshtë në formë ylli. Filloni me

një paragraf të veçantë, shkruani në qendër të yllit konceptin kryesor të paragrafit dhe në skaje,

në formën e rrezeve, faktet, ngjarjet, personazhet dhe gjëra të tjera që janë të lidhur me qendrën.

Bëjeni lidhjen duke shkruar me pak fjalë në anë të shigjetave, qëllimin, shkakun e lidhjes.

Ju mund të ndërtoni skemat në bllok të lidhura varg me njëra-tjetrën, për të treguar një ngjarje

sipas kronologjisë. Për shembull:

Antikiteti Mesjeta e Hershme Mesjeta e Vonë Koha Moderne

Skemat në bllok mund të tregojnë edhe një lidhje logjike, për shembull shkakun / pasojën.

Për shembull:

Epidemia vdekja zhdukje masive e popullsisë

Ose kur lidhja është e ndërsjellë:

Rritja e popullsisë rritja e prodhimit bujqësor

Fillimisht punën për një paragraf, ose për një pjesë të caktuar e zgjedh mësuesi.

Bëjmë përmbledhjen

* Në faqen e titulluar Mjetet për t’u orientuar kemi dhënë përmbledhjen e kapitullit (faktet

dhe ngjarjet historike) që mund të shërbejnë si udhërrëfyes në veprimet e mëtejme.

Por përmbledhja, si dhe zgjedhja e fjalëve-kyç ose ndërtimi i një harte-skemë, është më e

frytshme kur bëhet si rrjedhojë e një pune vetjake këmbëngulëse.

Aftësia për të përmbledhur zhvillohet pak nga pak. Ne do të paraqesim pesë tipe

përmbledhjesh, duke mbajtur parasysh rendin e rritjes së vështirësisë.

1. Përmbledhja “prit dhe ngjit”

Provojmë së pari një tip shumë të thjeshtë përmbledhjeje:

1. kopjo në fletoren tënde pjesën e tekstit që ke nënvizuar;

2. nëse është e nevojshme, për shkak të fakteve dhe ngjarjeve “të prera”, bashkoji dhe “ngjiti” ato

midis tyre me pak fjalë lidhëse.

2. Përmbledhja në dhjetë fjalë

Pastaj provoni edhe një fakt të dytë përmbledhjeje: për çdo nënparagraf vini një titull të ri

përmbledhës dhe mos i lini kurrë mënjanë dhjetë ose pesëmbëdhjetë fjalët e zgjedhur.

3. Përmbledhja me figura

Disa herë ilustrimet e tekstit tënd të historisë formojnë një lloj skeleti bazë, sipas të cilit mund

të ngrihet fare thjeshtë filli i diskutimit.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!