14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

1. nënvizo në leximin e dytë

2. mos nënvizo shumë ose gjithçka: nënvizo vetëm pjesët më të rëndësishme

3. nënvizo vetëm rregullat, definicionet.

Për ta thjeshtuar punën tënde të nënvizimit, duhet të mbani gjithmonë në sy titujt e paragrafëve

ose të nënparagrafeve. Në tekst ato janë të evidentuara mirë. Ato tregojnë cilët janë konceptet

kryesore dhe shërbejnë si udhërrëfyes për të bërë nënvizimet përkatëse. Kështu informacionet dhe

shpjegimet që kanë lidhje të drejtpërdrejt me titujt e nëntitujt, paragrafët e nënparagrafët janë të

paracaktuar për t’u nënvizuar, pa lënë pas dore edhe ato çështje që juve iu duken të rëndësishme

në lidhje me temën.

Paraqesim datat, grafikët

*Sa qenie njerëzore e popullonin Tokën në parahistori? Sa janë viktimat e luftërave botërore?

Sa shqiptarë kanë emigruar jashtë truallit shqiptar në Mesjetë dhe në ditët tona?

Edhe në librin e historisë, ashtu si në librin e matematikës, mund të gjejmë numra. Historianët

ato i përdorin për t’i rindërtuar ngjarjet dhe për t’u ballafaquar me faktet.

Datat historike mund t’i paraqesim edhe me vizatime të veçanta, grafikë, që përdoren mjaft

edhe në librat e historisë.

Më të zakonshmit janë tre: grafiku në formë torte, grafiku me kolona dhe grafiku i quajtur

ndryshe diagrama karteziane.

1. Ja një shembull i grafikut në formë torte që paraqet konsumin e energjisë në botë. “Torta”

tregon bashkësinë e konsumit, “fetat” e ndryshme burimet e energjisë së përdorur.

KONSUMI I ENERGJISË NË BOTË

Pamje grafik

2. Grafiku i mbiquajtur diagrama karteziane (Popullsia evropiane në Mesjetë) paraqet

përhapjen e një dukurie në kohë (trend), për shembull rritjen ose zvogëlimin e popullsisë,

çmimet, pagat, taksat etj. Në shembullin e mëposhtëm është paraqitur përhapja e popullsisë

evropiane (në milionë) në vitet e ndryshme të Mesjetës.

3. Grafiku me kolona (Imigrantët në SHBA) është lloji i grafikëve që ndeshim më dendur në

histori. Ky lloj grafiku mund të përdoret për dukuri të tipeve të ndryshme. Në shembullin e

grafikut të mëposhtëm paraqitet dukuria e imigracionit në SHBA midis viteve 1860 dhe 1910.

Lartësia e kolonave shpreh numrin e imigrantëve (në milionë) ngjyrosur sipas dëshirës.

POPULLSIA EVROPIANE NË MESJETË IMIGRANTËT NË SHBA

Pamje e dy grafikëve

Organizojmë informacionet: tabelat

* Shpesh datat dhe informacionet bëhen krejtësisht tonat kur ne i organizojmë mirë në tabela.

Në librin e historisë, në teste dhe ushtrime, mund të hasni tabela si kjo që është paraqitur më

poshtë: ajo na krijon mundësinë ta ndajmë informacionin, për shembull të Mesjetës së Hershme,

në disa kategori (popullsia, bujqësia, qytetet, tregtia ...).

Ky tip tabelash quhet njëdrejtimëshe.

Tabela

MESJETA E HERSHME (SHEK. VI, VII, VIII)

Qytetet Tregtia Bujqësia Peizazhet Popullsia Shëndeti Siguria

Mund të gjenden edhe tabela si kjo më poshtë, që na lejon jo vetëm të ndajmë informacionin në

kategori, por edhe ta ballafaqojmë atë (në këtë rast ballafaqimi bëhet midis dy pjesëve në të cilat

ndahet perandoria romake).

Ky tip tabele është quajtur dydrejtimësh. Një tabelë e tillë është për shembull ajo e orarit javor,

e paraqitur në ditarin tuaj shkollor.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!