14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Mund të veprosh kështu: hidhi një sy tekstit, lexo të gjithë titujt (atë të kapitullit, të

paragrafëve e të nënparagrafeve...), trego vëmendje për fjalët e nënvizuara (me të zeza, me

korsive, në thonjëza...), shiko ilustrimet, hartat, grafikët, tabelat, legjendat dhe diçiturat. Mos

lër pas dore faqen hyrëse me paraqitjen e kapitullit dhe kërkesat e punës pararendëse.

Nëse e kapërcen kështu dhe ecën bashkë me rrjedhën e tij, në një kapitull për shembull, para se

ta lexosh atë, ti do ta kesh më të thjeshtë ta kuptosh kur ta lexosh.

Bëj parashikime, prit pak, sill ndërmend

Ndërsa lexon me pjesë e kapërcim për të krijuar një ide rreth përmbajtjes, kërko të bësh

parashikime, prit pak dhe sill ndërmend (një figurë, nga ky titull kujtoj që flitet për..., kjo hartë

historike më thotë diçka lidhur me...).

Provo të kërkosh më tepër, nëse është diçka që ti e njeh në lidhje me argumentin në fjalë.

Ndoshta nuk ke dëgjuar asgjë për temën në fjalë, ose edhe për kapitullin, ndoshta ke parë

ndonjë film historik, ndonjë dokumentar televiziv, ke lexuar ndonjë libër apo roman me temë

historike etj. Ndoshta ke zgjedhur të kërkosh në vite të kaluarën ose të kujtosh diçka nga kapitulli

pararendës: sill ndërmend gjithçka që ke parë, ke dëgjuar e që di.

Por prit pak, bëj parashikimet e duhura, sill ndërmend e në kujtesë atë që të kërkohet, veçse

duhet ta dish se ky është një veprim i thjeshtë, parapërgatitor, që sjell pranë një kuptim shumë të

mirë të materialit historik më tej.

Gjej shpejt atë që të intereson:lexo duke kërkuar data dhe informacione

* Strategjia e të lexuarit sipas tipit C ka të bëjë me faktin se shkohet drejtpërdrejt në kërkimin e

datave dhe të informacioneve që të interesojnë, duke e kapërcyer gjithë ç’mbetet (mund ta

quajmë lexim përzgjedhës).

Është një tip leximi shumë i zakonshëm dhe është e qartë që edhe ti mund ta përdorësh.

Për shembull, mos lexo nga fillimi gjer në fund një numërator telefonik për të gjetur numrin që

kërkon, qa tërë gazetën “Çelësi” për të gjetur apartamentin me qira, aq tërë oraret e trenave e të

avionëve për të mësuar se kur nisen.

Edhe për studimin mund t’ia dalësh duke kërkuar një fjalë në fjalor ose të këshillohesh me

treguesin, ndërsa për të gjetur një datë mund të kërkosh në kronologji (përzgjedhësi i njohur i

datave).

Në të gjitha këto raste – dhe në shumë të tjera akoma – strategjia e leximit më e përshtatshme

është ajo përzgjedhëse, selektive.

Të dish për të nënvizuar

Për të përzgjedhur informacionin është e rëndësishme të dish se një rregull i mirë është

nënvizimi.

Ndoshta ti je i mësuar tanimë për ta kryer këtë veprim. Ky të jep mundësi për të dalluar pjesët

më domethënëse, duke e nxjerrë në pak dhe për ta rigjetur më lehtë në një kohë të dytë.

Nëse faqja nuk është e nënvizuar (majtas në shembullin e mëposhtëm), ose është tejet e

nënvizuar (djathtas), atëherë asnjëra nga pjesët nuk dallohet nga të tjerat. Një faqe e nënvizuar

mirë është një ndihmë e madhe, sepse të krijon mundësi ku të përqendrohesh dhe kujt t’i kushtosh

rëndësinë e duhur në studim.

Të nënvizosh keq (në një mënyrë të papërshtatshme për të studiuar) mund të jetë shenjë e një

kuptueshmërie të keqe. Prandaj është mirë të mos nënvizosh në leximin e parë – kur e gjithë

përpjekja është e përngrehur për të kuptuar – por në të dytin: edhe një lexues specialist (ekspert)

në leximin e parë ka rrezik të nënvizojë gjithçka, pasi çdo informacion e një rëndësie të dytë

mund t’i krijojë përshtypjen e informacionit të rëndësishëm.

Ja, pra, disa këshilla:

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!