14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Hartat historike dhe tematike

* Ky libër përmban një numër jo të vogël hartash historike dhe tematike (quhen harta tematike

ato që ilustrojnë një “temë” të veçantë, për shembull popullsinë, klimën, prodhimin e energjisë

etj.). Hartat historike për traditë janë të orientuara thuajse gjithmonë nga Veriu. Kjo do të thotë

se në hartat veriu është gjithnjë lart, ndërsa jugu gjendet poshtë. Lindja është në të djathtë dhe

perëndimi në të majtë të hartës.

Anët e horizontit (veri, jug, lindje, perëndim) shpesh nuk shënohen, kurse disa herë

përcaktohen në hemisfera, tropikë etj. Lindja, për shembull, quhet ndryshe edhe Orient.

Harta e Italisë

Legjenda: Italia Veriore Italia Jugore

* Ngjyros me ngjyra të ndryshme rajonet e Italisë së Veriut dhe të Jugut.

(Kjo mund të jetë edhe hartë e rajoneve të trojeve shqiptare)

* Përgjigju:

Cili det e lag Italinë në lindje? Cilët dete e lagin në Perëndim?

Leximi i një harte historike

*Hartat historike dhe tematike janë një ndihmë e madhe për të njohur më mirë faktet ose

dukuritë e ndryshme në hapësirë, domethënë për të lokalizuar ku kanë ndodhur ngjarjet. Për ta

përdorur më mirë një hartë lexohet më parë titulli: ajo të bën të kuptosh se çfarë paraqet harta.

Pastaj konsultohesh me legjendën: ajo shpjegon domethënien e simboleve të përdorura dhe të

ngjyrave. Është e detyrueshme të veprosh në këtë mënyrë sidomos me hartat që (si kjo më poshtë)

jep informacione të ndryshme.

KOLONITË GREKE NË MESDHE DHE NË DETIN E ZI

▀ Qytetet kryesore të themeluara

▀ Qytete koloni që varen nga të parat

▀ Të tjera koloni akeje ose dorike

Duke u nisur nga viti 750 p.K. dhe deri në mes të shek.V p.K. një numër i madh grekësh lanë

tokat e tyre (mëmëdheun) për të themeluar të tjerë qytete të rinj (koloni). Harta ilustron këtë

dukuri, por na jep edhe informacione të tjera.

*Duke vërejtur me vëmendje, lexo legjendën dhe plotëso tabelën më poshtë, duke shënuar në kolonën I

emrin e qytetit themelues – ndarë në grupe sipas ngjyrës – dhe në kolonën II, për çdo grup, shënohen

kolonitë greke që kanë një tjetër origjinë: shkruajini emrat në rreshtin e fundit.

Qytet themelues

Fokea, Samo, Milet

koloni

Me origjinë tjetër

Guidë e shkurtër e studimit të historisë

Të dish të lexosh mirë dhe të dish të studiosh janë aftësi që mësohen shkallë-shkallë: Guidë e

shkurtër e studimit të Historisë do të shpjegojë si të lexosh më mirë (domethënë më thjeshtë dhe

të kuptosh më mirë) dhe se si të studiosh në mënyrë sa më të frytshme (domethënë më shpejt dhe

të kujtosh më tepër).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!