14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Ndryshimi është një karakteristikë fondamentale për situatat njerëzore dhe ekzistenca e tij

është një element esencial për interesat tona për të kaluarën. Koncepti i fëmijëve për të kaluarën

mund të zhvillohet vetëm kur ata të kuptojnë që ndryshimi ndodh dhe gjërat nuk kanë qënë siç

janë tani.

Nxënësit në klasat e shkollës fillore mund të bëhen të vetëdijshëm për ndryshimet në botë

që ndodhin rreth tyre, duke eksploruar rritjen dhe zhvillimin e tyre, ndryshimet që mund të

vrojtohen në mjedis dhe eksperiencat e kaluara të prindërve dhe të afërmve të tyre më të rritur.

Është e rëndësishme që eksplorimi i të kaluarës në këtë mënyrë mund ta drejtojë

vëmëndjen e fëmijëve në aspekte që kanë qëndruar njëlloj, njerëzit në një fotografi të klasës së

prindërve të 1970-ës do të kenë ndryshuar por ndërtesa e shkollës mund të njihet nga nxënësit e

shkollës së sotme. Nxënësit më të rritur gjatë eksplorimit të një vargu temash dhe periudhash të së

kaluarës duhet të krahasojnë jetën në të kaluarën me atë të sotme. Nxënësit e viteve të katërta

dhe të pesta do të jenë të aftë të krahasojnë periudha të ndryshme të së kaluarës.

Shkallë-shkallë ata do të bëhen të ndjeshëm për pasojat e ndryshimit dhe duhet të

bashkohen me rëndësinë e elementëve të së kaluarës të cilat kanë mbijetuar edhe në ditët e sotme

për shembull mulliri i shekullit 18, kufijtë fushor, muri i verës, pemët e mbjellura një shekull më

parë, dhe mjete të tjera për transportin rrugor. Njohja e këtyre elementëve dhe kuptimi i pasojave

të ndryshimit janë esenciale për zhvillimin e vlerësimit të mjedisit nga fëmijët dhe ndjenjës së

përgjegjësisë.

‣ Shkaku dhe pasoja

Për të vendosur arsyet mbas ndryshimit dhe faktorët që mund të kenë shkaktuar ose

penguar ndryshimin janë fondamentale për historinë. Kjo punë kërkon disa aftësi për të lëvizur

mbrapa nga ngjarjet në fjalë, të nxjerrësh një numër burimesh dhe duke bërë gjykime rreth

motivit njerëzor. Brënda një konteksti të thjeshtë historik fëmijët e klasave të katërta dhe të pesta

do të jenë të aftë të njohin ndryshimin dhe të diskutojnë disa nga arsyet e zhvillimit si dhe të

komentojnë pasojat e ngjarjeve të njerëzve të asaj kohe.

Për shembull, ndryshimet në rrugë, trafiku në rrugë, sigurojnë studime të përpikta. Fëmijët

mund të priren të shikojnë ngjarje të së kaluarës në terma të thjeshtë të shkakut dhe pasojës,

shumë shpesh disa nga ngjarjet e prezantuara fëmijëve kanë përforcuar kuptimin e thjeshtë të

natyrës dhe pasojave të ngjarjeve në të kaluarën. Ngjarjet dhe zhvillimet janë zakonisht

përshpejtuar nga një numër faktorësh që kanë marrë pjesë në periudha të zgjatura ( më mirë se një

ngjarje të vetme) dhe ato mund të kenë një sërë të ardhurash ku shumica e tyre mund të jetë

komplet e paparashikuar.

Ky nivel i kuptimit të historisë është kompleks por diskutimet dhe debatet në klasë mund të

kenë një pasojë të rëndësishme për kuptimin e hollësishëm të historisë nga nxënësit. Eksperienca

e një tregimi të mirë historik mund ta lehtësojë këtë proçes duke i lejuar fëmijët të eksplorojnë

arsyet e ndryshme që gjënden mbas veprimeve të njerëzve.

‣ Përdorimi i burimeve historike,provave

Ne gjejmë diçka nga e kaluara përmes pyetjeve dhe nxjerrjes së përfundimeve rreth

provave të cilat i kemi gjetur nga punët që kanë bërë njerëzit.

Provat rrethojnë të gjithë elementët e mbijetuar nga e kaluara duke përfshirë objektet e

ndryshme të bëra nga njeriu, pikturat (që përfshijnë vizatime, piktura, gdhëndjet, fotografi, filma

dhe video), hartat, ndërtesat, mbishkrimet, dokumentat, të dhënat elektronike, librat, të dhënat e

mbledhura me gojë, peisazhi i cili është ndryshuar dhe i është dhënë një formë nga veprimet e

njerëzve. Për veç këtij vargu të gjërë provash, pak burime janë të kompletuara, të mirë mbajtura

dhe në disa raste origjina dhe statusi i tyre mund të mos njihet.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!