14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Në librin e historisë shkalla e kohës është ndërtuar në vijë horizontale, shigjeta e së cilës shpreh

drejtimin e leximit nga e majta në të djathtë. Shkalla mund të paraqesë periudha kohe të shkurtra

ose të gjata, vite, shekuj ose mijëvjeçarë. Megjithatë është e rëndësishme të kuptohet çfarë gjëje

të përbashkët ka koha e përzgjedhur. Për këtë qëllim duhet treguar vëmendje në legjendë dhe në

kërkesën e shprehur.

Provo t’i vendosësh në shkallën e kohës:

476 ra Perandoria Romake e Perëndimit

79 shpërthimi i Vezuvit dhe pluhuri i tij mbuloi Pompein

800 Karli i Madh u kurorëzua perandor

525-565 mbretërimi i Justinianit, perandor bizantin

Shek.I shek.II shek.III shek.IV shek.V shek.VI shek.VII shek.VIII shek.IX shek.X

Tryeza kronologjike

*Tryezat kronologjike janë përzgjedhje të ngjarjeve historike të vendosur në shkallën e kohës,

domethënë të vendosur në rend kronologjik, nga koha më e vjetër drejt ditëve tona.

Duke vërejtur tryezën kronologjike secili do ta ketë më të thjeshtë për të kuptuar menjëherë

cilat ngjarje kanë ndodhur më parë, cilat më pas dhe cilat janë bashkëkohore (domethënë që

ndodhin në një kohë me ne). Tryezat nxjerrin në pah vazhdimësinë e ngjarjeve (më parë – më

pas) dhe bashkëkohësinë me ne.

Mësojmë të orientohemi në hapësirë

Paraqitja e Tokës

*Vëzhgo të dy planisferat. Fjala planisferë do të thotë paraqitje e sipërfaqes tokësore mbi një

plan të rrafshët.

Planisfera 1

Planisfera 2

Mbi planisferën I Evropa duket më e madhe se Amerika e Jugut dhe pak më e vogël se Afrika.

Megjithatë e dimë që Amerika e Jugut ka një sipërfaqe 17,8 milionë km 2 , Afrika rreth 30

milionë km 2 dhe Evropa 10.5 milionë km 2 .

Në planisferën II disa kontinente kanë formë më të zgjatur, të tjerë duken më të ngushtë.

Megjithatë ato i përgjigjen realitetit: Amerika e Jugut është më e gjatë se Evropa dhe Afrika

edhe më e gjatë se Amerika e Jugut. Kështu asnjë kontinent nuk rezulton më i madh ose më i

vogël se ç’është nga tjetri në realitet.

Pse të mos duket sipërfaqja e kontinenteve më e madhe ose më e vogël se ç’është realisht? Pse

jo forma e tyre të mos jetë pak e rreme? Mos është një gabim i atyre që e kanë bërë hartën

(hartografët)? Rajonet e hartave gjeografike nuk janë asnjëherë të sakta, sepse kjo nuk është e

mundur për t’u paraqitur mbi një fletë të rrafshët, për më tepër duke qenë një sipërfaqe sferike

(siç është Toka) pa u deformuar pak ose shumë*. Ky lloj deformimi me fjalë të tjera kuptohet

edhe kështu: si paraqitja e një njeriu të dobët pak më të shëndoshë, ose e kundërta, oae një njeri

të shkurtër si pak më të gjatë...

* mund ta bësh ti vetë provën me anën e një lëkure portokalli të hequr me kujdes nga fruti. Për ta shtrirë

atë në një plan të rrafshët do të jesh i shtrënguar ta presësh në ndonjë pjesë, duke shtuar një hark të tepërt,

apo duke ngrënë ndonjë vijë tjetër...

Në planisferën I Evropa është e zmadhuar sepse është dashur t’i jepet më tepër rëndësi, duke

respektuar të gjitha kontinentet e tjerë. Në të dytën çdo shtet ka paraqitjen e tij të drejtë të

shtrirjes territoriale. Prandaj dhe një organizatë e madhe ndërkombëtare siç është OKB ka

përzgjedhur variantin e dytë për paraqitjen e sipërfaqes tokësore në hartat gjeografike dhe

historike.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!