14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Tri pamje

Italia shpallet republikë, pas Luftës së Dytë Botërore

Një nga biçikletat e para e përdorur deri në fund të shek.XIX.

Kompjuteri dhe telefoni celular.

Si është bërë ky libër

(Paraqitet një faqe e marrë nga libri dhe bëhen shpjegimet e rastit për të gjithë përmbajtjen e

tij).

Si t’i kërkojmë informacionet

Për të kërkuar informacionet në një libër bëhet një “lexim përzgjedhës”. Është një mënyrë të

lexuari që e përdorim kur mësojmë gjëra që na duhen për momentin: një fjalë, një argument, një

titull... Për të bërë lexim përzgjedhës do të na duhet të ndajmë pikat e sakta të tekstit në të cilin

gjejmë informacionin që kërkojmë, duke mënjanuar pjesën tjetër. Për këtë qëllim na ndihmon

ndarja në paragrafe.

Gjithashtu ndihmë na japin edhe kryerreshtat, si dhe fjalët me të zeza

Nëse kërkoni informacione më të detajuara për (për shembull) kështjellat

Kërkoje atë fjalë midis fjalëve më të evidentuara në paragrafë, kryerreshta dhe fjalët me t zeza.

Mund të lexoni fillimin e një kryerreshti, deri sa ta gjeni argumentin që ju intereson.

? Kërko informacion në tekst për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje:

Përse do të fillonin atë kohë ndërtimin e një kështjelle?

Kush e bënte ndërtimin?

Kërko informacionin që të intereson (për kështjellat) në libra të tjerë, ose në Internet.

FJALOR ATLASE INTERNET

Fjalori shërben për të gjetur domethënien e një fjale. Fjalët janë dhënë sipas rendit alfabetik.

Kështjellë kompleks i ndërtuar me fortifikime, rrethuar me mure dhe kulla, për t’i shërbyer më mirë

zotërinjve feudalë dhe shpurës së tij me luftëtarë e shërbëtorë.

? Ç’ishin kalorësit? Kërkoje në fjalor.

Atlaset janë krijuar për t’i kuptuar më mirë faktet historike, si dhe për të krijuar një ide më të saktë për

hapësirën historike.

Nëse ke nevojë për të ditur se si paraqiten ngjarjet historike në atlase, duhet njohur mirë edhe hapësira

gjeografike, mbi bazën e të cilës ndërtohet edhe një atlas historik.. Hartat e librit janë thjeshtëzime të atlasit

historik.

? Ju mund të gjeni një hartë historike që flet për një shtet, apo një perandori .Interpretoni legjendën e

hartës.

Interneti është një nga mënyrat më interesante të kërkimit historik. Ju mund të futeni në Google.

? Bëni një kërkim për shembull të fjalës kështjellë, ose jeta e përditshme në kështjellë:

Kujdes! Mos i qëndroni besnik gjithë asaj që keni gjetur. Sepse është e nevojshme që të kërkoni edhe në

muze, në bibliotekë, në institucione të tjera publike etj.

Si e studiojmë historinë

Për të studiuar nevojitet të bëjmë një “lexim analitik” të librit, domethënë të lexojmë me

vëmendje tekstin e një paragrafi të dhënë, për të kuptuar mirë domethënien e fjalive dhe lidhjet

midis tyre.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!