14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Hapi dytë. Hyrja në rol.

Kjo është më e rëndësishmja dhe pjesa më e vështirë e proçesit. Në fillim fëmijët do të

kërkojnë shumë ndihmë nga mësuesi i cili mund të stimulojë mendimin e tyre përmes pyetjeve të

fokusuara dhe përmes plotësimit të provave të selektuara nga periudha. Fëmijët me eksperiencë

në këtë teknikë do të kenë më pak nevojë për ndihmë dhe disa nga këto punë mund të

kompletohen në mënyrë të pavarur në shtëpi.

Nxënësit do të selektojnë një karakter (personazh) nga lista e karakterëve në skenar. Atyre

mund ti kërkohet të shkruajnë pesë pika rreth karakterit të tyre, i.e, emri i tyre, seksi, ku jetojnë

etj dhe të sjellin një fotografi të shtëpisë së tyre. Ata pastaj duhet të imagjinojnë rolin e këtij

karakteri.

Objektivi i ushtrimit, që të flasësh si personazhet që ata kanë imagjinuar, pjestarët e grupit

duhet të njoftojnë, përmbajtjen e skenarit të tyre, pjestarëve të të njëjtit grup. Për shembull, një

pjestar i grupit të pronarëve të tokës mund të thotë:

Unë jam zoti S.Mulleti. Unë zotëroj disa ha tokë në Mullet. Unë nuk kam qënë jasht shtetit

dhe nuk kam ndërmend të shkoj. Unë nuk e di si duket toka ime. Një qehaja menaxhon tokën time

dhe merr qiranë nga ajo dhe ma dërgon mua. Unë nuk kam interes për mirëqënien e banorëve.

Personazhe të tjera mund të improvizojnë pronar tokash jo të përgjegjshëm. Ata të gjithë

duhet të zhvillojnë një karakter.

Unë jam zoti I.Toptani, edhe unë jam gjithashtu një pronar tokash i larguar dhe jam dakort

me zotin S.Mulleti….

Ata duhet të përgatiten që ti përgjigjen pyetjeve rreth vetes së tyre si personazhet e

tyre dhe duhen inkurajuar që të interpretojnë skenarin dhe ta shpërndajnë atë me fjalët e

tyre. Fëmijët gjithashtu mund të marrin përsipër të bëjnë kërkime të mëtejshme për

personazhet e tyre.

Hapi tretë. Diskutimi me grupe të tjera.

Kur grupet mendojnë se janë gati, personazhet e secilit grup thonë se kush janë dhe çfarë

këndvështrimi kanë për të tjerët. Mësuesi duhet ti pyesë personazhet dhe ti inkurajojë ato të

shprehin ndjenjat e tyre, pikpamjet dhe opinionet mbi deklaratat e të tjerëve.

Hapi katërt. Si zhvillohet kriza.

Roli i mësuesit bëhet, kronist duke bërë fazat e krizes. Këto mund të jenë:

• Dëmtimet e para u zbuluan dhe prodhimet e para u dëmtuan në 1934.

• Prodhimi bujqësor u shkatërrua dhe njerëzit janë në varfëri të plotë.

• Fillimi i punës për të ndihmuar njerëzit e varfër.

• Falimentimi i punës për ndihmë, gjëndja e vështirë e qeverisë.

• Emigrimi dhe konsolidimi i pronës së madhe çifligare.

Në çdo fazë mësuesi i inkurajon personazhet e secilit grup që të shprehin opinionet e tyre,

të justifikojnë veprimet dhe ti përgjigjen veprimeve dhe opinioneve të të tjerëve. Për shembull,

reagimet e para të fshatarëve, për falimentimin e parë, mund të jetë kërkimi i uljes së qirasë. Kjo

mund të refuzohet nga pronarët e tokës të cilët mund të mendojnë që kërkesat e qiraxhinjëve janë

thjesht një shfajsim për të mos paguar qiranë.

Kriza po keqësohet, mbledhësit e qirave mund tu thonë pronarëve të tokave që për

mbledhjen e qirave nuk bëhet fjalë, por disa pronarë tokash mund ti refuzojnë disa nga kërkesat e

tyre. Pronarë tokash të tjerë mund të përgjigjen duke apeluar në qeveri që të ndihmojë ata, kjo do

të provokojë një reagim nga të varfërit.

Fillimisht fëmijët mund ta ngadalsojnë shprehjen e opinionit në personazh, por gjatë

progresit ata do të zhyten akoma më shumë në personazhin e tyre dhe debati mund të nxehet, e

kaluara bëhet reale kur fëmijët përdorin provat e mbledhura në skenar.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!