14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

• Ato mund të fillojnë të zhvillojnë një sens për kohën ndryshe nga ai i veti, dhe të

kuptojnë që gjërat nuk kanë qënë njëlloj si tani.

Kuptimi kohor i fëmijëve dhe kronologjia mund të zhvillohet nëpërmjet këtyre fillimeve

vendimtare. Në klasat e shkollës fillore vazhdimësitë që janë më pak të gjata e të përpunuara me

hollësi mund të njihen dhe të diskutohen në elementë personal, familjarë dhe histori lokale, në

shumë nga tregimet historike të cilat pëlqehen nga fëmijët e kësaj moshe.

Objektet, fotografitë, pikturat, mund të përdoren për të treguar këto vazhdimësi të cilat pastaj

mund të diskutohen duke përdorur terma si “përpara”, “mbas”, “pastaj”, “tjetër”. E kaluara vetë

mund të jetë e padiferencuar, por fëmijët duhen inkurajuar të eksplorojnë se si jeta e të njohurve

të tyre dhe sendet e vëndet e përditshme që ata ndeshen mund të kenë ndryshuar. Në këtë mënyrë

ata mund të dallojnë qartë të kaluarën nga e tashmja dhe nga e ardhmja.

Gjatë kohës fëmijët në shkollën fillore do të ndeshen me një varg të gjërë të studimeve lokale

dhe do të fillojnë të eksplorojnë periudha të ndryshme të së kaluarës. Të gjitha këto tema

sigurojnë mundësi për të shpjeguar vazhdimësinë.

Më tutje, referencat e ngjarjeve historike bashkë me shkallët kohore të përshtatshme mund të

ndihmojnë fëmijën ti vendosin individët, familjet, njerëzit dhe ngjarjet brënda një hapësire të

gjërë në të kaluarën. Vetëdijshmëria dhe diferenca kronologjike e të kaluarës mund të përpunohet

më tej në klasat e shkollës 9-vjeçare.

Mund të kompletohet dhe kur aftësia matematikore e fëmijëve të rritet, kështu nxënësit do të

mundin ti vendosin njerëzit, objektet, ngjarjet në një vazhdimësi të gjërë historike. Gradualisht,

fëmijët do të njohin disa tipare çelës të jetës në periudha të veçanta dhe do të fillojnë të përdorin

shprehje si “Epoka e Gurit”, “Epoka e Hekurit”, etj.

Disa data çelës do të na duhen në mënyrë të natyrshme në kontekstin e studimeve për

shembull 1443, 1878, 1912,1944 etj dhe këto duhen mësuar.

Megjithatë, aftësia kronologjike nuk të detyron të mësosh datat përmendësh.

Mësimi i temave historike në mëyrë të ngurtë kronologjike nuk rekomandohet në kurrikul sepse:

• Formimi i konceptit për kohën, për të kaluarën tek fëmijët e vegjël realizohet kur përfshin

eksperiencën e tij/saj dhe eksperiencën e atyre që janë të njohur nga nxënësit.

• Një studim kronologjik i rreptë duke filluar nga “Epoka e Gurit” nuk na garanton që fëmijët

do të fitojnë një aftësi për të kuptuar të gjitha periudhat e lidhura me historinë.

• Trajtimi kronologjik mund të krijojë probleme të pa planifikuara, jo vetëm në shumë klasa

edhe në shkolla të ndryshme por më e rëndësishme është kur shkollat duan të organizojnë

kurrikula duke përdorur tema nga historia lokale. Për shembull, një shkollë e vendosur afër

një kështjelle si ajo e Petrelës, mund të përdoret si baza e një studimi të detajuar në klasat e

pesta. Kjo do të jetë diçka e detajuar nga ana kronologjike.

Kurrukula rekomandon:

Puna historike e fëmijëve fillon me vetë të kaluarën e tyre dhe me atë të familjes së tyre dhe

komunitetit.

• Fëmijët nga klasa e katërt dhe sipër, studiojnë elementë nga periudhat e hershme, të mesme e

moderne në çdo vit.

• Përdorimi kostant është bërë i përshtatshëm duke përdorur shkallë kohore për ti ndihmuar

fëmijët të vendosin episodet e studiuara në një kontekst relativ dhe të bëjnë lidhjet e

rëndësihme midis një periudhe të një studimi dhe ato që pararendën atë dhe e ndoqën atë.

• Një trajtim kronologjik i një numri temash, për shembull ato të trajtuara brënda një periudhe

disa javëve mund të jenë gjithashtu të këshillueshme.

‣ Ndryshimi dhe vazhdimësia

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!