14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Efekti i ndarjes mund të jetë i ngritur, në qoftë se është e mundur për emigrantët të shkojnë tek

një pjesë në fund të sallës ose në skenë ose jashtë dhomës. Pjestarët e mbetur të familjes të

kthehen në shtëpitë e tyre në sallë.

Hapi katërt. Udhëtimi.

Do ishte e përshtatshme përdorimi i efekteve të tingujve të erës, velave dhe dallgëve që

përplasen në anije, më pas mësuesja do të shpjegojë që tani janë të gjithë në anijen Partizani të

drejtuar drejt Italisë. Ai/ajo flasin për kushtet në anije. Ai/ajo mund ti lejojë fëmijët që të takohen

me pasagjerët nga familje e ndryshme dhe mund të prezantohen të flasin se si do të jetë Italia, si

ndjehen për largimin nga shtëpia, shpresat dhe frika e tyre.

Hapi pestë. Lënia prapa.

Pyetjet dhe diskutimet duhet ti inkurajojnë ata që mbetën në Shqipëri, për të artikuluar

shqetësimet e tyre, frika për të afërmit e tyre dhe shpresat që kanë për tu bashkuar me shokët në

Itali.

Hapi gjashtë. Shtëpitë e reja.

Emigrantët arritën mirë në Itali, tani ata po shohin për punë, për të gjetur miqtë, komshinjtë

ose grupe fetare, me të cilët ata janë të lidhur. Më pas ata i shkruajnë letra për në shtëpi duke

dhënë detaje mbi udhëtimin, impresionet për Italinë dhe duke u munduar të bindnin ata që kanë

ngelur në Shqipëri që të bashkohen me ta.

Hapi shtatë. Konkluzione.

Një ndërrim i korespondencave të imagjinuara mund të jetë baza për një punë të shkruar në

gjuhën e mësimit. Fëmijët duhet të përpiqen, të inkurajohen që ti bëjne letrat sa më autentike,

mbase duke i bashkangjitur elementë prove të cilat mund të ndeshen në mësimet e mëparshme.

Studimet mbi gjeografinë e Italisë do të ishin shumë efektive për këtë punë.

Shembull Nr.11.

Metoda “role-play”: Kriza e Madhe(Bota midis dy luftërave).

Në këtë tip mësimi theksi bie mbi fëmijët të cilët do të adoptojnë opinione, besime dhe

sjelljet e individëve dhe grupeve në të kaluarën dhe pastaj duke bashkëvepruar me individë të

grupeve me konflikt interesi, përmes diskutimeve. Mësimi nuk kërkon lëvizje dhe është ideal për

situatën e klasës. Do të ishte mirë nëse fëmijët do të studionon shkaqet, progresin dhe pasojat e

krizës dhe të jenë familjarizuar me masat lehtësuese të përdorura në atë kohë. Qëllimi kryesor i

mësimit është që ti bëjë fëmijët të kuptojnë motivimet, frikën dhe shqetësimet e atyre që u

përfshinë dhe të vlerësojnë kompleksitetet e portretizuara.

Hapi parë. Karakteret e grupeve.

Fëmijët janë ndarë në grupe për temën në fjalë, ato janë:

• Pronarët e tokës.

• Ndërmjetës dhe qiramarrës.

• Pjestarë qeverie.

• Pjestarë të klasës së mesme (si tregëtarë, avokatë dhe biznesmenë që jetojnë në qytet).

• Fshatarët (ky grup duhet të jetë dy herë më i madh se grupet e tjera).

Çdo grup është i pajisur me “letra udhëzimesh” ose dorëshkrime. Kjo fletë siguron

informacion bazë rreth tipeve të njerëzve në grup, shqetësimet e tyre dhe opinionet se si do ta

shohin secilën nga ngjarjet e mëdha të urisë. Kjo vepron si burim bazë në diskutime dhe në qoftë

se është e mundur duhet të ketë disa prova nga kjo periudhë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!