14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Organizimi i mësimit

Mësimi i historisë i bazuar në dramë ka si qëllim, të bëjë të mundur, që fëmija të flasë ose të

veprojë në përputhje me karakterin e personazheve. Pothuajse çdo temë, tregim ose ngjarje mund

të bëhet baza e eksperiencës së dramës për fëmijë.

Dy tipe mësimi janë përshtatur për mësimin e historisë:

• “Fjalimi përmes metodës”, i cili është i përshtatshëm për klasat e shkollës fillore. Përgjegjësia

bie mbi mësuesin që të sigurojë dhe të prezantojë gjithë informacionin.

• “Metoda role-play”, në të cilin fëmijët janë pajisur me informacion mbi karakteret e

personazheve të tyre dhe ata pastaj prezantojnë rolin para klasës.

Shembull Nr.10

Një bisedë përmes mësimit: “Emigrimi i shqipëtarëve pas vitit 1990”.

Ky mësim mund të përdoret për të përforcuar kapitullin mbi “Periudhën e ndryshimeve

demokratike në Europën Lindore.

Informacion të nevojshëm dhe të përdorshëm për këtë temë mesuesit mund të sigurojnë nga

burime të ndryshme si shtypi, emisionet televizive dhe mjaft libra artistikë me kujtime të atyre

viteve.

Veprimet në mësim janë të drejtuara nga mësuesit përmes pyetjeve, tregimeve dhe

pjesmarrjes në drama. Mësimi kërkon hapësirë si për shembull një sallë, ku nxënësit të lëvizin

lirshëm.

Hapi parë. Vendosja e skenës.

Duke u ulur në mes të skenës, mësuesi u shpjegon fëmijëve që është viti 1990 dhe janë

duke jetuar në Tiranë. Nxënësit duke bërë pyetje dhe bisedë me mesuesin, duhet të mendojnë

rreth situatës në ato vite:

• Një pjesë e mirë janë të persekutuar nga regjimi komunist dhe ndërkohë që ata nuk janë

shumë të shëndetshëm

• Shumë nga ata janë të pakënaqur, ajo çfarë i shqetëson më shumë ata është sepse po trajtohen

jo drejtësisht në Shqipëri për shkak të regjimit.Ata nuk durojnë dot dhe shohin pak

prespektiva për ta përmirësuar gjëndjen e tyre në tokën e vet.

Hapi dytë. Formimi i grupeve dhe i familjeve.

Mësuesi i cakton fëmijët në grupe familjesh dhe u kërkon atyre të diskutojnë dhe të

vendosin se kush janë në familje, emri i familjes dhe ku jetojnë ne Tiranë. (disa nga këto detaje

mund të bazohen në një kërkim të hershëm mbi periudhën, në dokumenta të përdorura gjatë

mësimit, etj). Përmes pyetësorëve, fëmijët duhen inkurajuar të imagjinojnë llojin e familjes ku

jetonin, si e fituan bukën e gojës etj.

Hapi tretë. Takimi me pronarin e anijes.

Mësuesi pastaj merr rolin e pronarit të anijes me emin Partizani. Ai është duke qëndruar

afër portit të Durrësit duke biseduar me përfaqësues të familjeve që do të emigrojnë në Itali. Ai

bën apelim sensit të tyre të drejtësisë dhe lirisë. Italia është vënd i shpresave. Ai sugjeron se duhet

të emigrojnë mundësisht në anijen e tij të sigurtë. Mund të sugjerohet që familja të shkojë e tëra

ose vetëm një ose dy anëtar të familjes.

Pregatitjet janë bërë. Fëmijët duhet të ndihmojnë familjen për tu përgatitur për udhëtim.

Ata mund të shikojnë hartën për të parë se ku po shkojnë, dhe sa kohë duhet për të arritur. Këto

çështje më pas duhet të diskutohen dhe komentohen. Erdhi dita për të gjithë emigrantët që të ikin.

Të gjithë familjet kanë dalë në port për të parë të dashurit e tyre që ikin. Ata thonë mirupafshim

dhe premtojnë që do të shkruajnë. Fëmijët i thonë njëri-tjetrit mirupafshim dhe emigrantët nisen.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!