14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

• Me kalimin e kohës kufiri midis burimeve të dokumentuara dhe atyre të ilustruara mund të

bëhet jo i qartë. Reklamat dhe artikujt e gazetave, për shembull mund të përmbajnë tekste

dhe fotografi, më shumë të ilustruara janë hartat e diagramat. Në përgjithësi, gjetja e këtij

materiali do të jetë më e lehtë për fëmijët.

• Duhet ti jepet rëndësi dhe leximeve që bën mësuesi nga burime të rëndësishme për fëmijët.

Burime të përshtatshme për historinë e dokumentuar përfshijnë:

• Gjëra nga historia e vetë fëmijës, duke përfshirë, kartolina ditëlindjeje, librat e parë, një

album etj.

• Reklamat, paketimet, etiketat, biletat shumë shembuj të këtij tipi mund ti gjejmë në

muzeumet lokale por edhe në shtëpitë e prindërve të fëmijëve që mbajnë gjëra të

ndyshme jo më në përdorim ose jo më të domosdoshme në përgjithësi.

• Revista të botuara më parë, shpesh janë shitur në tezga librash të dorës së dytë. Pikturat dhe

reklamat, prej tyre mund të rikrijosh pamjet e shtëpive, rrobave, makinave të dekadave të

kaluara.

• Rregjistrimet e shkollave, të cilat përshfshijnë librat mësimor, rregjistrat e pranimit dhe

ndonjëherë edhe proçesverbalet që mbahen në shkollë. Shumë shkolla kanë rregjistra të

vjetra shkollore të përdorura në mënyrë të rregullt, ato mund të jenë me shumë vlerë.

Disa nga këto dokumenta përmbajnë informacion të ndjeshëm dhe duhen kontolluar mirë

nga mësuesi përpara përdorimit të tyre. Është e rëndësishme që fëmijët ta zotërojnë

materialin origjinal, dhe përdorimi i gjërë i rregjistrave duhet shmangur, fotokopjet duhet

të përdoren në vend të tyre.

• Gazetat, sidomos ato kopje gazetash lokale që janë të disponueshme në libraritë lokale.

• Kartolinat dhe letrat.

• Pulla, monedha dhe kartmonedha.

• Orare të vjetra që gjënden në librari të dorës së dytë. Oraret e trenave janë në veçanti

interesante dhe fëmijët mund të hetojnë mbi ndryshimet që janë bërë në rrjetin

hekurudhor ose të zbulojnë gjurmët e udhëtimeve që kanë bërë gjyshërit dhe stërgjyshërit

e tyre të cilat tani mund të bëhen me makinë.

• Mbishkrimet në gurët e varreve, gurët e themelit etj. Mbishkrimet e varreve janë shpesh të

shkurtëra por ato mund të na tregojnë shpresat e njerëzve në të kaluarën si dhe ato shfaqin

dallimet sociale.

• Pakot e dokumentave të prodhuara dhe dërguara nga institucionet shtetërore. Këto mund të

përmbledhin dokumenta të nevojshme dhe një informacion të mirë mbi bekgraundin e

asaj periudhe. Këto janë më të përshtatshme për informimin e fëmijëve të fillore por kanë

nevojë për një seleksionim të kujdesshëm.

• Librat mësimorë dhe ilustrimet e tyre. Shumë libra mësimor përfshijnë burime të

dokumentuara dhe kur ti zgjedhin ato, rangu dhe përshtatja e ekstrakteve të përdorura

duhen ekzaminuar.

Diskutimi rreth dokumentave(burimeve historike).

Diskutimi mbi dokumentat, sidomos në grupe, mund të organizohet përmes pyetësorëve

dhe dhënies së detyrave që kërkon aftësi të ndryshme nga nxënësit.

Këto duhet të përfshijnë:

• Nxjerrja e fakteve dhe selektimi i informacionit. Kjo është mënyra më e lehtë në të cilën

provat e dokumentuara mund të përdoren. Pyetjet duhet ti inkurajojnë fëmijët që të gjejnë

fakte rreth periudhës ose ngjarjes historike nga burimet. Kjo metodë mund të përdoret

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!