14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Hapi katërt.

Organizimi i vizitës.

Gjatë vizitës në vënde të ndryshme në mjedis fëmijët do të mësojnë më shumë kur janë të

ndarë në grupe të vogla dhe duke patur një përgjegjës grupi. Kjo rrit organizimin, sigurinë dhe

siguron burime të konsiderueshme historike, mësuesit duhet të kenë kujdes për zbatimin e

rregullave të shkollës.

Shumë shkolla përfitojnë nga ndihma e prindërve që japin gjatë vizitave që bëhen nga

nxënësit jashtë shkollave. Në të gjitha rastet kur janë të përfshirë prindërit ose të rriturit e të tjerë

në supervizimin e nxënësve duhet të merret miratimi i drejtorit dhe i bordit menaxhues.

Ndihmësve u duhet ti jepen instruksione të qarta mbi detyrën e marrë nga nxënësit, emrat e

nxënësve në grup, disa burime që mund të jenë të rrezikshme dhe duhen të hartohen proçedura në

rast emergjence.

Hapi pestë.

Zbatimi.

Zbatimi duhet të sigurojnë për fëmijët që të:

• Krahasojnë dhe diskutojnë gjetjet e tyre dhe observimet.

• Të diskutojnë përfundimet të cilat i nxorrën nga provat e vrojtuarara.

• Të gjejnë më shumë prova mbi elementët që gjetën në mjedis.

• Të prezantojnë gjetjet e tyre, mbase në një seri modelesh.

Një ushtrim interesant me nxënësit e rritur të cilët kanë përfunduar studimin në mjedise

lokale është që tu kërkohet të plotësojnë një detyrë për fëmijët më të vegjël ose një udhëzim,

fletëpalosje për turistët që vizitojnë zonën.

Hapi gjashtë.

Ndarja e burimeve.

Një fletëpalosje e kërkuar, e suksesshme, përfaqëson një investim të mirë të kohës

së mësuesit. Duke bashkëpunuar dhe duke shkëmbyer fletëpalosje më mesuesit e

shkollave të tjera, një bankë pyetjesh dhe udhëzimesh të përshtatshme për përdorim në

një mjedis lokal mund të sigurohet. Këto është e nevojshme të botohen në mënyrë që të

përshtaten me nevojat e klasave të ndryshme të shkollës 9-vjeçare.

‣ Provat e dokumentuara.

Provat e thjeshta të dokumentuara luajnë një rol të veçantë në studimet e nxënësve për

mjedisin lokal dhe mund të përdoren për të studiuar mbi aspektet historike kombëtare.

Një pjesë e provave orale dhe dokumetat e shkruar na japin mundësi më të mira për të

përfituar disa nga impresionet e mendimeve dhe ndjenjave të njerëzve të përfshirë në ngjarjet e të

kaluarës. Shumë burime të shkruara mund të shfaqin një numër vështirësish për nxënësit e

shkollave fillore, prandaj mësuesit e këtyre shkollave duhet ti zgjedhin burimet historike.

• Një seri burimesh të dokumentuara janë të rëndësishme për të nxitur fëmijët që të përdorin

burimet e shkruara. Shumë dokumenta duhen botuar përpara se tu prezantohen nxënësve.

• Niveli i fjalorit në shumë letra, libra dhe dokumenta të tjerë është i përshtatshëm vetëm për

të rriturit, kështu që fëmijëve do tu nevojitet që shumë terma tu shpjegohen më përpara.

• Dokumentat e shkruara me dorë dhe burimet e printuara të vjetra janë të vështira për

fëmijët për tu deshifruar.Duke prezantuar dokumenta të fotokopjuar ose të fotografuar në

origjinal, të shkruara me dorë ose printimet na japin disa fragmente autenciteti, por prapë

për fëmijët do të jetë e vështirë për tu lexuar. Një version i shtypur (me makinë shkrimi) i

ekstraktit do ti lejojë fëmijët që të kenë akses tek informacioni i rëndësishëm, gjatë

leximit të dokumentit. Në qoftë se është e mundur në ndihmë të nxënësve duhet të

vendosen në dispozicion të dyja versionet, ai i shtypuri dhe origjinali.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!