14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

vrojtuesin e rastësishëm, (për shembull një detaj vizatimi mbi derë, një mbishkrim në një

ndërtesë).

Mënyra më e përshtatshme për të bërë këtë është pajisja me pyetësor,skicë jo të

kompletuar mbi një objekt ose tipar dhe tu kërkosh nxënësve të plotësojnë pyetësorin apo

vizatimin.

• Mbedhin dhe të rregjistrojnë fakte e detaje me të cilat ndeshen. Këto përftohen nga

vrojtimet, vlerësimet, shenjat dhe shkrimet mbi ndërtesa, shenjat e rrugëve, pllakat me

emra në rrugë, reklamat. Në rastin e ekspozimit të informacionit mund të mblidhet nga

udhëzuesit e muzeve. Për fëmijët e vegjël duhet të minimizohet nevoja për fjali dhe

rregjistrime të gjata me shkrim.Disa nga këto detyra duhet të inkurajojnë mbledhjen e

informacionit i cili mund të përdoret për punë të mëtejshme dhe analizat kur të kthehen

në klasë.

• Të klasifikojnë informacionin. Në qoftë se fëmijët janë drejtuar që të shikojnë për modele

ose tipare të veçanta, ata duhet të jenë të aftë të fillojnë me klasifikimin e objekteve në

mjedis.

Për shembull, një detyrë mund tu kërkohet fëmijëve që të ekzaminojnë detajet ballore të

një dyqani të fund shekullit 19, të tregojnë dritaret e mëdha me kornizat e gdhendura të drurit,

një mbishkrim të vendosur, grilat e tërhequra dhe hyrja e ndarë për shtëpinë ngjitur me të.

Eksplorimi i mëtejshëm në ambjent e bën fëmijën që të vejë re këto tipare dhe në ndërtesa të

tjera dhe ti grupojë këto dyqane si të një periudhe. Tipare të tjera si oxhakët mbi shtëpi,

format dhe madhësitë e dritareve, ngjyra dhe tipet e materialeve të ndërtimit, të përdorura në

mure e çati, përmasat e fushave, tipet e kufijëve me mure, na sigurojnë kritere të mundshme

për klasifikim.

• Vënia re e shembujve të ndryshimit dhe vazhdimësisë së një gjurme i drejton fëmijët të

kenë një pikë avantazhi në rregjistrimet e një pikture ose fotografie të vjetër dhe

krahasimet që mund të bëhen. Ndryshimet dhe disa nga arsyet e dukshme për këto

zhvillime duhen rregjistruar.

• Nxjerrja e përfundimeve nga prova të vlefshme.

Për shembull, në qoftë se fëmijëve të fshatit u kërkohet që të numërojnë sa oxhaqe ka mbi

çatitë, atyre mund tu kërkohet të mendojnë se çfarë na tregon kjo, rreth numrit të oxhakëve

brënda në shtëpi ose mund të na tregojnë numrin e dhomave në ndërtesë. Duke ekzaminuar

emrat e rrugëve, rrugicave, fushave dhe tipare të tjera, fëmijët e qyteteve mund të nxjerrin

përfundime mbi aktivitetet që kryheshin në të kaluarën. Për shembull, “Rruga e Dibrës”,

“Rruga e Elbasanit”,”Rruga e Kavajës”, mund të mos kenë lidhje me aktivitetet e sotme por

ka prova të rëndësishme rreth jetës së njerëzve në të kaluarën.

• Përdorimi i aftësive të tjera si, leximi i hartës, vlerësimet, matja dhe aftësitë rregjistruese.

• Zhvillimi i bashkëpunimit dhe grupeve të punës.

• Mjete të nevojshme për fëmijët gjatë eksplorimit të mjedisit:

a-Lapsa (jo stilolapsa të cilët nuk shkruajnë në lagështirë).

b-Blloqe dhe pyetësorë.

c-Një kamera në dispozicion.

d-Lapsa me ngjyrë për të bërë nënvizime për detaje interesante.

e-Një rregjistrues për të rregjistruar tinguj si ato të rrotës së mullirit, në trafik, tingujt e këmbanës

së orës etj.

f-Një çantë shpine/ çantë për të mbajtur objektet dhe për ti lënë duart e lira.

Është mirë që detyrat për pyetësorin të jenë të strukturuara në disa faza. Tërheqja e një

pyetësori është shumë e rëndësishme, si dhe përdorimi i pikturave, grafikëve do ta rrisin

lexueshmërinë e saj. Është ide e mirë që të testohen,të vlerësohen pyetësorët e skicuar dhe të

plotësuar nga nxënësit “në fushë”.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!