14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Nxënësve të klasave të shtatë, të tetë dhe të nëntë duhet tu thuhet të kenë kujdes nga

paragjykimet të cilat ekzistonin shpesh në punën e artistit në të kaluarën, ky mund të përbëjë një

rrezik për një historian. Duke vrojtuar pamjen e gardhit të një shkolle në një fshat të malësisë së

Tiranës, nuk duhet që ti japim fotografisë ekzagjerimin që ka ndodhur para pak kohe. “Këto

pamje na përcjellin natyrën e pazhvilluar të shkollës dhe gjëndjen jo të mirë të arsimit në këto

zona.

Fëmijët duhet të inkurajohen të mendojnë për saktësinë e shkollës dhe për fotografitë si

prova për pamjen e fëmijëve dhe veshjet, të drejtojnmë ata tek një pyetje nëse fëmijët në

fotografitë vjetra ishin të veshur gjithmonë me veshjet që na tregohet.

Përdorimi i mjedisit.

Eksplorimi i mjedisit të afërt.

Një nga burimet më të rëndësishme për provat mbi të kaluarën është ambjenti ku fëmijët

jetojnë. Në këtë kohë ne mund të themi “nuk ka asgjë të rëndësishme këtu” por ndërtesat e

“zakonshme”, rrugët, muret, fushat dhe elemente të tjera natyrale apo të ndërtuara nga njeriu,

pasqyrojnë nevojat dhe shijet e njerëzve në të kaluarën.

Në përgjithësi të gjitha qytetet, fshatrat dhe zonat rurale kanë pësuar një ndryshim të madh

në shekujt e 19 dhe 20. Këto ndryshime janë pasqyruar në tiparet e tyre fizike të cilat janë burime

historike me vlerë dhe kurrikula e historisë e vë theksin mbi rëndësinë e eksplorimit tërësisht të

zonës së tyre nga fëmijët.

Eksplorimi i mjedisit të afërt mund:

• Ta bëjë studimin, mbi ngjarjet lokale, njerëzit dhe jetën e tyre, të shpejtë dhe real për

fëmijët.

• Të stimulojë interesin mbi tiparet e qytetit apo fshatit.

• Të rrisë vetëdijshmërinë estetike të fëmijëve.

• Të promovojë një sens ndërgjegjësimi për kujdesin dhe përmirësimin e mjedisit.

• Të kontribuojë në ndjenjat e fëmijës për identitetin e mjedisit të tij.

• Të ofrojë rrugë dhe mjete për studime të integruara.

• Të inkurajojë përdorimin e madh të aftësive historike e të tjera.

Shembull Nr.9

Një mënyrë e sukseshme për të organizuar eksplorimet në mjedis, është përdorimi i

udhëzuesve që ka nxjerrë Ministria e Mjedisit.. Këto u ofrojnë fëmijëve një strukturë për

vrojtimin dhe ekzaminimin e mjedisit

Disa nga këto karakteristika (gjurmë) të mjedisit shoqëror përfshijnë:

• Një zonë e vogël në afërsinë e shkollës, për shembull një seksion rruge, një kishë ose një

varrezë, një mulli, një pellg ose një lumë.

• Një zonë më e gjërë e qytetit ose fshatit, për shembull një numër rrugësh ose një shesh apo

park.

• Një temë për një dizenjo shtëpie, ose një rrugë me dyqane, ura, etj.

• Një periudhë historike, për shembull një rradhë shtëpish dhe dyqanesh të shekullit 19, të

cilat gjënden në shumë fshatra.

• Një ecje në zonën e fshatit, e cila krijon oportunitete për observimin e stileve të ndryshme

të kufijve (si muret, gardhet, rrethojat) ndryshimet në fusha dhe në përdorimin e tokës,

flora dhe fauna.

• Një vend historik ose një shtëpi.

• Një ekspozitë në muzeume ose galeri.

Hapi parë.

Kërkim në mjedisin shoqëror.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!