14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

• Ekzaminimi i veshjeve të burrit dhe djemve.

-Çfarë janë rrobat kryesore të veshjes?

-Si ndryshon veshja e djemve më atë të burrit?

-Të gjithë kanë veshur xhaketa të ngjashme. Çfarë na tregon kjo për shtëpitë

e tyre?

• Ekzamino dhe krahaso veshjet e gruas dhe të vajzave dhe inkurajoini fëmijët të nxjerrin

konkluzione rreth statusit të familjes.

• Pyetini fëmijët që të vendosin, çfarë na tregojnë këto fotografi ne për të kaluarën dhe

interesat e këtyre njerëzve. Interesat në muzike pllaka të mbajtur nga djemtë, fletë muzike

në dorën e nënës, instrumenta, pa dyshim një klaviçembal, kafshë (qen në të dy

fotografitë), lule (në kosh dhe në kokë).

Hapi tretë.

Zbatimi

Kjo mund të përfshijë disa aktivitete të sugjeruara më parë si:

• Vizatimi ose bërja e veshjeve.

• Dëgjimi (ose luajtja) e një pjese muzikore të shekullit 19.

• Shikimi i pikturave të tjera nga shekulli 19. Udhëtim në Shqipëri me pikturat e galerisë së

arteve.

• Ndryshimet dhe vazhdimësia përmes pikturave.

Krahasimi i një pikture ose fotografie të një vëndi në të kaluarën me pamje të vendit në

kohën e sotme është një rrugë e mirë për fëmijët që të fokusohen në ndryshimet që kanë ndodhur

dhe vazhdimësinë. Koleksioni i familjes Marubi në Shkodër,apo dhe i koleksionistëve të tjerë që

kanë piktura apo fotografi të periudhave të ndryshme për një vend janë ideale mjaft të

përshtatshme për këtë lloj aktiviteti.

Një fotografi e vjetër mund të krahasohet gjithashtu me një fotografi kontemporane të një

vendi, të bërë nga mësuesi/esja. Këto mund të ekzaminohen në klasë ose të përmbledhura në një

fletpalosje në mënyrë që fëmijët të krahasojnë fotografinë e vjetër me vendin sot. Fëmijët do të

jenë të kujdesshëm në vërejtjet në qoftë se vëmëndja e tyre është e drejtuar së pari nga gjërat

specifike të vendit, për shembull, dyqane dhe shtëpi të veçanta, objektet e rrugës ose forma të

tjera transporti.

Pyetjet dhe diskutimet e nxënësve duhet të drejtohen në aspektet që kanë ndryshuar, por

gjithashtu dhe tek ato që kanë qëndruar njëlloj. Shpesh katet e larta të ndërtesave në qytet do të

jenë të pandryshuara kurse katet nëntokë do të jenë ndryshuar. Çatitë me kashtë mund të jenë

zëvendësuar me rrasa, por lartësitë e ndërtesave kanë mbajtur linjën origjinale.

Ky tip ushtrimi nuk kërkon fotografi shumë të vjetra. Një punë e mirë mund të bëhet

duke krahasur gjërat në fotografi relativisht të kohëve të fundit me pamjen e tyre të tanishme: për

shembull bekgraundi i një familjeje fotografësh shpesh do të përfshij orendi, pjesa e jashtme e

shtëpisë, kopshti ose makina ku të gjitha mund të kenë ndyshuar. Në zonat me zhvillim urban të

lartë pamja e ambjentit mund të ketë ndryshuar shumë shpejt. Në qoftë se është e mundur,

shkollat dhe mësuesit mund të ruajnë, të rregjistrojnë disa nga këto ndryshime.

Aktivitetet vijuese, sidomos për nxënësit e shkollës 9-vjeçare për fotografitë e bazuara mbi

urbanistikën mund të përfshijnë:

• Fotografi të lidhura me hartat e altileri ekspertize të zonës.

• Identifikimi i ndërtesave dhe tipareve që kanë mbijetuar dhe do të ishte me vlerë të ruhen.

• Identifikimi i ndërtesave dhe zhvillimeve të tjera të cilat nuk janë mbajtur dhe nuk kanë

qënë të bukura për banorët e tyre.

Paragjykimet dhe saktësia në piktura.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!