14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Përmbajtja e kurrikulit të historisë është skicuar në gjashtë nivele, nga klasa e katërt deri në

klasën e nëntë. Në secilin nivel, përmbajtja është prezantuar në dy seksione të veçanta:

• Një seksion aftësish “duke punuar si një historian”.

• Një seksion me një numër linjash të cilat nënvizojnë periudhat dhe tematikën të cilat

mund të përfshihen në programin e historisë. Çdo linjë përfshin tema të ndryshme të

quajtura nën linja.

Prezantimi i përmbajtjes në këto dy seksione, ka si qëllim ti ndihmojë mësuesit për

planifikimin e zhvillimit të aftësive të rëndësishme, sjelljeve, njohurive dhe temave të historisë që

janë kërkuar.

Zhvillimi i aftësive:

Duke punuar si një historian

Ky seksion përshkruan aktivitetet dhe aftësitë që do të zhvillojnë fëmijët kur të ndeshen me

temat e historisë. Aftësitë dhe konceptet e përfshira janë të lidhura me hetimin e natyrës së

historisë dhe janë të dizenjuara për të ndihmuar mësuesit që të planifikojnë zhvillimin e një vargu

të gjërë aftësish përmes eksplorimit të kaluarës nga fëmijët. Këto aftësi nuk duhen mësuar në

klasë të shkëputura nga veprimtaritë praktike, ato mund të realizohen në kontekstin e studimeve

dhe detyrave të nënvizuara në përmbajtjen e linjave.

Koha dhe kronologjia

Me shikim të parë, mbase një element i ri i kurrikulit të ri të historisë është përfshirja e një

materiali të plotë për shkollën fillore

. Fëmijët e vegjël kryesisht një ngjarje e cila mund të jetë në qëndër të vëmëndjes së tyre,

në një moment të veçantë mund të harrohet aq shpejt sa ndeshen me një ngjarje të dytë. Fëmijët e

shkollës fillore shpesh duken jo të aftë për të konceptuar ngjarje të cilat nuk mund të shikohen

dhe nuk mund të përshkruajnë të gjitha ngjarjet e kaluara siç ka ndodhur “kohë më përpara”.

Panvarësisht takimit dhe përdorimit të gjuhës së kohës – “në një moment”, “shpejt”,

“vonë”, “ora”, “java”, “viti” –fëmijët kanë një kuptim të limituar për kohëzgjatjen e periudhave

në diskutim.

Vështirësia mund të përbëhet nga rregjistrimi matematik i kohës duke përdorur orët dhe

numerorët, shumë fëmijë fillojnë të mësojnë, të tregojnë ose të lexojnë kohën dhe datat e

rregjistruara gjatë përfundimit të klasës së tretë, akoma ka fëmijë 11-12 vjeç të cilët e kanë të

vështirë ta lidhin kohën e rregjistruar me kalimin e kohës.

Megjithatë, përvojat praktike me fëmijët e këtij cikli kanë treguar se sensi i fëmijëve për

kohën mund të zhvillohet shumë nga paraqitja me kujdes e kësaj teme në histori. Koncepti

ndjenja për kohën mund të mos zhvillohet menjëherë por mund të mësohet.

Ky kurrikul nuk sugjeron që historia duhet të prezantohet njëlloj si në klasat e fëmijëve të

vegjël dhe tek më të rriturit. Kurrikuli propozon që përmes zhvillimit dhe përdorimit të

elementëve praktikë të mirë në klasat e shkollës fillore,jep një kontribut me vlerë për zhvillimin e

sensit të kohës tek fëmijët.

Për shembull: Duke eksploruar elementë dhe ngjarje në jetën e tyre si ditëlindje, aspekte të

foshnjërisë së tyre, lodrat e përdorura kur ishin të vegjël, dita e parë e shkollës si dhe përmes

dëgjimit dhe dikutimit të tregimeve, fëmijët mund të ndërmarrin disa hapa drejt zhvillimit të

kuptimit të kohës:

• Ata mund të fillojnë të njohin vazhdimësinë e ngjarjeve si për shembull ata mësuan të

zvarriten pastaj të ecin, pastaj të vrapojnë dhe më vonë ti japin biçikletës. Ky nocion mbi

vazhdimësinë siguron bazën për zhvillimin e vetëdijshmërisë kronologjike dhe është pikë

kyçe për kuptimin e historisë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!