14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

• Disa librari kanë kopje në korniza të printuara nga galeritë nacionale ose nga ato që jepen

me qira.

• Rritja e numrit të galerive ka siguruar hyrje tek koleksionet e tyre me anë të internetit dhe

me CD-ROM.

• Ndonjëherë fëmijët mund të shikojnë pikturat në galeri ose në shtëpi dhe kjo është shumë

efektive.

Ato që përfitohen nga posterat, kalendarët ose albumet dhe tekstet me piktura do të jetë më

e përshtatshme për tu përdorur nga e gjithë klasa, kurse riprodhime të vogla mund të përdoren për

punën me grupe. Në qoftë se një pikturë ose vizatim ka lidhje me vendlindjen do të jetë mjaf e

dobishme në shkollë. Një galeri mund të jetë dakort që ti fotografojë dhe ti printojë një kopje për

shkollën, ky është një shërbim i shtrenjtë.

Fotografitë.

Fotografitë zënë fill nga mesi i shekullit të 19-të.

Fillimisht ky ishte një proçes i avashtë dhe i ngathët, por gjithashtu ishte shumë fleksibël dhe më i

lirë se piktura. Koleksione të mëdha fotografish u bënë midis gjysmës së dytë (veçanërisht në

çerekun e fundit) të shekullit 19 dhe gjatë shekullit 20. Koleksioni i familjes Marubit në Shkodër

dhe disa koleksionistëve të tjerë përmbajnë 100-qindra printime nga shekulli 19 dhe 20.

Duke qënë se çmimi i fotografive ra, dhe teknologjia përparoi, fotografia u bë e

përshtatshme për njerëzit dhe shumë e lehtë për tu bërë. Fotografitë janë më të përshtatshme për

tu përdorur si burim historik sepse tregojnë jetën e njerëzve të thjeshtë. Ato gjithashtu sigurohen

më shpejt dhe kushtojnë më lirë. Ato gjithashtu mund ti gjejmë shpesh në libra me fotografi,

historitë lokale, kalendare dhe postera.

Burime të tjera vizuale.

Duhet kujtuar se burime të tjera vizuale përmbajnë shumë tipe të tjera imazhesh, sidos

media duke përfshirë shembuj të artit të hershëm si ajo e kompletuar nga njerëzit e Epokës së

Gurit nëpër shpellat e Francës dhe Spanjës, piktura që stolisin varret brenda piramidave, dekore

me poçeri, imazhe në xham të ngjyrosur, statuja dhe gjithashtu kartolina e reklama.

Shembull Nr.7

Përdorimi i një pikture.

Ilustrimet përdoren për të na dhënë një informacion bazë rreth periudhës që studiojmë.

Hapi parë.

Nga çfarë vendi vjen fotografia?

Mësuesi mund të prezantojë fotografinë dhe të shpjegojë tiparet kryesore, p.sh rrugën,

urën, (kjo mund ti bëjë konfuzë fëmijët) rrugët e tjera në distancë. Në klasë mësuesi duhet të

shpjegojë origjinën e fotografisë, datën etj, por në qoftë se fëmijët janë duke e ekzaminuar

fotografinë në mënyrë të pavarur ata duhet ti inkurajojnë që të kërkojnë emrin e artistit, datën e

saj/tij të ditëlindjes apo vdekjen dhe datën e titullin e fotografisë.

Hapi dytë.

Shikimi nga afër.

Pyetje dhe diskutime duhet ti ndihmojnë fëmijët të shikojnë më nga afër fotografinë dhe të japin

informacion rreth jetës së asaj kohe. Këto pyetje mund të jenë, p.sh.:

• Të indentifikojnë punën që njerëzit bënin.

-grua që mban në kokë një kosh

-ushtarët mbi kalë

-njerëz duke ecur

-ndezëzi i fenerëve duke rregulluar ose ndezur fenerët.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!