14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Bagazhe të humbura. Për të gjitha klasat.

Ky ushtrim i shtyn fëmijët që të mbledhin sa më shumë informacion që të munden nga prova të

përshtatshme dhe mund ti përshtaten të gjithë grupmoshave. Një rast, një xhaketë, një portofol

ose një çantëdore i prezantohet fëmijëve si një pronë e humbur. Fëmijët duhet të vendosin faktet

rreth pronarit nga një ekzaminim i objekteve.

Për shembull, çfarë mund të zbulohet nga një xhaketë burri?

• çelsa manike

• një biletë autobuzi

• një shishe ilaçi e etiketuar

• një hartë e Tiranës

• një kartëvizitë e mbishkruar “B.Tirana, Ekonomist,Adria SH.P.K.

• një letër e filluar me “Babi i dashur” dhe me fund “Me dashuri nga Ela”

• një portofol (që mban një fotografi të një djali dhe dy vajza, karta me numra telefoni

Arkeologji.

Duke mësuar mbi shoqëritë e vjetra fëmijët duhet të kenë kujdes me mënyrat se si një arkeolog

mëson rreth jetës së këtyre njerëzve. Është e rëndësishme që fëmijët të shikojnë një “gërmim”, në

qoftë se rrënojat janë nëntokë në zonë dhe disa ekzibicione në qëndër tregon se si provat e

mbledhura nga arkeologjistët nxjerrin përfundime mbi njerëzit në të kaluarën.

‣ Pikturat dhe fotografitë.

Pikturat për të kaluarën.

Pikturat dhe fotografitë janë burime historike, të përshtatshme për nxënësit e të gjitha

niveleve, por veçanërisht ata të shkollës fillore,sepse:

• Ato mund të përdoren për të gjitha moshat e fëmijëve dhe me aftësi të ndryshme,edhe kur

kanë vështirësi në lexim mund të eleminohen.

• Ato mund të përdoren në tipe të ndryshme mësimi, rreth tyre mund të diskutohet me të gjithë

klasën, me grupe të vogla ose individë.

• Ato i japin mësuesit mundësinë për të inkurajuar dhe zhvilluar tek nxënësit aftësinë e

qëndrimit kritik në përfundimet e arrituara, aftësi të cilat janë të vështira për tu praktikuar

gjatë përdorimit të burimeve të tjera historike.

Vizatime dhe piktura.

Një varg i gjërë pikturash dhe vizatimesh janë në dispozicion për shumë periudha historike.

Pikturat dhe vizatimet kanë disa mangësi si dhe burimet e tjera historike.Ato janë shumë të

përzgjedhura dhe shpesh portetizojnë të pasurit se sa të varfërit dhe përmbajtja e tyre shpesh është

e shtrëmbëruar ose e manipuluar nga artisti për arsye që ti pëlqejë subjektit ose ta mbrojë, kjo për

arsye politike e fetare.

Megjithatë pikturat na sjellin një informacion të madh dhe i japin fëmijës impresionin se si

ishte jeta në të kaluarën. Nxënësit e rritur mund ti mësojmë si ta “lexojnë” një pikturë dhe si të

njohin disa nga konventat dhe imazhet të cilat artistët i pikturuan për subjektet e tyre. Shumë

piktura të mira, nga e kaluara janë të disponueshme relativisht në formë albumesh, kartolinash

dhe me çmim të lirë.

• Shumë galeri dhe muze publikojnë kopje të pronave të tyre në kartolina, postera, albume.

• Kalendarët janë më të disponueshëm nga galeritë, kompanitë dhe institucione të tjera.

• Librat e artit dhe katalogjet janë shpesh të shtrenjta, por më mirë mund ti gjejmë në

biblioteka.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!