14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

• Hetoni më tej.

Hapi parë. Prezantimi i objektit.

Ky shembull është i bazuar në një mbajtëse të vogël qiriri që mbahet në dorë. Kur

prezantohet ky objekt, shumë nga fëmijët do ta gjejnë çfarë është. Shumë mësues janë dakort, që

kjo do ti dekurajojë duke qënë se gjetja është bërë, fëmijët nuk do ti konsiderojnë mundësitë e

tjera dhe nuk do të hetojnë me rigorozitet.

Hapi dytë. Ekzaminimi i objektit.

Vrojtimi i afërt dhe ekzaminimi sistematik janë çelsat që i bëjnë burimet historike të na

flasin ne për të kaluarën. Mbajtja, ndjesia dhe vizatimi i mbajtëses së qiririt do ti ndihmojë fëmijët

të familjarizohen me tiparet e tij.

Kur fëmijët vizatojnë ata duhet të inkurajohen të rregjistrojnë shenja, vija dhe tipare të

tjera me kujdesin më të mundshëm. Etiketat duhet tu shtohen vizatimeve që të duken tiparet

interesante. Fëmijët duhet të inkurajohen që ti ekzaminojnë objektet sistematikish dhe të nxjerrin

përfundime të sakta.

Shumë objekte mund të analizohen duke menduar rreth:

• Tipareve fizike të objektit.

• Si u ndërtua objekti?

• Gjendja si është?

• Funksionimi.

• Dizenjo.

Në qoftë se nxënësit nuk janë familjarizuar me ekzaminimin e burimeve historike, mësuesja

mund të përdorë pyetje për të ekzaminuar një objekt me të gjithë klasën.

Kopje të pyetjeve mund tu jepen më vonë grupeve si një referencë dhe një shtytje për

diskutimin gjatë ekzaminimit të çdo objekti.

Hapi tretë. Nxjerrja e përfundimeve.

Diskutimet dhe pyetjet duhet ti inkurajojnë fëmijët që të mendojnë rreth objekteve që

mund të na tregojnë ne, rreth aftësive, teknologjive, format e artit, puna dhe koha e lirë e njerëzve

të cilët i bënë dhe i përdorën objektet. Për shembull një mbajtëse qiriri ishte e nevojshme për

njerëzit sepse ishte koha e qirinjve, të cilët ishin burimi kryesor i dritës së shtëpisë.

Kur ne i përdorim qirinjtë sot, ne nuk kemi shumë nevojë për to dhe për këtë ne nuk kemi

nevoje as për një mbajtëse qiriri. Ekzaminimi i objekteve të tjera do ti ndihmojë fëmijët që të

vlerësojnë punën e ngarkuar të punëtoreve shtëpiake në të kaluarën dhe mbështetjen tonë tek

makinat. Vizatimet dhe pikturat mbi objektet na japin ne një çelës për enigmën mbi interesat dhe

besimet e njerëzve.

Për shembull, gotat ose pjatat mund të na kujtojnë ngjarje përkujtimore ose vizitat e

njerëzve në disa vënde të caktuara, kurse kryqet mund të ndikojnë në rëndësinë që i japin njerëzit

peligrinazheve fetare. Disa nga këto aspekte mund të diskutohen nga fëmijët kur ata të kenë

mundësinë që të përfundojnë hetime të tjera rreth objektit dhe periudhës së tij.

Hapi katërt. Zbatimi.

Aktivitetet vijuese mund të përfshijnë:

• Angazhime në kërkime të mëtejshme për të konfirmuar identitetin e objektit, për shembull

përdorimi i librave, provat orale ose fotografitë.

• Hetimi se si forma të tjera të dritës ishin zhvilluar.

• Në disa raste, përpjekja për të përdorur objektet mund ti ndihmojë fëmijët të kenë empathi për

jetën e njerëzve në të kaluarën, për shembull ngritja e një hekuri të rëndë robash dhe

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!