14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

• Janë marrë nga një numër i madh aktivitetesh njerëzore, ku shumica nuk janë të rregjistruara

në dokumentarët e burimeve, vegla ferme, vegla për punëtorët, veshje dhe pajisje shkolle.

• Nuk janë të nevojshme që të jenë shumë të vjetra. Një nga grupet e objekteve me të

rëndësishme mund të sigurohen nga vetë fëmijët. Lodra jo më të përdorura, gjëra për veshjen,

kartolina ditëlindjesh të vjetra, përkujtimore etj, mund të përdoren për investigimin e

zhvillimit të tyre.

Këto objekte mund të sigurohen nga:

• Prindërit, gjyshërit dhe nga një rreth i gjërë familjarësh të nxënësve. Kur një histori familjeje

është marrë përsipër, prindërit dhe anëtarë të tjerë të familjes mund të kujdesen tiu tregojnë

gjëra të vjetra fëmijëve në klasë.

• Dyqane rrangullinash dhe tezga të dorës së dytë.

• Nga punëtorë në pension të cilët kanë ruajtur apo mbajtur mjete ose gjëra që kanë lidhje me

punën e tyre.

• Disa muze lokalë që kanë mundësi, të lëshojnë disa gjëra për fëmijët në mënyrë që ti

demostrojnë ato.

Një shkollë mund të vendosë që të mbledhë, të koleksionojë gjëra të ndryshme ndër vite

dhe të krijojë një koleksion historik, një muzeum të vogël i cili do të jetë i nevojshëm për të gjitha

klasat e shkollës. Në qoftë se objektet janë mbledhur është e rëndësishme të sigurohet dhe të

rregjistrohet sa më shumë informacion i mundshëm rreth origjinës së objektit të ekspozuar pasi

kjo do të jetë me vlerë në vitet e ardhshme.

Objektet e shekujve 19 e 20 mund të sigurohen lehtë, objektet e vogla në periudhat më të

hershme janë më të rralla, vlera dhe gjëndja e tyre mund ti bëjë ato të papërshtatshme për

përdorimin në klasë. Kopje moderne e disa mjeteve shtëpiake, për shembull mbajtëset e qirinjve,

peshoret dhe balanca, lodrat e drurit dhe llampa të Epokës së Gurit, janë shitur në dyqane muze

dhe duke përdorur teknika autentike mund të vlerësohen në klasë.

Shembull Nr.3

Investigimi mbi një objekt.

Prezantimi.

Kjo hyrje u siguron fëmijëve një skelet i cili mund të përdoret për të gjitha burimet historike.

Është një ide e mirë që të hedhësh hapa duke përdorur këtë teknikë, përdor më përpara objektet

kontemporane, pastaj objektet nga e kaluara. Në mënyrë ideale kjo punë bëhet në grupe të vogla,

ku secili grup heton mbi një objekt të vetëm. Ky aktivitet mund të përdoret si një pjesë studimi

për një periudhë të veçantë ose për një aspekt jete i të kaluarës. Në qoftë se është kështu, fëmijët

duhet të vijnë në ekzaminim me disa njohuri themelore të cilat do ti ndihmojnë ata të vlerësojnë

dhe hetojnë objektin. Në mënyrë alternative, aktiviteti mund të përdoret për prezantimin e temës,

duke qënë se pyetjet e ngritura nga fëmijët gjatë ekzaminimit do të stimulojnë për kërkime të

mëtejshme.

Hetimi i një objekti.

• Shiko objektin por mos e gjej se çfarë është.

• Ekzamino objektin nga afër.

• Mbaje dhe ndjeje atë

• Vizatoje atë

• Mendo për të ...

• ... tiparet fizike, ndërtimin

• ... funksionin, vizatimin

• Nxirr përfundime rreth njerëzve të cilët e bënë dhe e përdorën atë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!