14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

• Të mendojnë mbi ndjenjat e të intervistuarit në drejtim të ngjarjeve që ai/ajo përshkruan.

Provat orale, më shumë se sa një burim, janë subjektive. Tu kërkosh fëmijëve që të

krahasojnë dy shpjegime orale të të njëjtit subjekt mund ti drejtojë ata të mendojnë rreth

paragjykimeve dhe saktësisë së provave orale. Disa shkrimtarë argumentojnë që paragjykimet

janë më të njohura nga fëmijët në kontekstin e provave orale se sa në të tjerat.

• Qartësimi dhe prezantimi i gjetjeve të tyre në disa rrugë apo mënyra.

‣ Përdorimi i burimeve historike(objekteve të përdorura nga njeriu)

Çfarë është një burim historik?

Çdo objekt që ka mbijetuar, i cili është përdorur në të kaluarën nga njerëzit për

qëllime praktike ose estetike është një burim historik. Një kuti ushqimi për fëmijët i vitit

1980, një minifund i vitit1960, një plan rrëshqitës i vitit 1950, një llampë vaji e shekullit të 19-të,

një copëz nga epoka e Gurit janë të gjitha burime historike, ku secila tregon ose ilustron jetën e

njerëzve që i bënë dhe i përdorën ato.

Pikturat, dokumentat e shkruara, librat e printuar, rregjistrues elektronik dhe artikujt në

ambjentet shoqërore janë gjithashtu burime historike.Këto burime historike do të trajtohen në

seksionet më poshtë.

Roli i burimeve historike.

Burimet historike kontribuojnë në veçanti për kuptimin e mësimit të historisë dhe të

zhvillojnë aftësitë historike tek nxënësit:

• Trajtimi dhe investigimi i burimeve historike është për nga natyra i bazuar në aktivitete dhe

mund të ketë një influence të madhe motivuese në mësimdhënie dhe në mësimin e historisë.

• Fëmijët që kanë vështirsi në lexim dhe mësim mund të jenë efektivë si fëmijët e tjerë në

analizën dhe nxjerrjen e përfundimeve nga provat e burimeve historike.

• Përdorimi i burimeve si një provë historike jep një kontribut në arritjen e gjërë dhe të

balancuar të kuptimit të historisë. Shkrimi ka ekzistuar për një kohe të shkurtër në historinë

njerëzore edhe kur është përdorur ka qënë rezervuar vetëm për të pasurit, të fuqishmit dhe të

mirë-edukuarit. Objektet nga ana tjetër janë përdorur nga të gjitha klasat e njerëzve dhe nga

gratë njëlloj si burrat.

• Ekzaminimi i burimeve historike mund ti ndihmojë fëmijët që të vlerësojnë aftësitë krijuese

të njerëzve në të kaluarën. Për shkak të teknologjive të ndryshme sot që janë shumë të

sofistikuara, pajisjet, mjetet dhe artikujt që ne bëjmë dhe përdorim, janë më të mira se ato të

përdorura nga njerëzit në të kaluarën. Duke ekzaminuar burimet historike, fëmijët vlerësojnë

që edhe njerëzit në të kaluarën janë njëlloj kreativ për të zgjidhur problemet, të detyruar nga

mundësitë e teknologjive.

• Burimet historike sigurojnë veçanërisht oportunitete me vlerë për të ekzaminuar instancat e

shkakut, efektit, ndryshimit dhe vazhdimësinë. Ato shpesh do të tregojnë nevojat, rrethanat

ose teknologjitë e përdorimit të tyre dhe zhvillimi i objekteve relative ndër kohëra mund të

gjurmohen për shembull “Llampa e dritat përmes shekujsh”.

Gjetja dhe zgjedhja e burimeve historike.

Burimet më të përshtatshme historike për nxënësit janë:

• Të jenë të forta për tu përdurur me kujdes nga nxënësit. Shpesh fëmijët tregojnë një pjesë të

madhe rreth objektit duke prekur dhe e ndjerë atë. Fëmijëve iu duhet mësuar që të kujdesen

dhe të kenë respekt për gjërat e vjetra, dhe fëmijët me të rritur mund ta shohin si interesante të

mësojnë se si objektet dëmtohen për shkak të moshës dhe përdorimit. Për shembull ngjyra e

verdhë e gazetave, amortizimi i fabrikave, si dhe efekti i korrazionit mund të investigohet me

punë shkencore.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!