14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

• Fëmijët duhet të fokusohen në pyetjet që ata do ti bëjnë vizitorit. Një set i ngurtë i pa

përfunduar pyetjesh mund të mbysin intervistën në mënyrë spontane dhe kjo gjë duhet

evituar, për fëmijët duhet të vendoset një rrugë, një udhëheqje, për temat që ata kanë

pyetje. Për shembull një intervistë, me një fshatar në pension, për se dhe si veglat e

punës kanë ndryshuar gjatë kohës që ai është rritur në fshat, duke përfshirë edhe

paraqitjen e fshatit, ndërtesat, veglat e përdorura në arat e mbjelljes dhe të korrat.

• Mësimi i teknikave të intervistave. Fillimisht puna qëndron tek përgatitja e pyetjeve.

Grupet në klasë duhet të paracaktojnë një aspekt të veçantë të intervistës dhe të

formulojnë pyetje të përshtatshme. Disa nga këto pyetje mund të përdoren në një situatë

role-play në klasë. Qëllimi i kësaj pune nuk është vetëm që ti inkurajojë fëmijët të

mendojnë për radhën e pyetjeve në vazhdim por të ekzaminojnë cilësinë e pyetjeve.p.sh.

Një pyetje e hapur si “Si i lëronit fushat përpara?” të drejton për një përgjigje të plotë se

sa një pyetje e mbyllur “A kishit kuaj për të punuar” e cila të jep një përgjigje më një

njërrokëshe “Po”. Rëndësia e të dëgjuarit me kujdes për atë që po thuhet duhet gjithashtu

theksuar. Fëmijët duhet të shkruajnë disa pyetje çels por duhet të inkurojohen që të mos

bashkohen në mënyrë të ngurtë me listën e pyetjeve. Nga dëgjimi i kujdesshëm ata duhet

të jenë të aftë ti përgjigjen folësit dhe të arrijnë të nxjerrin detaje interesante. Duke parë

fëmijët që intervistojnë ose janë duke intervistuar në një role-play do ti japë nxënësve një

oportunitet që të observojnë rëndësinë e gjesteve.

• Vendosja se si duhet rregjistruar një intervistë. Mund të përdoret video ose kaseta, por

duhet leja e të intervistuarit e cila duhet kërkuar më përpara. I gjithë materiali që do të

përdoret për rregjistrim duhet kontrolluar dhe vendosur përpara se te vijë vizitori.

Hapi katërt. Intervista.

Shumica e intervistave do të bëhen në klasë ku e gjithë klasa takohet me vizitorin. Kjo në

veçanti zbatohet tek fëmijët e vegjël. Folësit e grupeve të ndryshme, të cilët kanë menduar mbi

temën e intervistës duhet të fillojnë pyetjet. Të intervistuarit mund të përgjigjen më thjeshtë në

qoftë se ata pyeten për një objekt ose fotografi, ose për një ditë të veçantë të jetës së tyre, për

shembull, dita e parë e shkollës, dita kur ata kanë futur veten e tyre në telashe, kur filluan punë,

udhëtimi i parë larg shtëpisë. Pasja e disa objekteve në dorë dhe disa pyetje çelës të përgatitura do

ti ndihmojë fëmijët, veçanërisht në stadet e para të intervistës. Para pregatitjet alternative mund të

përdoren me fëmijët më të mëdhenj. Rezultate të mira arrihen kur vizitori takohet me një grup të

vogël. Intervista mund të rregjistrohet dhe të shikohet në klasë më vonë. Kjo mund të paraqesë

probleme me organizimin, por vizitorët mund të ndihen rehat në një kënd formal librarie ose në

një dhomë të vogël.

Disa intervista mund të drejtohen nga nxënësit me kushërinjt në shtëpi. Në të gjitha rastet

fëmijët duhet të trajtojnë vizitorët me respekt dhe kortezi, përpara, gjatë dhe mbas sesionit. Ata

duhet të inkurajohen që të kenë një vend të rehatshëm për vizitorin, duhet të dëgjojnë me sjellje, ti

ofrojnë dhe tregojnë punët e tyre që kanë përfunduar për periudhën në pyetje dhe ta falenderojnë

vizitorin(en) në fund. Shumë të intervistuar do të kishin dëshirë për një ftesë kthimi që të shikojnë

demostrimet në fund të projektit dhe një letër falenderimi duhet gjithmonë të shkruhet nga

fëmijët.

Hapi pestë. Analiza,konkluzione.

Diskutimet dhe aktivitetet e tjera vijuese duhet ti ndihmojnë fëmijët që të:

• Kujtohen dhe qartësohen në atë çfarë ata kanë dëgjuar.

• Të lidhin shpjegimet e dhëna nga vizitori me pjesët e tjera të provave dhe njohuritë mbi

periudhën.

• Identifikimi i vëndeve të përmendura në intervistë veçanërisht ato në vëndin e ngjarjes.

• Të kuptojnë ndryshimin e shembujve dhe vazhdimësinë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!