14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

• Një studim mbi ndërtesat dhe vëndet lokale, për shembull, intervista me një puntorë nga një

fabrikë e mbyllur, intervista me fshatarët që e kujtojnë mullirin si mulli dhe jo si një objekt që

nuk funksionon.

• Fëmijët, duhet ti bëjnë ato të kujdesshëm për ndryshimet e thjeshta, për disa aspekte të jetës

së tyre të përditshme.

Detajet e pyetjeve të një interviste të ndjekura nga nxënësit, duhet që nxënësit ti bëjnë nën

mbikqyrjen e mësuesit (shiko hapin e tretë) por mësuesit duhet të kenë të qartë se për çfarë

kontribuon kjo intervistë. Për shembull një grua në moshë të thyer, e cila pranon ta bëjë

intervistën rreth fëmijërisë së saj në Tiranë 1950. Atë mund ta pyesin për shtëpinë e saj,

ushqimin, rrobat, lojrat me të cilat luante, kujtimet shkollore etj.

Hapi dytë. Zgjedhja dhe përgatitja e të intervistuarëve.

Të intervistuarit duhet të selektohen mirë, në qoftë se ata do të provojnë që një burim

është efektiv për historinë orale, në situatat e shkollës fillore dhe 9-vjeçare. Për këtë duhet të kemi

parasysh disa çështje:

• Cilësia e kujtimeve të një personi: disa të intervistuar potencialë mund të kenë jetuar përmes

një periudhe të veçantë por për shumë të rinj në atë kohë për të mbajtur mënd ishin kujtimet

personale të ngjarjeve.

• Aftësia e një personi që flet për të kaluarën, duke marrë parasysh interesat, dhe vëmëndjen e

limituar të fëmijëve.

• Dëshira e një personi për të folur, për rrethanat e tij/saj personale, familjen, dhe eksperiencat.

Disa nga pyetjet e bëra nga fëmijët mund të ngjallin, jo qëllimisht, kujtime natyrore personale

intensive.

• Raporti shkallë-shkallë ndërmjet mësuesit dhe të intervistuarit. Në qoftë se mësuesi e njeh

mirë të intervistuarin nuk duhet të ketë ndrojtje për hapat e fundit të sesionit në qoftë se ke

humbur vëmëndjen në klasë, ose të pyesin vizitorët që vijnë për herë të dytë në qoftë se

nevojitet.

Të intervistuarit potencial mund të kontaktohen në mënyra të ndryshme. Me ndihmën e

prindërve dhe gjyshërve të nxënësit, me ndihmën e komunitetit dhe përmes qëndrës së

trashëgimisë kulturore lokale ose muzeumit. Të flasësh me të intervistuarit gjatë, është shumë e

rëndësishme.

Kjo do tiu japë mundësi mësuesve që të:

• Vlerësojnë zonat ku vizitori mund të flasë pa vështirësi.

• Familjarizimi i të intervistuarit me studimet që fëmijët kanë marrë përsipër.

• Shpjegimi i moshës së grupit që përfshihet, llojet e aftësive historike që ata kanë, vëmëndjen

e tyre.

• Diskutimi mbi temat që fëmijët dëshirojnë të bëjnë pyetje.

• Të shpjegohet në se një grup ose një klasë do të përfshihet.

• Të pyetet nëse rregjistrimi i një interviste është i mundur.

• Të bëhen takime ose të rregullohet transporti për vizitorin në qoftë se është e nevojshme.

Hapi tretë. Pregatitja për vizitën.

Shumë fëmijë nuk do ta kenë të lehtë që të bëjnë pyetje në mënyrë spontane dhe në qoftë

se intervista provon që ja vlen, nxënësit duhet të pregatiten mirë. Për këtë kërkohet:

• Njohjen me bekgraundin e periudhës për të cilën do të flasë një person, në mënyrë që

fëmijët mund të kuptojnë kontekstin e komenteve të vizitorit dhe të përgjigjen me pyetje

shtesë e të përshtatshme. Për këtë arsye, intervistat duhen menduar mirë për një periudhë

të caktuar dhe mbi një temë të caktuar. Sigurisht që kjo varet nga klasa në të cilën

zhvillohet, por pak punë paraprake në çdo klasë për bekgraundin është esenciale.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!