14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

‣ Përkufizimi i historisë

Në qofrë se duam të mësojmë në mënyrë efektive historinë, duhet ta kuptojmë qartë se

çfarë është historia dhe çfarë kontributesh mund të japë për edukimin e nënësve.

Për shumë nga ne historia është sinonim i të kaluarës, një koleksion faktesh rreth njerëzve

dhe ngjarjeve të prezantuara në formë tregimi.

“Tregimi i të kaluarës” mban këtë këndvështrim të historisë, qëllimi i përgjithshëm i

sugjeruar nga ky përkufizim është i vështirë për tu realizuar. Ne nuk mund të kemi një përfytyrim

të vetëm, të kompletuar, të saktë për të kaluarën, dokumentat e mbijetuara të së kaluarës, edhe pse

të shumta, janë jo të plota.

Më tutje historianët na sjellin fakte,shkrime të ndryshme nga e kaluara sepse puna e tyre

përfshin selektimin jo vetëm të dokumentave, provave jo të plota të mbijetuara por gjithashtu

edhe historinë e shkruar për këto temave dhe çështje që ne studiojmë.

Ky proces është i influencuar nga interesat personale, nga analizat e një historiani dhe nga

vlerat e preokupimet e një shoqërie të gjërë në të cilën ky historia jeton.

Për shembull, jeta e grave ishte kryesisht e harruar nga historianët deri tani vonë, rritja e

interesit mbi historinë dhe rolin e grave në shoqëri është pasqyruar pas Luftës së Dytë Botërore.

Pra, ne duhet ta shohim historinë si një përpjekje për të rindërtuar dhe interpretuar të

kaluarën më mirë se e kaluara vetë. Ne duhet ta kuptojmë historinë si një rrethim i dy aspekteve

të pandashme, interpretimi i atyre që janë konsideruar si aktivitete humane të rëndësishme në të

kaluarën dhe proçesi nga i cili këto aktivitete janë selektuar, hetuar dhe analizuar.

Historia në kurrikulin e arsimit 9-vjeçar.

Shikimi i historisë i nënvizuar si më sipër kërkon një edukim historic që nuk ka lidhje

vetëm me trasmetimin e një njoftimi rreth të kaluarës por që fëmijët të eksperimentojnë dhe të

diskutojnë diçka rreth mënyrës sesi historianët e bëjnë punën e tyre. Përmes zbulimit të së

kaluarës në këtë mënyrë fëmijët fitojnë njohuri dhe koncepte ndërkohë zhvillojnë menjëherë

aftësi të rëndësishme dhe sjellje të përshtatshme me fazat e tyre të zhvillimit.

Historia në shkollat tona mund të japë një kontribut unik dhe vital, për zhvillimin

harmonik të fëmijës me një edukim të vërtetë me fëmijën në qëndër .

Kurrikuli i historisë siguron për nxënësin që të:

• Fitojë një kuptim të gjërë dhe të balancuar mbi historinë lokale, shqiptare, botërore,

përmes një studimi ngjarjesh, periudhash dhe figurash historike.

• Të zhvillojnë dhe të praktikojnë aftësitë kërkimore të lidhura me kohën, kronologjinë,

shkakun dhe pasojën, ndryshimin dhe vazhdimësinë, përdorimin e evidencave (provave),

përgjithësimeve dhe komunikimit.

Një kurrikul historie që shfaq këto aspekte të subjektit mund të japë një kotribut unik e të

fuqishëm, për edukimin e fëmijëve. Qëllimet e prezantimit dhe objektivat e gjëra të kurrikulit të

historisë sigurojnë më shumë detaje specifike për natyrën e historisë dhe se si roli i saj mund të

realizohet më mirë në shkollat 9-vjeçare. Historia është parë që të ketë një rol të veçantë e të

kompletuar bashkë me gjeografinë dhe shkencat e tjera Brenda Kurrikulit të Arsimit Kombëtar.

Struktura bazë dhe terminologjia

‣ Përmbajtja e kurrikulit të historisë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!