14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

një konflikt (Lufta Ruso-Japoneze, 1904-05) dhe Rusia u shpartallua në mënyrë të

bujshme në tokë (në Portin Artur) dhe në det (beteja që u zhvillua në ishujt e

Tsushimës). Kjo luftë, e para që fitohej nga një shtet aziatik kundër një shteti europian, i

tregoi botës dobësinë e Perandorisë Ruse, që ishte vërtet “gjigant me këmbë argjile”.

“E diela e përgjakshme” dhe reformat e munguara • Situata e brendshme në

Rusi degradoi edhe për shkak të katastrofave ushtarake. Të dielën e 22 janarit të 1905 një

turmë e madhe u mblodh në pallatin mbretëror, në Shën Pjetërburg, duke kërkuar

zhvillimin e reformave demokratike. Kjo nuk u mor parasysh: garda mbretërore hapi zjarr

mbi popullin e paarmatosur, duke provokuar njëmijë të vrarë dhe dymijë të plagosur.

Kërdia e “të dielës së përgjakshme” u pasua nga manifestime, kryengritje të fshatarësisë,

greva dhe atentate në mbarë vendin; ngritën krye edhe ekuipazhi i disa anijeve të flotës

luftarake në Detin e Zi. I shtyrë nga trazirat popullore, car Nikolla II u duk sikur kreu

hapat e para drejt monarkisë kushtetuese: vendit i premtoi “ligjin kushtetues” dhe një

parlament (Duma), që u mblodh në Shën Pjetërburg më 1906-ën. Pikërisht, në të njëjtin

vit, sapo presioni i popullit ra, cari e shkriu Dumën dhe tërhoqi mbrapsht çdo premtim sa

i përket kushtetutës.

Fjalët kyç: racizëm, perëndim, kolonializëm, monokulturë, traktate të pabarabartë, Gomindangu, pogrom,

shtet shumëkombësh.

Tryeza kronologjike: 1877-mbretëresha Viktoria bëhet perandore e Indisë; 1884-1885-konferenca e

Berlinit; 1890-Eritrea koloni italiane; 1896-humbja e Italisë në Adua; 1898-lufta e SHBA kundër Spanjës –

aneksimi i Havait nga SHBA; 1900-revolta e bokserave në Kinë; 1911-1912-pushtimi italian i Libisë;

1912-fundi i perandorisë në Kinë dhe shpallja e republikës.

Idetë kryesore

Revolucioni industrial i ndan vendet e botës në dy grupe: vendet e industrializuara të pasur dhe të

fuqishëm; vendet e paindustrializuara (të prapambetura) të varfër dhe të dobët.

Kombet evropiane krijuan një formë të re të sundimit kolonial ekonomik, ushtarak dhe politik në shumë

vende të paindustrializuara.

Në shekullin XIX fuqitë evropiane dhe Shtetet e Bashkuara u vendosën si padronë në perandorinë kineze,

shumë e populluar dhe shumë e dobët.

Në vitin 1912, pas një kryengritjeje të gjerë popullore, në Kinë bie perandoria dhe shpallet republika.

Brenda pak vitesh Japonia u shndërrua nga një vend feudal në një fuqi industriale.

SHBA u imponon vendeve të tjera sundimin e tërthortë falë epërsisë ekonomike.

Perandoria ruse pushton territore në Azinë qendrore por ekspansioni i saj ndalet nga Japonia.

2.Krijo tekste

Shkruaj një shpjegim që të përshkruajë skicën dhe të sqarojë arsyet përse fuqitë e mëdha nisën sërish

ekspansionin kolonial.

Një kinez shikon, i indinjuar por i pafuqishëm në ndarjen e perandorisë kineze nga pesë fuqitë e mëdha:

britania e madhe, Gjermania, Rusia, Franca dhe Japonia.

Interpreto të dhënat dhe informacionet

Eksportet japoneze (1860-1915)

Çfarë paraqet grafiku? Çfarë tregojnë dy ngjyrat e kolonave?

Mes viteve 1860-1870 Japonia eksportonte kryesisht lëndë të para apo produkte të gatshme?

Në vitet që vijuan cilat eksporte ranë, cilat u ngritën pareshtur? Si paraqitet gjendja në fillim të shekullit

XX?

Çfarë ndryshimesh themelore ndodhën në ekonominë japoneze në pak më shumë se pesëdhjetë vjet?

Arsyetoje përgjigjen.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!