14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Dështon reforma agrare • As shfuqizimi i vasalitetit ndaj bujkrobërisë –

Reforma Agrare bërë nga car Aleksandri II më 1861-shin – nuk arriti të përmirësonte

gjendjen e tyre. Fshatarësia kishte fituar lirinë, por toka ishte aq shumë e shtrenjtë sa nuk

blihej dot. Nga reforma nxorën dobi vetëm fshatarët më të kamur (kulakët), që ishin

pakicë. Të tjerët, të detyruar të punonin me ditë-pune dhe shpeshherë ishin të papunë, në

pjesën më të madhe të tyre ishin më të shtypur dhe më mjeranë se më parë.

Aleksandri II bie viktimë e një atentati • Rusia ishte autokraci, domethënë

monarki absolute, në të cilën nuk ekzistonin as kushtetuta, kuvendi popullor e as partitë

politike ndërsa cari kishte një pushtet thuajse të pakufizuar dhe të pakontrollueshëm.

Në vazhdën e shekullit të nëntëmbëdhjetë u formuan, sidomos nga studentët dhe

intelektualët e qyteteve, grupe me opozitarë klandestinë kundër regjimit carist, të cilat më

vonë morën veçori revolucionare dhe organizuan atentate dhe veprime terroriste.

Pikërisht, më 1881-shi, nga një atentat ra viktimë edhe car Aleksandri II.

Reagimi i carit dhe rusifikimi i pakicave • Pasuesit e carit të vrarë, duke iu

frikësuar atentateve të tjera, u orvatën ta drejtonin pakënaqësinë popullore kundër

hebrenjve, të akuzuar se përbënin shkakun kryer të mjerimit që kishte kapluar vendin.

Kundër bashkësisë herreje u organizuan kryengritje të dhunshme, të quajtura pogromw,

që pushteti i toleronte e madje i nxiste. Carët kërkuan mbështetjen e popullsisë ruse

kundër pakicave etnike, të cilave iu imponua me forcë gjuha dhe zakonet ruse. Ky

rusifikim i forcuar ngjalli dhe përhapi gjithkund armiqësi kundër sovranëve.

Rusia hedh hapat e para drejt rrugës sw industrializimit • Në gjysmën e dytë

të shekullit të nëntëmbëdhjetë edhe Rusia nisi industrializimin e saj. Edhe pse fuqia

punëtore ishte me bollëk ndërsa territori i pasur me hekur, qymyr dhe naftë,

prapëseprapë, zhvillimi industrial kishte mbetur i kufizuar. Ç’është e vërteta, mungonin

kapitalet dhe për ngritjen e fabrikave dhe ndërtimin e hekurudhave ishin të

domosdoshme thithja e investimeve të huaja (mbi të gjitha franceze dhe belge). Pikërisht,

për të thithur kapitalet qeveria ruse vendosi t’u shiste Shteteve të Bashkuara të Amerikës

më 1867-ën Gadishullin e Alaskës.

Veç kësaj, tregu i brendshëm rus kishte qenë gjithnjë i dobët: për shkak të

varfërisë së popullsisë blerësit ishin të paktë në numër dhe kësisoj kishin pak të holla për

të shpenzuar. Prandaj, qysh në fillim, Rusia u mbështet te shtrirja koloniale, që, pas

pushtimit, u hapte rrugën drejt tregjeve më të mëdha.

Shtrirja koloniale • Prej kohësh carët qenë bërë zotur të territoreve të paana të

shpopulluara të Siberisw, që në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë ishin bërë

vendmbërritja e fshatarëve rusë, ukrainas e bjellorusë, të rrënuar nga mjerimi dhe zitë e

bukës.

Nga 1860 gjer më 1870-ën Perandoria Ruse u shtri në jug, në drejtim të Azisë

qendrore, kuke aneksuar rajonet e Tashkenit, Bukharasë dhe të Samarkandës. Fushat e

paana të kultivuara me pambuk të atyre rajoneve aziatike e furnizonin industrinë tekstile

të Rusisë evropiane me lëndë të parë të bollshme e cila shitej më parë me çmim të mirë.

Më 1860-ën, në Paqësor, u themelua një qytet me emrin fatthënës Vladivostok

(“sundimtarja e lindjes”), që, më 1903-shin, do të bëhej stacioni fundor i hekurudhës

ndërsiberiane. Më 1898-ën, në territorin kinez, u pushtua Porti Artur e më pas gjithë

Mançuria.

Japonia ndalon përparimin rus në Azinë lindore • Por shtrirja drejt Oqeanit

Paqësor u ndalua me forcë si pasojë e ndeshjes me Japoninë. Mes dy vendeve shpërtheu

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!