14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

shkruanin se shndërrimi në një fuqi të madhe perandorake ishte e ardhmja e

pashmangshme (“fati i dukshëm”) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa sa u përket njerëzve të tregtisë, ata aspironin të pushtonin tregje të reja

kurse ushtarakët kërkonin me ngul baza detare dhe një flotë të fuqishme, për të

mbrojtur trafikun detar. Të gjitha këto e shtynë qeverinë e Shteteve të Bashkuara të

Amerikës të fillonin një politikë koloniale.

Amerikanët arrijnë të fitojnë një perandori të tyren me forcën e armëve • Më

1898-ën ShBA-të dolën në përkrahje të rebelimit të ishullit të Kubës, që donte të çlirohej

nga sundimi spanjoll. Lufta kundër Spanjës u fitua brenda pak javësh dhe si pasojë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia arritën të bëheshin zotër të ishullit të Porto Rikos, që

ndodhet në Detin e Karaibeve, dhe arkipelagun e Filipineve, që gjendet në Paqësor,

mbetjet e fundit të Perandorisë Spanjolle të madhe. Më 1900-ën Kuba kaloi nën

protektoratin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat kështu mund të ndikonin në

vendimet politike të qeveritarëve kubanë.

Në të njëjtin vit me luftën që bënë kundër Spanjës Shtetet e Bashkuara të

Amerikës aneksuan Havain, ishull që ndodhet në Oqeanin Paqësor i cili më 1959-ën,

mbas Luftës së Dytë Botërore, u bë shteti i 50-të i Bashkimit të Shteteve të Bashkuara të

Amerikës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtrojnë një ndikim të fortë politik në

Amerikën qendrore dhe atë jugore • Megjithatë, në vitet që pasuan ShBA-të hoqën

dorë nga pushtimi territorial i vërtetë dhe u orvatën të impononin sundimin e tyre në botë

në mënyrë të tërthortë, përmes epërsisë ekonomike dhe veprimeve të shoqërive të tyre

tregtare. Në Amerikën Qendrore dhe jugore shoqëritë tregtare amerikane, në shkëmbim

të huave dhënë qeverive vendore, fituan të drejtën e shfrytëzimit pikërisht për leverdinë e

tyre: plantacione, miniera dhe hekurudha.

Në këtë mënyrë siguruan monopolin e tregtisë së bananeve të Amerikës

Qendrore, të kafesë dhe të kauçukut në Brazil, të mbarështimit të gjedhit në Argjentinë,

dhe të bakrit në Kili. Një fuqi aq e madhe ekonomike siç ishte ajo e Shteteve të

Bashkuara të Amerikës i dha asaj mundësinë për të ndikuar pikërisht për përfitimin e saj

në jetën politike të këtyre vendeve, ku ç’është e vërteta ndërhyrjet ushtarake amerikano

veriore ishin të shpeshta.

ShBA-të investuan kapitale të mëdha edhe në Republikën fqinjë të Meksikës:

pikërisht këtu, më 1910-ën shpërthyen një sërë revoltash fshatare (Revolucioni

Meksikan), në të cilën kishin gisht vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

5 Perandoria Ruse: një gjigant me këmbë argjile

Zhduket një perandori shumëkombëshe; kjo lë pas një popullsi fshatare

jashtëzakonisht të varfër • Perandoria Ruse ishte shteti më i stërmadh në botë. Ai

shtrihej nga brigjet e Detit Baltik gjer në Oqeanin Paqësor dhe brenda vetes përfshinte

popuj që i përkitnin më shumë se njëqind kombësive të ndryshme, me gjuhë e kultura të

ndryshme. Vendi ishte pothuajse bujqësor. Toka ishte në pronësi të carëve dhe të një

numri të vogël fisnikësh, kurse nëntë të dhjetat e popullsisë përbëheshin nga fshatarë.

Në shekullin e XIX fshatarët ruse ishin ende bujkrobër, të lidhur me tokën dhe me

pronarin e tyre për gjithë jetën, s’gëzonin të drejta dhe ishin të detyruar të bënin një jetë

të mjerë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!