14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Tashmë më 1890-ën ekzistonin njëqind fabrika që funksiononin me makineri me

avull dhe në vitet e para të shekullit njëzet mjaft industri furnizoheshin me rrymë nga

hidrocentralet e shumta në numër, që shfrytëzonin forcën e përrenjve malorë. Mëndafshi

japonez pushtoi tregjet evropiane, ndërsa pëlhurat prej pambuku hynë në konkurrencë me

ato angleze. U ngritën fabrika armësh dhe kantiere detare; një rrjet linjash hekurudhore,

telegrafike dhe telefonike nisi të lidhte shpejt qytetet kryesore japoneze. Njëlloj si në

Evropë dhe Amerikë u formuan trustet, shumica dërrmuese e të cilave u vu nën kontrollin

e daimyo të lashtë, zotërinjve feudalë që qenë shndërruar në sipërmarrës.

Zgjerimi territorial japonez • Për shkak të domosdoshmërisë së sigurimit të

lëndëve të para të cilat mungonin në vend (hekuri dhe nafta sidomos), e detyruar nga

zhvillimi industrial i saj, Japonia u nxit të zgjeronte territorin e saj, në kurriz të vendeve

të tjera që furnizoheshin prej saj.

Në vetëm dhjetë vjet, nga 1894 gjer më 1905-ën, ajo zhvilloi dhe fitoi dy luftëra,

të parën kundër Perandorisë Kineze, kurse të dytën kundër Perandorisë Ruse, dhe pushtoi

ishullin e Formozës, Mançurinë jugore dhe Korenë.

Kësisoj, Perandoria Japoneze dha prova se ishte shndërruar në një fuqi industriale

dhe ushtarake të madhe e kërcënuese.

Perandoria koloniale britanike • Nga gjithë perandoritë koloniale më e madhja

ka qenë ajo britanike. Në fillim të shekullit njëzet ajo shtrihej në 20% të sipërfaqes së

steresë dhe përfshinte pothuajse 23% të popullsisë botërore. Një zinxhir bazash ushtarake

që qenë vendosur përgjatë itinerareve kryesorë detarë u siguronte anglezëve kontrollin e

tregtisë ndërkombëtare. Në Kanada, Australi, Zelandën e Re dhe Afrikën e Jugut

Britania e Madhe kishte krijuar koloni të paana në të cilat jetonin një numër i madh të

bardhësh, sidomos me prejardhje angleze (koloni popullzimi). Copëtimi në tryezë i

Afrikës i njihte Anglisë zotërimin e një korridori të gjatë tokash të cilat – vetëm me një

ndërprerje – shkonte “nga Kairoja gjer në Kep”, domethënë nga Egjipti deri në pikën më

jugore të kontinentit afrikan.

Por zemra e Perandorisë Britanike, kolonia më e rëndësishme për ekonominë

angleze ishte India që prej shekujsh ishte tregu kryesor aziatik dhe thithte deri në 45% të

prodhimeve të pambukta angleze.

Sundimi kolonial i Anglisë mbi kontinentin indian kishte nisur aty nga gjysma e

shekullit të tetëmbëdhjetë me pushtimin e rajonit të madh e të pasur të Bengalit nga ana e

East India Company. Nga Bengali pushtimi territorial u shtri, pak nga pak, thuajse në tërë

Gadishullin Indian. Më 1803-shin u shtrëngua të merrte rrugën e mërgimit perandori i

fundit i dinastisë Mogol, e cila sundonte në Indi qysh nga shekulli XVI, dhe në gjysmën e

dytë të shekullit nëntëmbëdhjetë, duke larguar Kompaninë e Indive, monarkia britanike

mori drejtpërdrejt në dorë qeverinë e kolonisë: më 1877-ën mbretëresha Viktoria (1837-

1901) u shpall Perandoreshë e Indisë.

4 “Fati i dukshëm” perandorak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës fillojnë politikën e zgjerimit • Aty nga

fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë SHBA-të qenë bërë tashmë fuqia e parë ekonomike

botërore. Mjaft intelektualë dhe politikanë amerikanë ishin të mendimit se detyra e

vendit të tyre ishte çuarja e qytetërimit dhe përparimit botës. Gazetarët nacionalistë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!